Botëvështrimi i shtrembër i Breivik-ut

Postuar në 03 Gusht, 2011 03:53
Stephen M. Walt

[...]

Një nga karakteristikat më të spikatura të botëvështrimit të Anders Breivik-ut (të cilin ky e ka të përbashkët me disa prej ideologëve islamofobë që ia kanë ndikuar mendimet), është ideja se ai po mbron një farë nocioni fiks dhe të shenjtë të “Perëndimit të Krishterë”, i cili qenka rrethuar, pas gjase, nga një kulturë e huaj agresive.

Ky botëvështrim është tepër problematik (mes të tjerash, ai e ekzagjeron praninë e imigrantëve në vende si Norvegjia, ku pakica myslimane përbën më pak se 4% të popullsisë).Veç kësaj, kjo farë paranoje mbështetet mbi një version tërësisht të romantizuar të asaj çka është vërtet “Perëndimi i Krishterë”; dhe shpërfill faktin që, çfarë njihet sot si “Qytetërim Perëndimor” ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë shekujve, pjesërisht edhe si reagim ndaj ndikimeve të jashtme. Për shembull, vetë Krishterimi është diçka e importuar në Europë – meqë u krijua nga hebrenj disidentë në Palestinën Romake dhe vetëm më pas u përhap në Europë dhe më tej në botë.Unë nuk kam dyshim se kishte paganë norvegjezë, në atë kohë, që u shqetësuan po aq sa Breivik-u sot, kur u shfaqën të krishterët e parë në brigjet e Skandinavisë.

Për më tepër, edhe vetë Europa e Krishterë nuk është ndonjë entitet kulturor ose politik. Historia e Europës Perëndimore (edhe kjo vetë një konstrukt artificial) përmban luftëra fetare të përgjakshme, Inkuizicionin, patriarkí të llojit më të keq, skllavëri, të drejtën hyjnore të mbretërve, idenë e çuditshme të “fisnikërisë së gjakut”, kolonializëm dhe shumë gjëra të tjera me vlerë të dyshimtë.Fundamentalistët e llojit të Breivik-ut qëmtojnë dhe zgjedhin mes shumë elementeve të ndryshme të Kulturës Perëndimore, për të ndërtuar një vizion të romantizuar, i cili, sipas tyre, gjendet tani “i kërcënuar”.Kjo qasje nuk ndryshon dhe aq nga dëshira e Osama Bin Laden-it për të rikthyer Kalifatin e vjetër Mysliman; të dy këta ekstremistë po përpiqen të ruajnë (ose të rikthejnë) një vizion të idealizuar të një të kaluare të pastër dhe të shenjtë, sipas një leximi veçanërisht të ngushtë të historisë.

Në fakt, çdo shoqëri e gjallë dhe aktive vihet në lëvizje, pjesërisht, nga “jeta e saj e brendshme”, por edhe formësohet, pashmangshëm, nga forca të jashtme.Siç e ka vërejtur tani së fundi Juan Cole, shumë shoqëri përfitojnë pa masë nga imigracioni, veçanërisht kur kanë institucione sociale të forta (siç ka Norvegjia) dhe kur besojnë se mund t’i asimilojnë të ardhurit rishtas në rendin e tyre ekzistues, gjithë duke lejuar që ky rend të zhvillohet në rrjedhë të kohës.Çfarë të habit më shumë me ekstremistë konservativë si Breivik-u, është se këtyre u mungon krejtësisht besimi në pikërisht atë shoqëri të cilën janë gati ta mbrojnë deri edhe duke kryer akte të urrejtshme. Nga njëra anë, ata mendojnë se shoqëria e tyre ideale është shumë, shumë më e mirë se çdo alternativë, çfarë edhe përligj çdo akt ekstrem të kryer për ta mbrojtur.Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata e shohin këtë shoqëri si vetvetiu të dobët, delikate, të paqëndrueshme dhe të pazonjën për t’u mbrojtur kundër armiqve të vet më pak të sofistikuar.

Nuk është hera e parë që e dëgjon këtë:Përfaqësuesit e vijës së ashpër në politikën amerikane kanë pasë besuar se demokracitë perëndimore dekadente nuk i bënin dot ballë komunizmit sovjetik; dhe brezat e mëparshëm të gjithë besonin se vala e tanishme e imigrantëve do të sillte me vete ndonjë lloj infeksioni fatal për një publik politik përndryshe të shëndetshëm. Në Amerikë kemi përjetuar një valë të ngjashme paranoje që prej 11 shtatorit, duke besuar se një grusht radikalësh në Azinë Qendrore përfaqësonin ndonjë kërcënim vdekjeprurës për shoqërinë tonë 300-milionëshe dhe ekonominë 14-trilion-dollarëshe.

(Natyrisht, kërcënim i mirëfilltë për Amerikën rezultuan plagët që ia shkaktuam vetë vetes, në Irak, në Afganistan, dhe në Wall Street.) Përkundrazi, ata prej nesh që janë më optimistë për çështje të tilla, kanë besim më të madh në forcat e brendshme të shoqërive liberale dhe, për këtë arsye, shqetësohen më tepër për shmangiet ndaj këtyre parimeve, në emër të “sigurisë kombëtare.”

[përkthyer me disa shkurtime]

Comments

Submitted by Tirons (not verified) on

A do dalin perseri keta fanatiket tane te na thone qe ky profesori amerikan nuk ja ka haberin se cfare thote, se nuk e ka kuptuar krishterimin etj, etj...

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Un mendoj se duhej te ishte publikue burimi i shkrimit origjinal. Shkurtimet ia humbin vleren origjinalit dhe nuk japin garancine e paraqitjese se idese se plote te autorit. Nji intelektual normalisht nuk perdore kaq shume kllapa spjeguese ne nji cope kaqe te shkurt shkrimi.

Anders Breivik nuk asht nji figure perfaqesuese e ndonji krahu te randesishem dhe me influence ne Europen, siç i atribuon Stefhen M.Walt ketij krimineli te çmendun tue citue fjalt e Breikvikut “po mbron një farë nocioni fiks dhe të shenjtë të “Perëndimit të Krishterë”, i cili qenka rrethuar, pas gjase, nga një kulturë e huaj agresive”. Breikviku mund te jete shume shume nje pjestar i nji grupi te vogel ekstremistash si çdo ekstrem tjeter i pa randesishem, qe nuk perfaqeson principet e nji mase konzistente njerzish. Akti i tij i shemtuem kriminal ndaj vllezerve te tij norvegjez u denue nga e gjitha Europa pa perjashtim, perfshi ketu Kishen e Shen Pjetrit ne Vatikan si dhe te gjitha kishat e tjera kristjane.

Ketu ne kete cope shkrimi del haptas se amerikani Stefhen M.Walt nuk e njeh ne thedhesi kulturen dhe traditen europiane, e cila nuk asht identike me ate amerikane. Po ashtu del qarte se ky nuk njeh as parimet e kristjanizmin dhe as te islamizmin.

Jo çdokush qe ka linde kristjan asht kristjan. Po te ishte ndryshe, atehere del se edhe Hitleri dhe Stalini paskan qene kristjan.

Kristjanizmin nuk e themeluen Hitleri dhe Stalini, por e themeloi Krishti, i cili ka thane se “po ju rà kush ne njenen faqe, ju jepnja edhe tjetren”. Parimet morale te kristjanizmit perjashtojne dhunen.
Pse njeni lind kristjan, nuk don te thote se asht kristjan. Veprimet terroriste jane kundra parimeve kristjane.

Islamizmin e themeloi Muhameti, i cili ne Kuran nuk e perjashton dhunen, sepse thote shprehimisht se “po ju luftoi kush juve, edhe ju duhet ta luftoni ate, me te njajten mase”. Hajde gjeje ti se sa asht masa. Pose kesaj po ne Kuran Muhameti thote shprehimisht “Ku ti gjeni jahudite dhe kristjanet, kapeni dhe vritini”. Ne Kuran ka mjaft ajete qe e nxisin dhunen, vrasjen, premjen e duerve, mbajtjen e skllaveve etj.

Prandej Stefhen M.Walt nuk ka te drejte te thote “Fundamentalistët e llojit të Breivik-ut qëmtojnë dhe zgjedhin mes shumë elementeve të ndryshme të Kulturës Perëndimore, për të ndërtuar një vizion të romantizuar, i cili, sipas tyre, gjendet tani “i kërcënuar”. Kjo qasje nuk ndryshon dhe aq nga dëshira e Osama Bin Laden-it për të rikthyer Kalifatin e vjetër Mysliman..”. Ne fakt Osama Bin Laden zbaton fjalet e Kuranit per ushtrimin e dhunes, ndersa Breikevik shkel fjalen e Krishtit per mos zbatimin e dhunes. Ky asht nji dallimi thelbesor parimor ne mes ketyne dy terroristave.

Nga parimet kristjane ka dale parimi i te Drejtave te Njeriut.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ti "Pavllo Allemani" mos del me emna falso. Kjo tergon se nuk ke kurrajo civcile.
Le te jete kush te doje autori Stephen Martin Walt. Ti po pate vrejtje konkrete per komentin tim, bani me logjike dhe argumenta. Nuk diskutohet me "argumentum ex auctoritate" dmth se e paska thane nji autoritet nji gja dhe na duhet ta pranojme si tabù. Keshtu si thue ti bahet vetem ne sistemet autoritare.
Termi "budallalleqe" qe perdore ti nuk asht argument logjik. Perkundrazi tregon se nuk ke argumenta te kundershtosh. Me sharje dhe ofendime nuk bahet debat.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ti "Pavllo Allemani" mos del me emna falso. Kjo tergon se nuk ke kurrajo civcile.
Le te jete kush te doje autori Stephen Martin Walt. Ti po pate vrejtje konkrete per komentin tim, bani me logjike dhe argumenta. Nuk diskutohet me "argumentum ex auctoritate" dmth se e paska thane nji autoritet nji gja dhe na duhet ta pranojme si tabù. Keshtu si thue ti bahet vetem ne sistemet autoritare.
Termi "budallalleqe" qe perdore ti nuk asht argument logjik. Perkundrazi tregon se nuk ke argumenta te kundershtosh. Me sharje dhe ofendime nuk bahet debat.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ti "Pavllo Allemani" mos del me emna falso. Kjo tergon se nuk ke kurrajo civcile.
Le te jete kush te doje autori Stephen Martin Walt. Ti po pate vrejtje konkrete per komentin tim, bani me logjike dhe argumenta. Nuk diskutohet me "argumentum ex auctoritate" dmth se e paska thane nji autoritet nji gja dhe na duhet ta pranojme si tabù. Keshtu si thue ti bahet vetem ne sistemet autoritare.
Termi "budallalleqe" qe perdore ti nuk asht argument logjik. Perkundrazi tregon se nuk ke argumenta te kundershtosh. Me sharje dhe ofendime nuk bahet debat.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ti "Pavllo Allemani" mos del me emna falso. Kjo tergon se nuk ke kurrajo civcile.
Le te jete kush te doje autori Stephen Martin Walt. Ti po pate vrejtje konkrete per komentin tim, bani me logjike dhe argumenta. Nuk diskutohet me "argumentum ex auctoritate" dmth se e paska thane nji autoritet nji gja dhe na duhet ta pranojme si tabù. Keshtu si thue ti bahet vetem ne sistemet autoritare.
Termi "budallalleqe" qe perdore ti nuk asht argument logjik. Perkundrazi tregon se nuk ke argumenta te kundershtosh. Me sharje dhe ofendime nuk bahet debat.

Submitted by Pavllo Allamani (not verified) on

Z. Tedeschini, ju flisni gjuhën e urrejtjes në çdo forum ku merrni pjesë. Nuk mund t’jua legjitimoj fjalën, madje as edhe duke jua kundërshtuar me argument. Negativizmi juaj në kufi të paranojës është efekt anësor i padëshiruar i lirisë së fjalës; prandaj ju ftoj ta konsideroni indiferencën si një formë të censurës që ju bëhet, nga njerëz që duan t’ju rrinë larg.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Zotni “Pavllo Allamani”!

1-Liria e Fjales asht Liria e Ndergjegjes. Prandej un shkruej publikisht me emen dhe mbiemen, sepse due ta shijoj lirine e fjales, e cila na ka mungue vazhdimisht qyshe nga viti 1479 e kndej. Kush nuk shkruen publikisht me emenin dhe mbiemenin e vet tregon se ai nuk e din çka asht Liria e Ndergjegjes, sepse asht mesue te jete tradicionalisht i shtypun qyshe nga viti 1479 e kndej.

2-Kur shkruej, un nuk bazohem ne sentimenta apo opinione. Keto kategori i perkasin romancejrve dhe oipnionistve te aspektit joracional. Un jam racional dhe gjithçka qe shkruej e bazoj ne logjike dhe ne fakte konkrete. Tremat “urrejtje”, “negativizmi”, “paranoja”, “indiferenca” etj, te cilat ju i perdorni, nuk i perkasin fushes time. Prandej replikat me keto terma un nuk i marr aspak ne konsiderate. Un marr ne konsiderate vetem, ekskluzivisht, replikat te cilat bazohen ne baze logjike dhe te argumentueme me fakte objektive dhe pa shtrembnime historike. Me pelqejne shume kundershtimet qe me bahen me argumenta, sepse nga keto kundershtime perfitoj ne permirsimin e mendimeve te mija.

Per keto dy arsye ne mes nesh ekziston ky hendek i madh.

Submitted by Taula ti (not verified) on

Tedeskin po nuk e lupton qe je qesharak me ate shipe pa asnje lloj standarti? Po pse more i paudhe citon vargje te bibles dhe kuranit ndryshe?
Vertet qe ne bibel thuhet:kush te godet ne nje faqe, ktheji tjetren, por ama thuhet edhe me armikun sy me sy e dhembe per dhembe. Pa hajde more tedesk e na i shtjello pak me ate shqipen qe te ben per te vjelle.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Taula!
Un nuk kam nevoje te perdori Standartin gjuhesor te imponuem nga diktatori Enver Hoxha.Un perdori gjuhen qe kan lavrue me shekuj inetelektualt dhe patriotet shqiptar, te cilet i luftoi Enveri.

Se pari para se te debatosh, duhet ti keshe lexue ma pare librat per te cilet flet. Un nuk i shikoj gjanat nga pikpamja fetare e besimit, sepse kjo gja nuk me intereson dhe nuk kam as te drejte te nderhyj tek bindjet personale. Un i shikoj nga pikpamja tokesore e historise njerzimit.

Shihet qarte se ti as Testamentin e Vjeter, as Testamentin e Ri dhe as Kuranin nuk i lexue fare. Me vjen mire qe kam rastin te ti sqaroj disa gjana rreth tyne.

Se dyti, ti nuk din se ekzistojne dy Testamente; Testamenti i Vjeter i hebrejve, te cilin e ke edhe ne Kuran njisoj. Ky fillon qe nga koha e Mojzehut (Musase) e deri tek koha e Jezu Krishtit(Perjashtue Jezu Krishtin). Ketu, ne kete Testamentin e Vjeter asht bazue Muhameti, i cili ne Kuran thote siç pohon edhe ti vete "me armikun sy me sy e dhembe per dhembe.".

Ndersa hebreu nga Palestina (Ky asht emni i vjeter qe ne kohen e Perandorise Romake) Jezu Krishti ishte kundra kesaj ideje,kundra ketij qendrimi. Ai nxori idene e zbutjes se njerzve "kush te godet ne nje faqe, ktheji tjetren". Kjo ide asht per paqifikimin e njerzve, jo per vazhdimin e luftes ne mes njerzve. Kjo idè asht nji hap perpara per njerzimin.

Per keto idè te reja Jezu Krishtin e luftuen dhe e kryqezuen mbrojtesit hebrej te Testamentit te Vjeter. Edhe Islamizmi perputhet me kete idene e Testamentit te Vjeter. Kjo idè qe u perserit ne Kuran 700 vite mbas Krishtit asht nji hap mbrapa per njerzimin.

Mandej a e zbatojne njerzit iden e Krishtit ose jo qe "kush te godet ne nje faqe, ktheji tjetren", kjo nuk lidhet me iden qe dha Krishti, por lidhet me natyren e njerzve.
Ndersa idene e Muhametit ne Kuran qe "me armikun sy me sy e dhembe per dhembe." dhe qe "po te ju luftoje kush, atehere luftonje ate ne te njajten mase" kete e zbatojne njerzit edhe pa ua thane Muhameti.

Sido qofte me vjen mire qe ti Taula kerkon te thedhohesh ne njohjen e parimeve njerzore. Un do te jeme gjithnji gati te te sqaroj per aq sa dij. Por te sugjeroj me sinqeritet dhe dashamirsi qe te lexosh. Njohunite nuk merren tue bisedue neper klube, por tue studjue. Un kete rruge ndjeku. Nji nder librat qe tash sa vite studjoj asht edhe Kurani. Un te sugjeroj ta studjosh Kuranin dhe ti krahasosh idete e Kuranit me Parimet e lirive te Drejtave te Njeriut.

Submitted by agim (not verified) on

Një analizë shumë shumë e qëlluar...Një optikëë qartësisht e kthjellët e zotit Walt...në shpiegimin e fenomenit të terroristit Breivik...Madje krahasimi i tij me Osama bim Laden...në versionin e terrorizmit në emër të krishtërimit..e cila është një lëvizje që është gjallëruar shumë vitet e fundit në Europë...me shenja të zbehta..por që po përditësohen sidomos në kohën e krizës së rëndë që po përfshin botën...Do shkëpusja paragrafin më të bukur dhe më kuptomplotë në shkrim që përcakton edhe '''dritaren nga po vështron Breivik...''' -kur thotë..-:''Fundamentalistët e llojit të Breivikut,qëmtojnë dhe zgjedhin me kujdes mes shumë elementëve të ndryshme të kulturës perëndimore,për të krijuar një vizion të romantizuar,i cili,sipas tyre gjendet tani i ''Kërcënuar..''Falënderoj zotin STEPHEN.M.WALT... njëkohësisht edhe saitin..e RES PUBLIKA..që na mundësoi njohjen e kësaj analize brilante..!Përshëndetje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.