100 zyrtarë, kryesisht të lartë, nën hetim nga ILDKP-ja

Postuar në 18 Tetor, 2011 15:44

Në emisionin “Intervista me Roland Qafokun” në Planet TV, Adriatik Llalla, kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) deklaroi se momentalisht janë nën proçes kontrolli 100 zyrtarë të nivele të ndryshme, kryesisht në nivele të larta, që janë pjesë e administratës së lartë shtetërore, si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, deputetë, ministra, drejtues të institucioneve të tjera publike, një numër i konsiderueshëm prokurorësh dhe gjyqtarësh etj. Pyetjes se cila është arsyeja që këta zyrtarë janë nën proçes hetimi, z. Llalla iu përgjigj kështu: “Ligji parashikon disa nga format, në të cilat një zyrtar kalon nën procesin e kontrollit të plotë të hetimit administrativ, një ndër të cilat është përzgjedhja me anë të shortit, njoftimet e ndryshme që mund të marrin nga media apo shoqëria civile lidhur me dyshimet që ato kanë me mënyrën që zyrtarë të lartë mund të fshehin pasurinë, apo problemet që mund të dalin gjatë kontrollit paraprak që ne kryejmë. Një pjesë tjetër zyrtarësh kalojnë nën kontroll për shkak të funksionit.”

Një përgjigje sferike kjo, së cilës Qafoku i erdhi rrotull ta shponte gjëkundi, por nuk arriti dot. Llalla nuk dha ndonjë emër, apo nuk la të kuptohej tërthorazi, se cili zyrtar i lartë po hetohet se ka dyshime konkrete për të. A po hetohet, vallë, Berisha dhe familja e tij?  Llalla tha se në përfundim të procesit do të bëjnë publike rezultatet e hetimeve të tyre.     

E.Z.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ka vertet frymor qe te besoj se Llalla apo &quot;sqetulloret&quot; e Llalles&nbsp; do te hetojne pasurite e zyrtareve te larte ?! Nuk jam skeptik ! Dua dhe ta besoj , por zoteria ka disa vjet &quot;atje lart&quot; dhe s&#39;ka zbuluar kend , sepse dijne mire &quot;te mbulohen&quot; , hiq ndonje qe s&#39;i plasi fare te raportoj pasurite e te ardhurat dhe te marre ndonje gjobe si ...&#39;&#39; ndeshkim&#39;&#39;. Autori&nbsp; E . Z.&nbsp; do qe te verifikoje edhe te &quot;hyrat&quot; e familjes , po ku i bie shorti ndonjehere&nbsp; (?!) , apo do denononcime , ( s&#39;ka asnje ne kete ane&nbsp; (?!) ,&nbsp; me letra dijne t&#39;i &quot;thajne fare&quot; e u mbledhshin jo ekspert kontabel vendalinj por dhe te huaj dhe ne &quot;shpofshin &quot; gje ne to me &quot;shpofshin hunden&quot; mua...Megjithate , eshte arritje e madhe , biles duhet me germa kapitale , qe edhe ne ne kete demokracine tone funksionale kemi nje &quot;komitet&#39;&#39; qe verifikon pasurite e zyrtareve te larte dhe i &quot;ligjeron&quot; ato me firme e vule te njome . ..Ky eshte faji i Llalles ?!&nbsp; Nuk e besoj , jo vallahi !!! Ne nuk pyesim per Top e jo me per Dhalle , me falni Llalle...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.