Polici amerikan: do ta zgjidh këtë punë në mënyrë shqiptare, jo ligjore

Një polic amerikan me origjinë shqiptare akuzohet se ka gënjyer në një raport policie, ka keqtrajtuar një zezak dhe ka mashtruar kompaninë e tij të sigurimeve. Oficeri i policisë Majkëll Daragjati ndaloi dhe kontrolloi një afro-amerikan në Staten Island të New York-ut më 15 prill të këtij viti, por nuk gjeti asgjë. Burime nga gjykata i thanë stacionit NY1 se kur i ndaluari i kërkoi policit emrin dhe distinktivin, ai e arrestoi. Hetuesit shtuan se Daragjati gënjeu në raportin zyrtar duke shkruar se i ndaluari i rezistoi arrestit. Daragjati gjithashtu është regjsitruar në një video-kasetë duke thënë “e kapëm dhe një negër tjetër” dhe duke përdorur fjalë fyese për zezakët. Polici akuzohet edhe për mashtrim në siguracione, pasi në janar ai dëmtoi me qëllim një prej kamionëve për pastrimin e borës, pjesë e një aktiviteti të tij privat, dhe i kërkoi dëmshpërblim kompanisë së sigurimeve. Ai akuzohet gjithashtu se ka ka shtyrë të njohur të tij të rrahin një burrë nga Staten Island, për të cilin dyshonte se i kish vjedhur ruspën e një pastrueseje bore. Daragjati u inçizua duke thënë se ai do “përkujdesej për këtë punë në mënyrë shqiptare, dhe jo si polic”.
H.B.
Comments
Keshtu sic e keni filluar
<p>Keshtu sic e keni filluar ndonje dite do te na shkruani per ndonje shqiptar qe ka ngelur ne klase ne Amerike.</p>
Add new comment