Rama dhe “një editorial mbi editorialet”

Postuar në 20 Tetor, 2011 08:57

Në blogun e vet, kryetari i PS-së Edi Rama ka publikuar “një editorial mbi editorialet”. Këto të fundit i janë komentuar shumë këto kohë. Komenti më i freskët i ka ardhur nga Rexhep Qosja, i cili në një intervistë për numrin e djeshëm të gazetës Telegraf shprehej se “nuk rrëzohet Saliu me editoriale”. Dhe Rama, sipas shumë gjasash, i jep përgjigje Qoses, s’ka gjë se nuk ia përmend emrin në shkrimin e tij të shkurtër të titulluar “A rrëzohet Saliu me editoriale?”.

“Kam ndeshur herëpashere këto kohë në këtë blog, po edhe në komente që më kanë mbërritur nga të tjera tribuna, një shprehje të habitshme: Nuk rrëzohet Saliu me editoriale! A thua se për qëllim të editorialeve të mia kam shpallur rrëzimin e Saliut”, thotë Rama në krye të shkrimit.

Dhe më poshtë shpjegon qëllimin e shkrimeve të tij, të quajtura paksa kuturú editoriale (editorialet janë rëndom qëndrime të editorit të gazetës): “Pa e rimëkëmbur komunikimin për t’u kuptuar në radhë të parë me njëri-tjetrin se çfarë mendojmë, jo domosdoshmërisht për të rënë dakord, ne do ta kemi të pamundur të rimëkëmbim bashkëjetesën e shkatërruar shoqërore. Editorialet e mia (dhe Rama këmbëngul t’i quajë editoriale) s’kanë asnjë arsye më shumë se sa komunikimin e drejtpërdrejtë për çështje që i gjykoj të rëndësishme të komunikoj me njerëzit, në kushtet kur përndryshe komunikimi është tejet i kushtëzuar e i cunguar nga pasqyra mediatike.”

Dhe në fund shton: “Pse të mos flasim për çështjet a të debatojmë kundërshtitë mbi qëndrime e ide të shprehura në këto shkrime, po të humbasim kohë kot me komente për faktin pse unë shkruaj editoriale? Editorialet nuk zëvendësojnë asgjë tjetër në punën time, janë thjesht në vendin e tyre dhe synojnë vetëm kaq: Një komunikim më të shtjelluar se sa ç’lejojnë rrugët e tjera me njerëzit e interesuar për pikëpamjet e mia.”

E.G.

Comments

Submitted by rrem vogli, kat... (not verified) on

Zoti mustafa !

Ka nje koment timin per kete shkrim te shokut Edi-Torja-list.

Une nuk jame izoti ta rihedh tek  ju.

Submitted by rrem vogli, kat... (not verified) on

Shoku Edi-Torja-list !

Je apo nuk je Kryetar i OPOZITES ? Duhet te luftosh si i till jo vetem me shkrime e fjalime

por me veprime politike,  jo me akuza qe nuk shoqerohen me kallzime ne prokurori.

Duhen protesta dhe ti dalesh zot popullit per padrejtesite ndrysh vuajtjet e popullit do shtohenEnloodr most.
Ndryshe voten nuk ta japim se do mendojme se ke ndermend te perserisesh ato qe ben Saliu: vjedhje e padrejtesi.
Ende nuk ke kritikuar bemat e qeverive socialiste ne rrugen e te cilave e duke thelluar per keq po ecen Sala. Ka plote

njerez qe thone se socialistet po presin 2013 qe te vine ne pushtet e te vazhdojne si nano dhe Saliu.

Thirri mendjes sa nuk eshte vone !

Submitted by Anonim (not verified) on

KA NJE KEQKUPIM KETU ME DUKET… Nese Rama ka shkruar kete komentin me siper ne blogun e tij kjo me duket mjaft korekte dhe normale dhe gazetat duhet ta pasqyrojne kete qartesisht pasi duket se Rama jua ka nisur gazetave si Editorial per Editorialet. Nga ana tjeter duket disi e cuditshme qe personi qe kerkon te jete Lideri i ardhshem i vendit nuk ka menyre me te sofistikuar dhe me substanciale apo efektive sesa botimin e mendimeve apo “refleksioneve” te tij ne formen e editorialeve. Rama duhet ta kuptoje se kur e kritikojne njerez qe duan ta shohin ate sa me pre ne krye te vendit atehere eshte me teper se kritike qe duhet reflektuar ndja kritikave e shoqeruar kjo edhe me ndryshim strategjish. Ndryeshimi i strategjise ne vetevete nuk eshte sakrilegj dhe tregon fleksibilitet, zgjuaresi dhe pjekuri politike… Per me teper mendoj se eshte pikerisht ajo qe Berisha nuk e ka fort per qejf – qe te shohe kundershtarin e tij politik qe jo vetem i parashikon levizjet e Merhumit nga vicidoli por eshte disa levizje me para tij ne skakieren politike dhe eshte plot me energji, me dinamizem, ide dhe ne gjendje te inspiroje shprese dhe besim ne fitore. Berisha mundet me zgjuaresi dhe me lufte totale ne te gjitha frontet me te gjithe mjetet qe ai vete ka perdorur dhe perdor por duke ja kaluar nga zhdervjelltesia, klasi dhe finesa. Rama ka te drejte qe i drejtohet populit, pasi nuk ka cfare te bisedohet me berishen por berishes dhe te gjithe atyre qe jane prane duhet tu behet e qarte qe neser te gjitha aferat, krimet dhe paturpesite qe kane bere do ti paguajne deri ne nje para ligjit… Vrasja e Gadafit padyshim qe e ben Vicidolasin qe ti mbushe breket — berisha eshte dhe gjithmone ka qene nje frikacak klasik… Rama duhet tja tregoje kete popullit dhe te tregoje se nuk ka frike nga nje zgjebarak oportunist qe ka perfituar nga situata politike sociale ne shqiperi per te na ri-krijuar variantin “demokratik” TE liderit te tij shpirteror .. ENVERIT.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po mund te ndodhe qe edhe me Editoriale, biles edhe me shkrime pa kete emertim, te permbysen diktatura si ne boten arabe

(revolucionet e facebook-ut i ka quajtur dikush) 0, jo me demokratura!

Por sigurisht jo ne Shqiperine tone, jo sot, biles ndoshta as per nje brez te gjithin!

Ky brez, qe popullon sot kete vend eshte brez i pashprese, pa dinjitet njerezor, pa ndergjegje shtetfromuese, dhe me procese psikike te deformuara.

Vetem ne nje vend si ky, me nje popull si ky, gjykohet fajtori jo viktima, shikohet "gishti e jo hena" (e di si pelqen Muçit se e ka thene Rama), shikohet pasoja

dhe jo shkaku, gjykohet pseja dhe jo permbajtja e nje shkrimi, ideje  dhe anatemohet autori pse e shkroi, e pastaj ulerasim pse nuk shkruhet,

pse nuk debatohet e pse intelektualet jane strukur skutave te auditoreve, ne pritje te nje kocke qeveritare!

Lexoni shkrimin me serioz, qe mendoni, e me pas hidhini nje sy prodhimtariste blog-iste. Rralle shume rralle, trajtohet tema! Shpesh e me shpesh, ze vend banaliteti

sharjet, e ne rastin me te mire humori bajat me tematiken! E keqja ne kete vend, ka zevendesuar humorin e zi! Ashtu si ne perfytyrimin tone anti-demokratiku

dhe anti-shqiptari Berisha, eshte zevendesuar me karagjozin Berisha te Portokallise se famshme, ashtu edhe te keqijat e kesaj qeverisje, trajtohen ne opinion si

karagjoslleku i radhes.

Ketu ka vdekur SHPRESA, atje ku ndodh kjo nuk ka rruge tjeter veç te shkruash, ndoshta ti biesh edhe violines si Noli, ne ditet e fundit te qeverise se tij!!!!

Ky vend keta njerez, jane atrofizuar aq shume sa jemi i vetmi vend i rajonit ku:

Nuk ka asnje Sindikate, edhe pse me papunesi rekord!

Nuk behet nje proteste me karakter ekonomik, me pjesmarrje te kenaqeshme, edhe pse rriten cmimet e taksat perdite, biles cmimi bukes me 10lek brenda dites!

Kryeministri dukshem i "pjerdhur nga trute" tallet perdite me mjerimin tone, pa pasur frike se ngrihet kush!

Perdite skandalet mbyllin skandalet, medioker ne bllok ne dore, na thone sjemi ne edhe kur i shohim me ze e figure etj, etj.

Nese Ali Asllani, do qe gjalle, ndoshta nuk do shkruante "koha eshte e maskarenjeve, por atdheu i shqiptareve", sepse shqiptaret e sotem e kane braktisur

fatin e tyre dhe te vendit te tyre, ne doren e maskarenjve...

Ne kete situate, jam dakort me Profesor Qosen se, Berisha nuk permbyset me editoriale, por cfare te bejme...

Me kete "miell nuk behen dot petulla"...me kete popull dele, nuk ben dot nje proteste per te qene jo me revolucion qofte proletar a qofte i kadifejte, se per ngjyra

te tjera sbehet fjale...

Nje gje eshte e sigurte, nese parajsa egziston, shqiptaret e kane te sigurte vendin ne te, ishalla nuk ndodh qameti kete fund tetori, askush me shume se ata si ka thene

te keqes lepe...

Submitted by cuja (not verified) on

Nje koment mbi mendimin tend mbi "miellin shqiptar". Kur me date 21.01.2011 "mielli zuri mire", "bukepjekesi" Edi Rama e la te "digjej ne furre".

E shikon qe ka edhe shqiptar qe kuptojne ndonje cik. Dhe nuk kemi nevoje per Rexhep Qosen te na e thote.

Submitted by hapi (not verified) on

Cfarë të bëjmë?!

E para fillo e thirri mendjes se ta ka blloku trendizmi, snobizmi, çiqitëmësizmi. Edi Rama sillet sikur të ishte ndonjë blogger disident të cilit i rrezikohet jeta po doli në publik. Por është kryetari i opozitës dhe sidoqoftë nuk ja prek kush jetën për vetë faktin se Shqiptarët e votuan masivisht PS-në. Siç e thotë cuja, miellin e bëri brumë dhe e la të digjej në furrë se e thirri ambasadori për kafe. Tashi, kur të vjedhin një herë e ka fajin hajduti, edhe dy herë po themi hajduti, por tre-katër herë atëhere shiko nga roja.

I lezetshëm shumë Edi, në fillim ndryshoi kushtetutën se kujtoi se Saliu do ta linte pushtetin si Nanoja pas ca vitesh. Pastaj i rrahu krahët kur i biri i Saliut vrau 26 vetë dhe rrezikoi shumë të tjerë, dhe të tjerë do të vdesin nga helmet që gjenden nëpër shtëpi. Pastaj organizoi një grevë urie "trendy" dhe doli nga greva pa ndonjë arsye të qartë. Pastaj njerëzit i dolën në protestë më 21 janar, por prapë nuk diti ta mbajë protestën, dhe shkuan kot 4 jetë. Pastaj nuk diti të mbajë qytetin e vet ku të paktën mund të pretendonte se i kishte strukturat për të kontrolluar situatën dhe mos ti vinin Kamza për votim në Tiranë (Kur e din se ke ujk përpara, edhe më mendjeshkurtri e merr një copë dru me vete, ai kishte mundësi të merrte një batalion). Pastaj i futi deputetët në parlament dhe hapi blog.

A mund të më tregosh se ku qëndron logjika në këtë trajektore??? Nuk e marr vesh. Saliu e ka një logjikë, "Pas meje, qameti", të paktën kte e lexojmë.

E dyta të bëjmë atë që nuk bëjmë nga kohë, të strukturojmë një apo disa lëvizje politike. Ca të djathtë e ca të majtë. Për vete, jam te të majtët. Si strukturohet një lëvizje? Shumë e thjeshtë, bëj nga një komision për lagje ose për minibashki ose për bashki nëpër rrethe. Vendos një rregullore të qartë partie, dhe mos e ndrysho sipas qejfit të kryetarit. Pastaj fillo e mblidh njerëz me lloj lloj mënyrash. Shko e takoji rrugës, mblidh grupe miqsh, organizo debate, konferenca, mblidh studentë e gjimnazistë  dhe mos i merr njerëzit për dele por për njerëz me arsye. Po pate frikë ndonjë hunlesh, bëhuni ca veta rrugës se nuk ju prek njeri, po ju preku futja sherrit nuk ke ça bën. Dhe shiko se çfarë ndodh pastaj...

Submitted by Anonim (not verified) on

Jam totalisht dakort me Hapi-n.... po kujt ja thua. Opozita dhe rama duhet te mos merren me Berishen pasi ai ate do. Duhet ti drejtohen popullit dhe te jene ne krye te revoltes. Nuk mund te behet marreveshje me Bishen qe ska as din e as imam. Ai e ka poshteruar dhe eshte tallur me Ramen dhe opoziten paq dhe per te gjitha ato te keqia qe i ka sjelle shqiperise dhe ceshtjes shqiptare duhet ti rezervohet vecse fati i diktatoreve te ngjashem dhe perballjen para ligjit ( jo se ai/Berisha nuk e ka hak fatin e Gadafit/Osames apo Sadamit). Jam dakort qe Opozita duhet te riorganizohet, rigjenerohet dhe te jete inteligjent, vitale e inspiruese, sic dhe duhet ta beje te qarte qe zbardhja e aferave kriminale te regjimit nuk eshte vetem per efekte elektorale dhe mediatike por se ne nje te neserme kjo opozite do te ndeshkoje deri ne qindarken e fundit individ si klani i berishes, apo indiviid si Meta/Nano/Pollo/Bode/Frangaj/Fevziu/Topalli/doda/Strazimiri/Bregu/Sashenka........ Ky regjim eshte drejt fundit dhe sic thote nje shprehje angleze" do te behet me keq para se te filloj  te behet MIRE".  Eshte pergjegjesi e opozites qe tja shteroj sa me pare  financimet e huaja te dyshimta  dhe "dhuratat financiare" qe "Katari" apo Gosruku me austiaket e tij po i ofrojne ketij regjimi gjakatar, duke e bere te  qarte brenda dhe jashte vendit se cdo qindarka qe shkon ne "projektet" e familjes se Berishes i zgjat jeten ketij diktatori, dhe do te rishikohet neser ne menyre skrupuloze ...... Dihet qe askush ne perendim nuk deshiron qe ti dali emri si financues, lobyist apo xhambaze biznesmene prane diktatoresh si Gadafi apo Berisha. Cdo qindarke qe i jepet sot shtetit shqiptar qofte edhe si projekte ndershteterore duke perfshire edhe aferen mafioze te plehrave shkon sot ne llogarite bankare te familjes/klanit Berisha dhe per te mbajtur militante dhe "para militaret"  e tij dhe opozita duhet te distancohet dhe ta beje te qarte dhe pa ekuivok se cdo projekt i filluar apo ideuar nuk do te tolerohet nga nje qeveri e neserme e kesaj opozite dhe fondet per demshperblime duhet te nxirren nga ata idiot qe vene naivisht firmat sot. Keshte duhet te binden njerezit se nje qeveri socialiste neser nuk do te toleroje asnje cm korrupsionin galopant dhe pandeshkueshmerine Berishiane qe eshte kthyer ne sistem ne vendin tone.

Submitted by cuja (not verified) on

nje koment te shkurter shpejt e shpejt.

Edi-torja zgjodhi diten me te gabuar per te sqaruar zgjedhjen e tij per te sulmuar Salen me Edi-torja-le.

Pse them "sulmuar"? Sepse per aq kohe sa nuk ben gje tjeter nuk na ngelet tjeter i veprim i tij per ta cilesuar si "sulm". Dhe nje lider opozite pa "sulme" nuk imagjinohet dot.

Pse them "diten me te gabuar"? Por sot u vra Gedafi i Libise dhe Edi yne me cfare merret? Me Edi-torja-le. Si shpjegohet qe nuk i vjen ndermend asgje tjeter?

Nuk di c'te them. Apo valle thashe ca si teper?

Cuja nga Lapraka.

Submitted by anti-indiferenti (not verified) on

O Cuja, ti sikur e kishe shkrujt nje koment t'lezecem per ceshtjen. Tani me kete komentin tjeter po je tu bo kritike per me thone qe po kritikojme. Kam pershtypjen qe kur u mor vesh qe ishte vra Gadafi,  editoriali i radhes i Edit ishte nxjerr ne Blog. Dhe kam pershtypjen (por per kete jam vertete i pasigurt) se edhe nje deklarate apo blog per ciftin Sala-Gadafi e kishte bo.

Submitted by i verteti (not verified) on

Thjesht s'durohet dot kur del Sala dhe fillon e tregon se sa mire do te jete bota pa Gedafet e ndryshem. Plot me hipokrizi. Kurse Edi ne vend te bej lidhjen Sali-Gedafi na jep shpjegime per arsyet e tija per Edi-torialet. Ne nuk themi qe te shkruaje eshte keq, themi qe vetem te shkruaj eshte keq.

Cuja nga Lapraka.

Submitted by Blerim (not verified) on

Mendoj se Rama beri mire qe shpjegoi pikepamjet e tij (Partise Socialiste). Shkrimet e tij (s'ka rendesi nese jane editoriale te mirefillta apo jo) kane ndihmuar te kuptojme idet dhe tezat e opozites, jo vetem ato te programuara.

Shterimi i kritikave te analisteve dhe hamendjet pafund qe hidheshin ne shtyp (jo pa te drejte), te cilat ne thelb percillnin shqetesimin: mor po c'ka ndermend te beje opozita, ku do te dali ky Edi Rama, s'po e kuptojme? tregoi se opinioni kishte nevoje per shkrimet e Rames.

Nderkohe jam dakord me shqetesimin e prof. Qosjes dhe ato te disa prej komentuesve qe shprehen tek "Tema" se, krahas shpjegimeve te nevojshme,  Edi Rama duhet te mendoje dhe te veproje. Qe do te thote se opozita duhet te ndermarre aksione politike. Shumica e popullsise eshte e shqetesuar per te ardhmen qe i fillon tek pragu dhe e kupton se e ardhmja vetiake nuk eshte e sigururt pa nje shtet te se drejtes. Kjo ( e Drejta) eshte nje teme qe opozita duhet ta shpjegoje per opinionin. Si do ta arrije ne kushtet kur shumecka eshte renuar.

Submitted by cuja (not verified) on

Problemi qendron qe ne Edi-torja-le nuk na ka dhene nje plan pune se cfare duhet bere dhe se cfare do te beje PS. Popullit i duhet nje lider. Dhe meqenese populli i PS-se plus popullin opozitar jo te PS-se shohin nga Edi Rama si personi qe duhet te nise revolten (per kete eshte ai vete fajtor kur me kushtetuten e prillit 2008 shkateroi partite e vogla) o ai na jep plane ose te terhiqet. Nuk mundet thjesht te na tregoje se ku po gabon Saliu, apo pse Amerika eshte e mire,apo pse plehrat jane te keqija. Duhet te jape nje program partie dhe nje plan demonstratash apo revoltash apo cfaredo tjeter mase qe deshiron te ndermarre PS. Dhe duhet te nise reformimin e PS-se sepse e ka per ibret. Le te beje keto njehere dhe pastaj te shtunave te na jape ndonje artikull per lexim femijeve para gjumit.

Cuja nga Lapraka

Submitted by katarakti (not verified) on

Opozita mund te ndryshoje gjendjen vetem ne rast te zgjedhjesh te lira dhe te ndershme. Kur nuk ka zgjedhje te tilla, nuk ka nevoje per opozite. Nuk eshte ne rolin e opozites te beje revolucion. Edhe me 1997 ishte populli qe u çua kunder regjimit gangster te Berishes, siç e quajti e perditshmja britanike "The Independent". Edhe ne Tunizi, Egjipt, Siri, Jemen etj eshte populli qe eshte çuar kundra regjimeve hajdute dhe te korruptuara qe e qeverisn, jo opozita. Ne Greqi ku njerezve po u preken interesat eshte populli qe eshte ngritur ndersa opozita politike eshte ne rang te dyte. Ne nje kohe kur njerezit votojne ende per Ilirin me bllok dhe Bashen qe vrau demonstruesit ne mes te bulevardit, une nuk i vej asnje faj Rames. çdo popull ka ne krye qeverine qe meriton. Prandaj duhet lene deri sa njerezve tu shkoje thika ne kocke dhe ta kuptojne se keshtu, me nje te çmendur ne krye te qeverise, nuk mund te vazhdohet me. Dhe atehere ndryshimi vjen vetvetiu, siç ngjau me 1990. Edhe regjimi i Berishes, si ai i vitit 1990, eshte ne zhberje dhe dekompozim te vazhdueshem.Edhe lufta me presidentin e deshmon kete dukuri. 2013 eshte fundi i tij, me dashje ose pa dashje, me hir apo me pahir.

Submitted by hapi (not verified) on

E çuditshme si i del koha Edit të botojë editoriale. Nuk ka punë tjetër tashi që nuk ka as bashkinë.

Submitted by Alban (not verified) on

Megjithate, ju mund te keni reflektuar me gjate dhe mbase keni te drejte, por un mendoj se ne rradh te  pare duhet ti vihet theksi modelit te ri te komunikimit qe propozon Edi Rama si kandidat per Kryeminister te ardhshem. Pra, ju nuk e gjykoni Ramen ne kornizen e te ashtuquajturit 'kurs i ri', qe une e kuptoj si nje shpalosje te modelit te tij qeverises. Do shpresoja qe ne fillim ju te shprehnit mendimin tuaj nese do ishte gje e mire apo jo qe politikane te niveleve te larta te kene nje komunikim te drejtperdrejt edhe me njerez te thjeshte perfshi 'komentuesa' si ne qe shkruajme ketu. Dhe gjithashtu, me e rendesishmja, nese ka te drejte apo jo Rama qe thote, mesa e kuptoj, se eshte koha te tematizohet me shume problemi i etikes se komunimit njerezor ne shoqerine shqipetare. Eshte niveli i komunikimit mes nesh i njejte si mes Europianeve ? Faji i rrugeve te keqija? Mbase. Por, duke qene ne kontakt te drejtperdrejte me liderat tane mund ti pyesim edhe per probleme konkrete qe i interesojne te gjitheve si psh. si eshte pun me 'Sheshin Skenderbej', 'Unazen e madhe' etj ne vend qe te merremi me llafe bosh.

Submitted by hapi (not verified) on

Për mendimin tim politikanët e niveleve të larta nuk kanë nevojë të kenë komunikim me njerëzit "e thjeshtë". Veprat dhe programet zakonisht mjaftojnë për të treguar idetë dhe mendimet e kujtdo politikani. Komunikim edhe më të drejtpërdrejtë pati vendosur Saliu, pat nxjerr numrin e celularit të vet publik. Me atë njerëzit duhet të denonconin korrupsionin dhe të qanin hallet dhe dihet si përfundoi. Edhe Basha e bëri edhe më direkte kur organizoi "pritjet me qytetarët". Mos të dalim te Dulla dhe propaganda "gju më gju me popullin".

Kshuqë broçkullat populiste të komunikimit të drejtpërdrejtë i dimë. Rama të fillojë të komunikojë me kuadrot e partisë së vet dhe të opozitës se pastaj në fund të fundit ne, njerëzit e thjeshtë, e marrim vesh se çfarë donte të thonte.

P.S. Mua si njeri i thjeshtë nuk më plas fort për sheshin Skënderbej dhe as për unazën e madhe duke qenë se nuk kam para të blej makinë.

Submitted by Alban (not verified) on

Te drejt ke Hapi edhe un ne fakt ta dish ti as qe jetoj fare ne Shqiperi. Sheshin apo unazen mbase do me bie rasti te kaloj dy here ne pese vjet. ca po me duhet mua per Shqiperine. Ke te drejte mor hapi: Ne djall vafte Shqiperia dhe ti bashke me horrat e tjere qe me mendjet tuaja primitive egoiste dhe dhe  dhe dhe .. e keni katandisur kete dhurate te Zotit ne geton morale te Europes.

Submitted by Alban (not verified) on

Nuk e di pse merreni me gjera kaq te pa rendesishme por gjths mua me duket se Rama termin editorial brenda perkufizimit tuaj po e perdor. Edi eshte editor i blogut te vete per kete arsye edhe qendrimet e tija te shprehura ne ato shkrime i quan editoriale. Mbase eshte faji i gazetave qe i marrin copy-paste  keto shkrime dhe i quajne gjithashtu editoriale. Do isha shume i interesuar per pergjigjen tuaj E.G. per te sqaruar mendimet meqe i keni vene kaq rendesi si i quan Rama shkrimet e veta.Faleminederit.

Submitted by Alban (not verified) on

Dhe nje gje te fundit: hapni blogun e Rames dhe mesoni nga komentuesat e shumte atje sesi komunikohet ne menyre qytetare! ! !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.