Lëvizja “Bashkohu” kundër presidentes Jahjaga: Kush është më i mire, Kanuni apo Sheriati?

Lëvizja “Bashkohu” i ka kërkuar presidentes së Kosovës, përmes një komunikate për shtyp, që të kërkojë falje pasi ka fyer Sheriatin. Presidentja e vendit, thuhet në komunikatë, duke bërë përpjekje që të glorifikojë Kanunin e Lekë Dukagjinit sulmoi rëndë sistemin juridik Islam – Sheriatin. “Presidentja tha se Sheriati ishte kundër nderit dhe dinjitetit të njeriut dhe dinjitetit kombëtar, ndërsa Kanuni i Lekë Dukagjinit, sipas saj, ishte ai që i mbrojti këto për më shumë se pesëqind vite”, vazhdon komunikata e Lëvizjes “Bashkohu”. Kjo lëvizje, shkruan gazeta Express, shpreh indinjatë të thellë “në emër të muslimanëve të Kosovës”. Fjalimi u mbajt pak ditë më parë në fshatin Zym të Hasit në manifestimin “Takimet e Gjeçovit”. Ky deklarim i kreut të shtetit, sipas këtij grupimi, nxit urrejtjen fetare dhe bën që myslimanët ta humbin besimin te Presidentja. “I bëjmë thirrje Presidentes së vendit ta lexojë Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe të Drejtën e Sheriatit dhe pastaj do ta kuptojë se kush e mbron personalitetin dhe dinjitetin njerëzor dhe kombëtar, dhe se kush nxit, vëllavrasje, pasojat e së cilës janë të pranishëm edhe sot e kësaj dite”, përfundon komunikata.
H.B.
Comments
Kush eshte me e mire mushka

Kush eshte me e mire mushka apo deveja? Mushka eshte e mire per shtigjet malore, deveja per dunat me rere. Per te ecur ne rruge te asfaltuara me e pershtatshme eshte makina.

Idiotë fanatikë.

Idiotë fanatikë.

nuk ja vlen me harxhu fjale

nuk ja vlen me harxhu fjale shqipe ma shume se kto ma siper...

Gjitmone nese lajmi asht i vertete!

nuk ja vlen me harxhu fjale

nuk ja vlen me harxhu fjale shqipe ma shume se kto ma siper...

Gjitmone nese lajmi asht i vertete!

Besimi thjeshte fetar

Besimi thjeshte fetar musliman mbi aspektet hyjnore/qiellor/ shpirtnore, mbi besimin ne profetin e fundit Muhamet, mbi besimin mbi profetin e parafundit Isa-ne (Jezu Krishtin) dhe te gjithe paraardhesit e tyne deri tek Ademi/Adami dhe Havaja/Eva, perputhet me Lirine e ndergjegjes dhe Lirine e Besimit ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves, me Kushtetuten e Shqipnise, me Kushtetutat europiane dhe me Parimet universale te Lirive dhe te Drejtave te Njeriut te sanksionueme nga Karta e Kombeve te Bashkueme.

Perkundrazi ligjet e sistemit juridik Islam – Sheriatit, bijne ne kundershtim flagrant dhe haptas me kushtetutat e siperpermenduna.

Personi ose personat qe perhapin, mbrojne dhe zbatojne ligjet qe jane ne kundershtim me Kushtetutene Kosoves/Shqipnise, ndiqen penalisht dhe denohen simbas Kodit Penal.

Per kete arsye "Lëvizja “Bashkohu” asht nji organizate e kundraligjeshme dhe si e tille duhet nxjerre jashte ligjit dhe personat qe e mbeshtesin duhet te ndiqen penalisht.

Mos nxjerrja jashte ligjit dhe mos denimi i ketyne personave i hape rruge kethimit te Shqipnise/Kosoves ne nji vend antieuropian, ku shkelen te Drejtat e Njeriut, dhe transformimin e ketyne dy vende shqiptare ne nji vend teokratik islam.

Per rrjedhim keto dy vende do te jene te izolueme, si gjithmone, nga kojshit dhe siç po shihet nga Lajmi i siperpermendun, edhe nga vendet europiane. Ky do te ishte fundi i shqiptarve. Natyrisht andrra e bashkimi i trojeve shqiptare do te shuhet perfundimisht.

Paul te eshte thene ne nje

Paul te eshte thene ne nje koment tjeter kur ke thene te njejtat gjera qe nuk mund te jete anti-kushtetuese te falesh, te agjerosh, te falesh per te vdekurit, te japesh lemoshe te varferve - te gjitha keto pjese te Sheriatit dhe e them qe nuk mund te jene anti-kushtetuse per sa kohe qe kushtetuta synon respektimin e lirive fetare. Nuk tingellon mire kur nje katolik si ty e kthen ne qellim te jetes tende ne faqet mediatike online shprehjen e mllefit qe ke ndaj myslimaneve. Po ky eshte problemi jot.

Nuk njoh ndonje komb me

Nuk njoh ndonje komb me vetvrases se i yni.

Te duash erresiren, pavaresisht nga vjen ajo, ngjet vetem me shqiptaret.

Nje gje eshte e sigurte: Nuk kemi me te drejte te ankohemi per fqinjet, perkundrazi kane te drejte ata te ankohen per ne.

Eshte fatkeqesi, per nje vend europian, te kete fqinj nje shtet qe kerkon te zevendesoje Kushtetuten, ligjet juridike, me Sheriatin.

Heshtja apo nenvleftesimi i institucioneve eshte gjithashtu nje gabim i madh.

Levizja e vetequajtur "Bashkohu" eshte perçaresja me e madhe e kombit shqiptar.

Nuk njoh ndonje komb me

Nuk njoh ndonje komb me vetvrases se i yni.

Te duash erresiren, pavaresisht nga vjen ajo, ngjet vetem me shqiptaret.

Nje gje eshte e sigurte: Nuk kemi me te drejte te ankohemi per fqinjet, perkundrazi kane te drejte ata te ankohen per ne.

Eshte fatkeqesi, per nje vend europian, te kete fqinj nje shtet qe kerkon te zevendesoje Kushtetuten, ligjet juridike, me Sheriatin.

Heshtja apo nenvleftesimi i institucioneve eshte gjithashtu nje gabim i madh.

Levizja e vetequajtur "Bashkohu" eshte perçaresja me e madhe e kombit shqiptar.

Arnaut, shpjegimet

Arnaut, shpjegimet teoriko-teologjike qe ti jep mbi sheriatin jane nje mije vjet drite larg nga ç'ka perfaqesuar e ç'perfaqeson realisht sheriati si sistem juridik (dhe jo si praktike liturgjike) ne ato vende ku eshte zbatuar e zbatohet. Per t'i rene shkurt, normat juridike qe parasheh sheriati u bien ndesh hapur lirive me elementare dhe dinjitetit te njeriut. Mund te sillja ketu me dhjetra norma juridike te sheriatit per te ilustruar kete te vertete, por nuk dua te humbas me shume kohe me kete çeshtje, sepse ajo nuk e meriton kohen time.

Me vjen keq per nivelin

Me vjen keq per nivelin kulturor e arsimor te Kosovareve .Niveli i shumices se tyre nuk arin me larte se ai i Hoxhes se fshatit .Me vjen keq .Ky nivel i tyre qe eshte per te ardhur keq nuk i ben dem vetem kososves por edhe shqiperise

Duhet te te vije keq ne

Duhet te te vije keq ne rradhe te pare per nivelin arsimor te Presidentes se Kosoves...

Pamvarsisht se personi ka

Pamvarsisht se personi ka dale anonim (nuk e kuptoj se pse!!!) ai ka ba mire qe ka dhane spjegime, qe mue me duken interesante dhe per te cilat deshiroj te zgjanoj njohunite e mija. Un e lexoj Kuranin dhe perpiqem ta kuptoj. Aty nuk ka nji dallim dhe nuk percaktohen se cilat ajete i takojne thjeshte besimit fetar hyjnor dhe cilat ajete i takojne ekskluzivisht ligjve juridike islame. Pra besimi fetar dhe ligjet juridike nderthuren dhe shkrihen ne nji njisì te vetme, qe Allahu i detyron muslimant ti zbatojne.

Ne kete rast un personalisht nuk kuptoj se cilat ajete te Kuranit jane te pandryshueshme dhe cilat ajete te Kuranit (qe i perkasin ligjit juridik-sheriatit) jane te ndryshushme.

Falnderoj kedo qe mund te ma spjegoje kete gja.

Opium i popullit, si feja dhe

Opium i popullit, si feja dhe traditat. Të njëjtin obskurantizëm mesjetar përfaqësojnë.

a perfshihet ateizmi tek ky

a perfshihet ateizmi tek ky opium?

Kush të foli për ateizëm?

Kush të foli për ateizëm?

pse ateizmi nuk hyn tek

pse ateizmi nuk hyn tek dogmat fetare apo kuazi-fetare???

arnaut,ateizmi eshte

arnaut,ateizmi eshte a-thèos,jo zot;pra nuk pranon zotin.Eshte JObesim fetar,dhe s'ka pse te gjeje vend tek dogmat fetare.Mund te hyje tek quasi-dogmat fetare politeizmi,qe pranon shume idole,shume zota.Psh,greket e Homerit ishin politeiste,edhe paganizmi eshte besim quasi-dogme fetare,qe idhujt i gjen te misheruar ne natyre,tek dielli,malet,etj.Po ç'dreqin i futemi gjullurdive fetare nuk e kuptoj.shendet!

Ateizmi në vetvete nuk është

Ateizmi në vetvete nuk është fe sepse nuk ka struktura fetare e kler. Dhe nuk jep asnjë shembull se çfarë të bësh e çfarë mos të bësh. Tashi, ti po deshe ta fusësh te fetë, fute, mendimi yt. Fut dhe matematikën te fetë meqë je.

Problemi nuk qëndron aq tek besimi në Zot, por më shumë te doktrinat fetare dhe strukturat klerikale. Se, ndodh të çohet hoxha a prifti nga krahu i tersët i krevatit dhe pastaj u thotë njerëzve të kruhen vetëm me gishtin e vogël të dorës së djathtë duke filluar nga e majta.

si parim eshte ashtu si thua

si parim eshte ashtu si thua ti, ateizmi nuk eshte fe ose dogme, por refuzimi i tyre. Por kur kthehet ne "fe" zyrtare te shtetit, si ne Shqiperine e 1967, atehere kthehet jo vetem ne opium dogmatik, por ne helm shfaroses vlerash e moralesh...

Mos i ngatërro të gjitha

Mos i ngatërro të gjitha tashi. Nuk jemi në '67. A bëri keq, që i ndaloi Dulla? Keq bëri, kush ka qejf të besojë le të besojë.

A do të më bindë kjo se feja e tradita nuk janë opium për popullin? Jo nuk do të më bindë, sa kohë hoxhët do ti thonë njerëzve se dajaku bën mirë dhe sa kohë priftërinjtë do të abuzojnë me fëmijët. Dhe sa kohë si alternativë ndaj sheriatit do të jepet kanuni. Ksaj i thonë zgjidh, shi ose breshër...

Aq idiotë janë njerëzit edhe sot sa të marrin për të qenësishme edhe sot fjalët e kanunit, kishës apo xhamisë, sikur të ishin në kohë të Skënderbeut??

Kurani asht shkrue ne baze te

Kurani asht shkrue ne baze te fjaleve te Muhametit, qe simbas tij ia ka transmetue Allahu. Librat e tjere islamik te ma vonshem nuk jan shkrue nga Muhameti, por nga pasardhesit e tij, pra nuk jane te transmetuem nga Allahu, por jane interpretime te pasardhsve.

Anonimi" arnaut" thote: "Për sa i përket ndryshimit, rregullat e Sheriatit ndahen në dy kategori: rituale fetare (falja, agjërimi etj.) dhe çështje civile e kriminale (martesa, shit-blerjet, imoraliteti seksual, xhiahdi etj.). Teksa ritualet fetare janë më së shumti fikse dhe të pandryshueshme, rregullat në çështje civile e kriminale mund të pësojnë ndryshime në bazë të rrethanave.".

Pra, simbas ketij pohimi te drejte dhe te arsyeshem, ajetet e Kuranit simbas te cilive jepen "rregullat në çështje civile e kriminale (ligji islam i Sheriatit i ngjashe me ligjin e Kushtetutes per vendet joislamike) mund të pësojnë ndryshime në bazë të rrethanave". Prandej arsytimisht nji pjese e ajeteve te Kuranit nuk jane te pandryshueshme, por duhen ndryshue simbas rrethanave.

Kete gja thone te gjithe njerzit perparimtar pamvarsisht nga besimi ose mosbesimi.

Simbas lajmit te dates 10 tetor 2009, Kazakistani, vendi me shumice muslimani, ka ndaluar disa syre te Kuranit, te cilat nxisin ekstremizmin dhe bijne ne kundershtim me Lirite dhe te Drejtat e Njeriut.

Prandej "arnauti" ka te drejte kur thote se " rregullat në çështje civile e kriminale mund të pësojnë ndryshime në bazë të rrethanave."

ajetet e Kuranit nuk

ajetet e Kuranit nuk ndryshojne i dashur, por ndryshon kuptimi dhe interpretimi yne ndaj tyre, dhe eshte ky interpretim qe me pas perkthehet ne Sheriat, ose ligj apo rregullore apo "rruge e drejte" sipas kuptimit...

Politikanet dhe Policet nuk

Politikanet dhe Policet nuk paguhen te na nderrojne historine apo formen e adhurimit te perendise.

Gjithashtu, me teper respekt per te tjeret e me pak ndjenje madheshtie per veten nuk do te bente dem.

Add new comment