Gjermania po rimerr rolin udhëheqës në Europë, por jo të gjithë e mirëpresin këtë

Postuar në 23 Tetor, 2011 12:43

Një shkrim i publikuar në Washington Post niste kështu: “Gjatë dhjetëvjeçarëve të tërë, Gjermania ka hedhur pará për Europën, por nuk ka ushtruar leadership. Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore kanë qenë ende të freskëta, dhe kontinenti i vjetër ish shumë i kujdesshëm kur vinte puna tek një rol udhëheqës i Gjermanisë në Europë, por po kaq të kujdesshëm ishin dhe gjermanët vetë; nuk e donin këtë rol.”

Por tani ka ndryshuar puna. Kjo krizë ekonomike e ka prishur këtë rend gjërash e këtë model Europe “me Gjermaninë të fuqishme, por jo udhëheqëse”. Të gjitha vendet janë duke hequr krizën e borxheve, dhe Gjermania është e vetme që, jo vetëm nuk vuan, por edhe mund të shpëtojë të tjerët nga vuajtja. Kjo do të thotë automatikisht një rol udhëheqës. Dhe sipas gazetës amerikane, kjo gjë ka bërë që të vibrojë një shqetësim në shumë kryeqytete të Europës. Në Greqi një numër protestuesish, të ngarkuar me zemërim kundër Berlinit, e bënë të udhës kohët e fundit të visheshin si nazistë. “Ambicjet imperiale të Gjermanisë” ishin pjesë e debatit në garën presidenciale në Poloni. Në vende të tjera, gjithashtu, ka filluar të diskutohet ringjitja e Gjermanisë në pultin e komandimit të Europës. Nuk janë mësuar me këtë fakt. Më saktë, kanë qenë çmësuar.

Edhe në Gjermani nuk po kalon pa u komentuar ky zhvillim. “Është tregu që po vendos për këtë punë”, u shpreh zëdhënësi i Ministrit të Financave gjermane. Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Joschka Fischer, gjen një mënyrë “për të bërë ironi” me këtë shqetësim: “Nëse ne veprojmë, të tjerët i kap frika se do të dominojmë; nëse s’veprojmë, të tjerët i kap frika se mos tërhiqemi fare nga BE”.

M.N.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

<p>Para nja dy javësh, ministri i jashtëm francez Alain Juppé, deklaroi haptas se ishte pro një federate Europiane. Thonë që edhe Sarkozi është pro një federate Europiane pavarësisht se nuk e thotë haptas.&nbsp;Edhe Joschka Fischer e ka thënë që në 2000 që është për një federatë europiane ashtu si ministri gjerman i financave Schäuble e ka pas propozuar në 1994 (po po 1994). Mirëpo të gjithë i frikësohen opinioneve publike dhe kanë frikë ti përballin, sidomos duke ditur se në Francë në maj 2012, ka zgjedhje dhe në Gjermani në 2013.</p><p>Ditët dhe muajt që do të vijnë do të tregojnë se çfarë drejtimi do të marrë Europa, më shumë bashkim apo do të fillojë të përçahet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.