Aleanca Kuqezi dhe Omonia: Regjistrime popullsie paralele

Aleanca Kuqezi dhe Omonia, për arsye të kundërta me njëra-tjetrën, e quajtën të dështuar procesin zyrtar të censusit në Shqipëri. Gjatë fundjavës, Vasil Bollano i Omonias deklaroi se regjistruesit kanë pakësuar në mënyrë artificiale numrin e popullsisë me kombësi greke, ndërkohë që shumë pjestarë të këtij komuniteti e kanë bojkotuar censusin. Për këtë arsye, deklaroi ai, Omonia do të organizojë një regjistrim paralel të minoriteteve në Shqipëri.
Në anën tjetër, konstitucionalisti Ardian Leka i Aleancës Kuqezi deklaroi se nëpërmjet degëve të saj në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë, kjo aleancë konstaton se censusi ka qenë një përpjekje për: 1- Sllavizimin e Shqipërisë së Veriut dhe helenizimin e Shqipërisë së Jugut; 2- Uljen artificiale dhe fshehjen e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve në Ballkan; 3- Mospërfshirjen e regjistrimit të pronave të shqiptarëve jashtë kufijve zyrtarë të shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës. “Për këto arsye, Aleanca Kuqezi merr përsipër hartimin e një platforme për realizimin në të ardhmen të një regjistrimi popullsie, banesash dhe pronash ku në thelb të synohet nxjerrja e të dhënave të sakta dhe të besueshme të numrit real të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Ballkan, por edhe në emigracion, si dhe inventarizimin nëpërmjet këtij regjistrimi të pasurive të paluajtshme të shqiptarëve në trojet e veta. Ky proces do të fillojë me realizimin e disa tryezave konsultative mes ekspertëve dhe akademikëve të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe më gjerë,” tha Leka.
Në “The World Factbook” të CIA-s, shkruhet se 95% e popullsisë në Shqipëri është shqiptare, 3% greke dhe 2% janë vllehë, roma, maqedonas, serbë, malazezë e bullgarë. Gjithashtu, aty bëhet ky shënim: Sipas statistikave zyrtare të 1989-ës, komuniteti grek përbënte 1% të popullsisë, ndërsa sipas një organizate greke, përbënte 12% të popullsisë.
Gjasat janë që regjistrimi paralel i Aleancës Kuqezi do të nxjerrë për minoritetin grek një shifër të afërt me 1-përqindëshin, ndërsa regjistrimi i Omonias do të nxjerrë një shifër afër 12-përqindëshit.
E.Zaloshnja
Comments
po si s'keni turp qe vini
<p>po si s'keni turp qe vini shenjen e barazimit midis aleances kz dhe nje shoqate antishqiptare si ajo e bollanos.gjithe nomenklatura e sotme i trembet rritjes se akz.por lumi nuk ndalet dhe me sa duket do ta pastroje shqiperine nga plehrat e tipit sali bollano,jozefina dule e vasil berisha</p>
Eshte harruar qe te dhenat
<p>Eshte harruar qe te dhenat zyrtare ne 1989 e jepnin minoritetin grek 1,8 %, e jo 1 %, te dhena qe nuk ka arsye pse AK-ja t'i kundershtoje. Me te drejte mund te supozohet se perqindja e minoritareve qe kane emigruar ne Greqi eshte me e madhe se e shqiptareve, keshtu qe minoriteti real grek ne Shqiperi duhet te jete pergjysmuar. Te dhenat jozyrtare te 2001 e jepnin 35 000 fryme nga 58 000 te 1989.</p><p>Omonia i doli kunder ne fund per arsye taktike, nuk mund te barazohet me kundershtimin shumemujor te AK-se, natyrisht pasi pane qe s'do u dilnin shifrat e enderruara i dolen kunder, me qellim qe ta rikerkojne serisht ne nje moment te dyte me vetedeklarim si dhe per te thene kur ne i dolem kunder shiko sa dolem, pa le nese do ishim pro. GJ.K. u anashkalua kesaj radhe nga Sala per arsye politike, po s'ka per te pasur me shans nje vetedeklarim fetaro-etnik ne Shqiperi.</p>
Add new comment