Aleanca Kuqezi në qendër të një raportimi të Reuters-it

Në një raport të gjatë të agjencisë Reuters rreth problemeve me regjistrimin e popullsisë në Ballkan, një seksion i veçantë ka në fokus Aleancën Kuqezi. Kreshnik Spahiu, udhëheqësi jozyrtar i kësaj aleance, i ka deklaruar Reuters-it, se rezultatet e censusit, në mënyrën sesi po zhvillohet mund të trondisin themelet e modelit të mirë shqiptar të tolerancës etnike e fetare. Reuters-i raporton se anëtarët e Aleancës Kuqezi shpalosën javën e kaluar një flamur gjigand të asaj që ata e quajtën Shqipëria Etnike e 1912-ës, pra të Shqipërisë ende të papërcaktuar nga kufijtë e dizenjuar prej Fuqive të Mëdha. Me këtë rast ata bënë thirrje që shqiptarët të bojkotojnë pyetjen për etninë, në mënyrë që llogaritja e saj të bëhet e pavlefshme. “Unë besoj se ky census ka si qëllim fundor kthimin e Shqipërisë në një Liban të dytë,” i deklaroi Reuters-it Pëllumb Xhufi, një historian që përkrah Aleancën Kuqezi, dhe ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
E.Z.
Comments
Gjithsesi per Reuters edhe

Gjithsesi per Reuters edhe kjo perben lajm,vec te tjerash.

Konstatimet e numrave te

Konstatimet e numrave te regjistrimeve nuk kan arsye ta kethejne Shqipnine ne nji "Liban te Dyte".

Reuters-i raporton se

Reuters-i raporton se anëtarët e Aleancës Kuqezi shpalosën javën e kaluar një flamur gjigand të asaj që ata e quajtën Shqipëria Etnike e 1912-ës,

TURP!!!!!! HAJDUTA!!!!!! KETE E KANE REALIZUAR TIFOZAT KUQ E ZI. MOS LUANI ME NDJENJAT E ATYRE DJEMEVE QE KANE PUNUAR ME GJITHE SHPIRT PER ATE KOREOGRAFI. TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!

Kur nuk ka njeriu arsye,

Kur nuk ka njeriu arsye, perdor rrena...... "Liba te dyt".... haha, jo jo Zoteri....nuk ka nevoj ti nqit Tutje Evropianve...se ndryshe si Qeveria Shqiperies dhe Kosoves....jem livizje demokratike, livizje per drejtat e njeriut pa me mor parasysh a eshte Shqiptar, a jo...

dojm vetem ato drejta...qka i ka qdo popull ne evrop....e jo ma shum, nuk dojn as lujt, as perqaje, po Paq dhe Bashkim. dhe zhvillim

Po ky ambasador eshte tipik fftyra e ksaj qeveri koruptuar dhe debile....

Add new comment