Transkripti i përgjimit telefonik italian me Ilir Metën ne qendër

Postuar në 18 Tetor, 2011 13:06

Përgjimet e bisedave që gazetari italian Valter Lavitola ka bërë me Berluskonin dhe ministra te tij ka disa javë që zënë faqet e para të gazetave italiane. Në një bisedë të publikuar së fundi nga Republica del dhe emri i Ilir Metës. Biseda është bërë në tetor të vitit 2009, kur Ilir Meta mbante postin zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Lavitola i ka telefonuar sekretares së ministrit të jashtëm të Italisë Franko Fratini, që t’i mundësojë pjesëmarrjen në takimin që ky i fundit do të zhvillonte me Ilir Metën.

Lavitola ka kërkuar ndryshime në protokollin për takimin me Metën, pasi takimin me kreun e LSI-së, ai e shihte si shumë të rëndësishëm për zhvillime të mëvonshme. Kërkesa është bërë gjashtë ditë (15 tetor 2009) para zhvillimit të takimit Fratini-Meta në Romë. Më poshtë është transkripti shqip i bisedës dhe linku audio në italisht:

(13 tetor 2009, ora 10.13)

-Sekretarja Nadia. “Atëhere, ai, këtë ministrin e takon me datën 21 dhe do të zhvillojë pritje institucionale. Ti…shko në paradhomë dhe në momentin që dalin nga salla…”

-Lavitola. “Po jo, më fal, në vend që të pres në paradhomë, a më lë të pres në dhomën e tij..kam hallin se duket si…”

-N.”Nuk u kuptuam, unë po të jap kordinatat që më jep ai. Ti qëndron aty pranë dhe kur të dalin ata, ai ta prezanton. Do të shtrëngoni duart dhe pastaj..nuk e di… ”

L. “Dëgjo Nadia, nëse me lejon. Duke qenë se Franko e di, unë këtë e njoh prej 10 vitesh… ”

N. “Po, por ai nuk e shpie në dhomën e tij kur të dalin nga takimi institucional. Në përgjithësi kjo nuk ndodh kurrë. ”

L. “Po a mund t’i thuash që këtë herë të bëjë përjashtim ? ”

N. “Jo. Duhet të ndodhë aty për aty. Sepse duke qenë se ti do të gjendesh aty pranë, pastaj ai do të thotë ndoshta ” ah, qenka dr. Lavitiola që e njeh edhe ti”. Ai mi ka dhënë këto direktiva për faktin se mesa duket kërkon që ky takim të duket si një gjë e rastesishme…s’di cfarë të them…”

(15 tetor 2009 ora 13.01)

L. “Përshëndetje Nadia. Ai me ka thënë se mund të pres në dhomën e tij. Ai më tha se mund të më linte të prisja në dhomën e tij. Më tha : Valter, është një takim zyrtar dhe nuk mundem. Do të ishte ndryshe nëse ai do të të takonte në dhomën time në fund të takimit..meqë është kaq e rëndësishme…”

N. “Prit pak, për kë po flasim?”.

L. “Dëgjo, me datë 15 më ka thënë ministri që ka një takim me zëvëndëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar. Duke qenë se është një takim zyrtar, do të ishte shumë e rëndësishme për një seri çështjesh që s’ti shpjegoj dot, pastaj dhe që Franko i njeh, që unë në fund të takimit të jem aty në dhomën e Frankos për të shkëmbyer dy llafe, Franko, unë dhe ai. Ky është ai që mban në këmbë qeverinë e Berishës. Ka 4 deputetë dhe po kërkon të marrë edhe 9 të tjerë…. nejse, të shpjegoj më vonë, kot që po t’I them gjërat përgjysmë në telefon. Gjëja tjetër, shih të bësh ndonjë mrekulli se unë sapo përfundova një bisedë telefonike me presidentin. E.Z.

http://tv.repubblica.it/politica/lavitola-franco-e-il-ministro-albanese/78479?video

Comments

Submitted by xha veli (not verified) on

<p>a e kuptoni cfare corbe eshte.Ky Fratini duhet te kish dhene doreheqje direkt pasi perdor postin per afera personale.E ne fakt ai vjen lavderon Vucidolin dhe na shpjegon si te bejme dialog per te hyre ne Europe.Cfare turpi.E ne presim qe te japin doreheqje keta tanet pasi i kapim ne flagrance.Jo or bir jo.</p>

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nuk e besoj qe pergjimi dhe transkriptimi eshte i sakte dhe ligjor ,pasi kam frike qe ata &quot;matane&quot; duan te na ndeshkojne kryetarin e nje partie qe do te na integroje ne Europe . Ata me siguri duhet te jene pjese e&nbsp; celulave antieuropiane ,&nbsp; te gjalleruara tanime nga inati i zhvillimit tone te pandalshem ekonomik drejt majave kapitaliste , dhe duan te rrezojne qeverine e mezingritur te prijesit legjendar Sal Berisha . Qente le te lehin sa t&#39;u bjere germazi , ne do te marshojme perpara dhe tymi do te na dal drejt , pasi kemi themelet mbi euro e dollare...Ka bir nene ne kete dynja te na korruptoje neve ?!...As ka lindur , as ka , dhe as do te lind !!! Ta kene te qarte te gjithe ! Politikanet i kemi te kthjellet si reze dielli...Ja , prisni dhe perfundimet e eksperteve tane per aferen &quot; Meta- Prifti &quot; dhe do te me jepni te drejte... Edhe ti qe me tregon gishtin e lakuar si bisht qeni ,&nbsp; do te drejtosh gishtin dhe bishtin...Ha,ha,ha...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.