Italia po humbet prestigj; dhe italianëve po u dhemb kjo gjë

Në konferencën për shtypin që Merkel e Sarkozy dhanë pas summit-it europian të djeshëm, pyetjes mbi Berlusconi-n, ata iu përgjigjën në mënyrë të çuditshme. Fillimisht u panë në sy e për pak i kapi gazi, por Sarkozy e mblodhi veten, dhe zuri të flasë sakaq në mënyrë diplomatike e elegante. Kjo ka provokuar pak bezdi në Itali, ashtu siç ka sjellë bezdi dhe fakti që në summit është thënë, se “Italia ka tri ditë kohë për të thënë çfarë don të bëjë”.
Nuk është mësuar Italia me një situatë të tillë. Mario Calabresi, një komentator i së përditshmes la Stampa, bëhej interpret i kësaj bezdie. Dhe shkruante: “E urrej faktin që jam qytetar i një vendi nën monitorim, i një vendi me sovranitet të kufizuar, kryeministrit të të cilit i thonë: edhe tri ditë ke në dispozicion për të dhënë përgjigjet që presim. U irritova kur pashë Merkel-in e Sarkozy-në, tek qeshnin nën hundë plot konfidencë mbi kurriz të Berlusconi-t e të Italisë. Kjo është e papranueshme. Por – dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e shënimit të shkurtër të tij – respekti fitohet duke u bërë vend serioz, i besueshëm, dhe që mban premtimet. Jemi i sëmuri i Europës. Dhe ky kryeministër, o duhet të vihet në lëvizje, o të ikë në punë të vet.
M.N.
Comments
Po ne! Kujt i vjen turp qe ka

Po ne! Kujt i vjen turp qe ka per Kryeminister nje psiko-karagjoz, te permasave planetare??

Askujt!

Aq me pak Europes!

Ta gezojme, e te urojme ishalla nuk na ben si vetja....

po lexoja disa blogje ketu ne

po lexoja disa blogje ketu ne itali per kete qe shkruani ju dhe shkruanin qe berluskoni i mban per nje nate ndersa sarkozi i marton

edhe franca me gjermanine duhet ti shikoje problemet e bancave te tyre

Italia e ka humbur prestigjin

Italia e ka humbur prestigjin diku nga shek. XVI dhe nuk e ka gjetur me.

Se mos vetem

Se mos vetem Berlusconi , edhe Kameron u vendos ne "tabele" nga "dy" pragsunduesit e Europes Merkel-Sarkozi . Gjate takimit te nivelit te larte ne nje moment perpjekjesh per te fituar terren propozimet e Sarkozi , sipas The Guardian , The Daily Telegraf , PA , etj. kryeministri anglez D.Kameron kembengulte qe "kriza ne eurozone perfshin te gjitha ekonomite " duke patur parasysh edhe shtetet e tjera te U E-se , qe s'jane ne eurozone , te cilat i donte ne kete takim te nivelit te lart per te dhene opinionet e tyre , Sarkozi nen presion e humbet qetesine dhe ia ktheu Kameronit si "plac" pasi " humbet nje tjeter rast per ta qepur" dhe vazhdoi : " U fryme duke ju degjuar vazhdimisht te na kritikoni dhe te na tregoni cfare duhet te bejme ! Ju thoni se e urreni euron dhe tani doni te trazoheni ne kryetakimin tone ..." (Anglia nuk eshte anetare e Eurozones) . Pra , kriza po pervijon sakte , bile vuloset te merkuren , se Europa nen "protektoratin" e kujt do te jete tash e tutje , binomit franko-gjerman , apo safi gjerman...Le te durojme...

Europa është ndërtuar për

Europa është ndërtuar për binomin Franko-Gjerman (që të mos bëjnë më luftë me njëri tjetrin), pra nuk mund të jetë kurrë nën drejtimin e Gjermanisë për arsye historike.

Por gjithsesi do të shofim se si do të shkojë puna me Fondin Europian të Stabilizimit Financiar. Deri më sot, me sa e kam marrë vesh, Franca kërkonte që fondi të ishte Bankë e të merrte borxh direkt te BQE, ndërsa Gjermania kërkon që të jetë vetëm një tip "Siguracioni" për borxhet që marrin shtetet Europiane.

Arsyeja pse Gjermania nuk ka dëshirë që të jetë bankë është se, sipas statuteve, vendet e europës nuk kanë të drejtë të marrin para nga BQE-ja që prodhon eurot, vetëm bankat kanë atë të drejtë. Dhe po të ishte bankë do të ishte më mirë sepse do të thoshte se kriza e borxheve zgjidhet, shtyp BQE-ja euro dhe ja jep shteteve me pak interes nëpërmjet FESF-it. Por Gjermania thotë, u dogjëm njëherë duke dhënë euro pa fund shteteve të jugut të Europës, nuk duam të digjemi prapë. Plus, në Gjermani është akoma i gjallë tmerri nga hiperinflacioni i viteve 20-30.

Prandaj ka filluar të flitet për një kontroll të buxheteve të shteteve nga institucionet e përbashkëta të Europës, pra dmth Europa do të merrte një fuqi politike që nuk e ka patur deri më sot.

Add new comment