Der Tagesspigel: Shtetarët e Europës refuzojnë takimet me Thaçin

Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i janë refuzuar njëzeteshtatë kërkesa për vizita në vende të ndryshme dhe takime me burrështetas të ndryshëm. Kështu shkruan gazeta gjermane “Der Tagesspigel” në një artikull të gjatë për Kosovën, në të cilin shtetin më të ri në Ballkan e paraqet si vend me probleme të shumta dhe me qeveri të korruptuar.
Sipas kësaj gazete, vizitat nga shtetet e ndryshme janë refuzuar për shkak të dyshimeve se i pari i Qeverisë së Kosovës është i përlyer në krim të organizuar.
“Njëzeteshtatë kërkesa ka bërë Qeveria e Kosovës, por të gjitha janë hedhur poshtë”, thuhet në artikullin, të cilin gazetarët gjermanë e kanë realizuar pasi kanë qëndruar disa ditë në Kosovë.
Por, për qeveritarët e Kosovës duket i parëndësishëm ky artikull. Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, të mërkurën ka refuzuar ta komentojë artikullin në fjalë. “Nuk e kam lexuar. Meqenëse nuk e kam lexuar, nuk mundem as ta komentoj”, ka thënë shkurt ai.
Ndërkaq, për anëtarët e partive opozitare artikulli i gazetave gjermane paraqet anën e “padukshme” të Qeverisë së Kosovës, dhe izolimin ndërkombëtar në të cilin, sipas tyre, ndodhet vendi.
Jeton Llapashtica, Zëri.
Comments
Turk hesapi. E ka thane vete
<p>Turk hesapi. E ka thane vete Hashim Thaçi kur i ka thane vlla turku Rexhep Erdogan.</p>
Add new comment