Top Channel humb Adi Krastën

Postuar në 19 Tetor, 2011 12:44

Sipas një lajmi të publikuar sot në gazetën Shekulli, Adi Krasta ka braktisur përfundimisht projektet e tij në Top Channel. Krisja e Krastës me drejtuesit e televizionit më të madh në vend është shfaqur prej disa muajsh sipas raportimeve të herëpasherëshme, asnjëherë të konfirmuara zyrtarisht, të shfaqura në suplementet rozë të të përditëshmeve. Shenja e parë është shfaqur kur spektakli ‘E Diell’ nisi pa patur Krastën në krye të shpurës së prezantuesve. U fol më pas për një spektakël të ri me titullin ‘Peter Pan’ të cilin do të prezantonte show-man-i i njohur pa hequr dorë nga tele-loja ‘100 milionë’. Megjithatë, në emisionin e parë të sezonit të ‘100 milionë’ nuk është shfaqur Adi Krasta por Eno Popi, i cili njihet si drejtues i emisionit të mëngjesit ‘Wake Up’ në Top Channel, që dikur e dirigjonte po Krasta dhe, me sa duket, tani po bën të njëjtën gjë duke e zëvendësuar në ‘100 milionë’. Cilado qofshin arsyet e largimit të Krastës, Top Channel ka humbur shumë dhe një prej rivalëve të tij është gati të përfitojë nga kjo humbje.

H.B.

Comments

Submitted by Bertoja (not verified) on

Sinqerisht u ndjeva keq që Adi Krasta nuk do të ishte tek emisioni 'E Diell' siç ishim mësuar ta shihnim..Dhe realisht për mendimin tim shihej mungesa e tij,ashtu siç shihet dhe tek emisioni tjetër '100 milionë'..I uroj suksese kudo që të shkojë dhe Top-Channel-it si televizorit tim më të dashur i them miqësisht të mos lejojë rrjedhje cilësore(më herët Agron Llakaj)..

Miqësisht ..

Submitted by b.kroi (not verified) on

Top Channel po i humb vlerat me rritem qe pas humbjes se Tanit. Me sa duket ka humbur pasioni  dhe vizioni per ate televizion bashke me  jeten e tij. Por duket se kane humbur dhe qetesine.  Me ka ardhur keq per largimin e Agron Llakes,  Bojken Lakos etj...por nuk e kisha pritur kurre te leshonin dhe Krasten.  Eshte per  turp   "e diell" ...eshte per turp "pasdite"..ishte fare i papeshe "100 milione" dje...etj.  Mediokritet dhe ca te rinj ambizioze  por te pakulturuar kane mbytur ekranin.  Nje sokol balle dhe djemte e talentuar te fix-it kane mbetur qe mund te shihen ende.  Mezi po pres te shoh Krasten e Madh kudo qe te dale. i uroj mbaresi.

Submitted by enia (not verified) on

Sa driteshkurter keta te TOP-it!!!  E kane nga padija apo nga mendjemadhesia?  Krasta mbetet nje antikonformist i pasherueshem , gjithsesi.

Submitted by backa (not verified) on

une thashe se i ndodhi ndonje gje e rende,se  njerez jemi,ama...Keto jane çeshtje parash,po ka nje absurd te madh;eshte prezantuesi qe i jep kuptim formatit apo formati qe i jep rendesi prezantuesit?Mendoj qe Tv-te duhet te jene kurajoze,qe te dine te sjellin ne ekran figura te reja.Natyrisht qe bejne hesapet e tyre,por po jap nje shembull.Eshte i njohur Paolo Bonolis ne Itali,per kalimin ne Rai nga Mediaset dhe ansjelltas.Natyrisht per kontrata me te arta,por kishte formatin e pakoive,pastaj"Il senso della vita",pastaj "Ciao darwin" dhe tani se ç'ka nje quiz me pyetje frenetike qe duan pergjigje frenetike.I zoti eshte,i mire,por kjo s'do te thote qe eshte i pazevendesueshem,se ja,u zevendesua ne formatet qe la dhe te tjeret mire po ecin.Mos ndoshta eshte vete Tv qe fryn shume tollumbacin dhe i plas po asaj vete ne faqet?Megjithate Adi Krastes i uroj fat dhe mbaresi!

Submitted by enia (not verified) on

Backa,  Top channelit shume shume do ti plasin  ato tullumbacet  e vogla qe fryn vete se Adi Krasten nuk e (fryu)  beri  top-i.  Sigurisht qe nuk ka asnjeri te pazevendesueshem.  Halli eshte qe Tan Hoxhen nuk po dine ta  zevendesojne dot...That's why:)

Submitted by backa (not verified) on

enia,eshte antikonformist Adi,por jo i pandjeshem ndaj parase.Po nuk jam kunder,se jo gjithmone vijne oferta te arta,dhe çdokush ka zgjedhje te lire.Deri ketu une jam me Adin dhe s'ka asgje te keqe.Te jem i sinqerte,une keto varieta-te nuk i ndjek;jane me shume çeshtje kostumesh dhe konsumesh dhe me shume mesoj,fjala vjen,nga nje dokumentar per kafshet,se dhe ne njerezit tek e fundit jemi kafshe te evoluara.Dritanin,qe vdiq s'e dija kush ishte fare dhe ndonjehere me kujtonte emrin e nje nipi te Enver Hoxhes.Natyrisht flitet mire per te ikurin,por nuk gjej ndonje inovacion te madh.Ke para me thase,merr nje pakete si Albdigjital dhe shit dekoder;ou,paraja vjen vete.Shqipot,edhe te pabuke shohin ndeshje futbolli dhe filma me aksion me "tete e culo"-me fal per shprehjen,se ne fakt jane dhe te papune.Enia,une jam per vete nje antikonformist i pandreqshem.E di ti kush eshte i pazevendesueshem?Vetem Zoti,se shprehja me e thjeshte ne kete prizem eshte:"Vdiq nje pape?Hajd,te bejme nje Pape tjeter"!Gjithe te mirat dhe suksese Adit serish!

Submitted by dajtani ermir (not verified) on

Nuk i largon Top-i, por i largon paraja (oferta me te majme nga tv te tjere ), i largon megalomania, i largon ideja se tashme jane "njesha", i largon injoranca e tyre, qe as nuk arrijne te kuptojne se suksesi arrihet vetem ne  tv prestigjioze .

Pra, Krasta humb Top-in.

Submitted by alban (not verified) on

Top-channel ka perballe nje shtet qe po perpiqet ta shkateroje.Natyrisht do dobesohet finsnciarisht dhe do humbe vlera.Ai qe kishte aftesine te bente mareveshje e te bindte njerezit s jeton meNe anen tjeter njerezite  suksesit s pyesin je ne krize apo jo,ata duan parane. Pashe emisionin "100 milone dhe vertete linte per te deshiruar pa Krasten...Po ky eshte kapitalizmi...Urroj qe Top-channel te mbijetoje dhe Adi Krastes gjithashtu  te vazhdoje ti ofroje shfaqje te bukura publikut pak rendesi ka se ne c televizion

Submitted by d.lisi (not verified) on

Sa keq po me vjen per Top Channel, por edhe per Adi Krasten qe eshte detyruar te marre nje vendim te tille. Krasta i ka arritur te gjitha majat e suksesit pa shkelur ne Top Channel dhe duhet kuptuar edhe sikur te vendose te mos merret mw me televizion, problemi eshte qe na mungon sa here nuk del dhe se nuk po shohim dhe nuk do te shohim per shume kohe nje te dyte si ai, pavaresisht deshperimit per ta zevendesuar. Top Channel , me shume se per humbjen e Krastes duhet te shqetesohet per humbjen e frikshme te disa standardeve te vendosura. Vihet re nje renie e dallueshme e cilesise edhe ne programe qe jane shquar per permbajtje dhe klas. "E diell " sot eshte nje pacavure televizive qe nuk e krahason dot as me prodhimet me te keqija te TVSH te ca viteve me pare. Cupelinat moderatore qe mbijne perdite duhen ndaluar me nje urdher te menjehershem te dalin ne ekran, per nivelin e ulet kulturor dhe shqipen skandaloze. Pavaresisht represionit shteteror nuk duket se katandisja e sotme e ketij televizioni eshte shkak i renies se financave perderisa, si televizioni me i shikuar ne vend, nuk i kane munguar reklamat e majme . Blerja e disa patentave televizive nderkombetare gjithashtu, nuk eshte shenje varferie.

Ka nje energji te pazakonte veteshkaterruese ne ate vend(Shqiperi) qe buron nga mediokriteti, arroganca dhe pushtetet e menjehershme. Kjo reflektohet kudo dhe eshte burim i gjithe deshtimeve.

Submitted by altin21 (not verified) on

Komandant ne shtepine e Botes, mos u bej !! keshtu eshjte nje shprehje e Kadri Roshit ne nje film shqiptar... kjo ka vlere edhe per Adi Krasten

Submitted by Ira (not verified) on

Adi Krastës i urojmë më të mirën, por s'na pëlqen që figura të tilla largohen nga Top Chanel, një televizion me vlera që na mban gjallë shpresën për të bukurën dhe të mirën. Emisioni "E diell" ka humbur shumë pas largimit të Adit.  Po unë besoj se nuk ka njeri të pazëvendësueshëm në këtë botë, ka vetëm vizione dhe qëllime të mira që i venë në lëvizje njerëzit e talentuar që gjithnjë do të dalin në sipërfaqe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.