Ideja e Blushit për borxhin; Kodheli pro, Harasani kundra

Postuar në 18 Tetor, 2011 09:44

Intervista e djeshme e deputetit Ben Blushi vazhdon të komentohet. Përcaktimi i kufirit të borxhit në nivelin e 60 përqindëshit dhe parashikimi i këtij kufizimi në Kushtetutë, ishte një prej ideve të Blushit, në një bisedë me kryeredaktorin e Panoramës. E përditshmja sot ka qëmtuar reagimet e Andis Harasanit, Mimi Kodhelit dhe Sybi Hidës, deputetë dhe ekonomistë. Kundër idesë së Blushit ka dalë Andis Harasani, ‘shok armësh’ i Blushit në radhët e asaj që quhej Lëvizja për Mendim Ndryshe në PS. Ish-drejtori i KESH-it është shprehur se përcaktimi me Kushtetutë i kufirit të borxhit do të kufizonte qeverinë, e cila do të stepej para investimeve të guximshme ndërkohë që mund të përdorej edhe politikisht. Më e hapur ndaj idesë ka qenë deputetja e PS-së Mimi Kodheli e cila njiihet si mbështetëse e Ramës në selinë rozë. Kodheli është shprehur se kjo ide qarkullon në Europë prej kohësh dhe në kushtet e krizës së thellë është diçka që duhet konsideruar. Deputeti i PD-së, SybiHida ka thënë se ideja e Blushit është e bukur teorikisht, por e pamundur praktikisht.

H.B

Comments

Submitted by backa (not verified) on

ndoshta nuk eshte keq e perdoret kjo barriere,megjithese eksperienca ka treguar qe me kollaj eshte te ndryshohet kushtetuta se tangerlliku i politiksave.

Submitted by andon (not verified) on

o muci, ti e ke kete sajtin, sajt te Panorames apo sajt tendin? S'e marr vesh kete "mediatizim te medias". Hap News 24, flet per gazeten panorama, hap ty ketu meresh me gazeten panorama. C budallalliqe

Submitted by katarakti (not verified) on

Te marresh borxh do te thote t'i shtosh zinxhiret e vuajtjeve dhe varferise popullit tend. Une jam dakort per te marre borxhe por me kusht qe ketoborxhe t'i paguajne Harasani dhe Hida. Normalisht ti nuk ke te drejte te marresh borxh ne emrin tim, pa ta kekuar ne me pare. Sepse neser jam une qe duhet ta paguaj borxhin dhe interesin e tij, ndersa tij do te fitosh qe sot nga tenderat dhe parate qe do marresh nen tryeze per borxhin e marre ne emrin tim. Te gjithe hajdutet dhe maskarenjte mund ta shajne Enver Hoxhen sa te duan por ai u tregua vizionar i madh kur e sanksionoi ne kushtetute mosmarrjen e borxheve te huaja. Merrni shembull Greqine. per te fituar zgjedhjet qeveritaret dhe politikanet e atij vendi moren borxhe pa fund. Nje pjese ia dhane popullit, nje pjese sipermarresve per te ndertuar gjera te padobishme dhe pjesen tjeter e futen ne xhepat e tyre. Tani qe nuk u jep me njeri borxh pasi nuk kane kellqe te lajne borxhet e marra me pare po u thojne jo vetem qe te shtrengojne rripin, por edhe te shesin Panteonin, ishujt dhe pasurite e tjera kombetare. Dhe keto sakrifica po i kerkohen popullit dhe ne asnje menyre politikaneve qe i moren keto borxhe. Asnjerit prej tyre nuk i rrezikohen as vilat, as jahtet dhe as parate e e transferuara ne bankat e huaja. Kjo do ndodhe edhe ne Shqiperi. Por Shqiperise qe i ka shitur deri me tash te gjitha do t'i kerkohet plus qe te pranoje te gjitha plehrat e Europes! Pra te na rrojne Blushi, Harasani, Hida dhe kompani se bashke me demokracine e hajduteve, maskarenjve dhe banditeve.

Submitted by Albi (not verified) on

Une besoj qe njerezit nuk kane idene me te vogel rreth politikave monetare nuk duhet te komentojne per gjera te tilla! Po mendoja te te kundershtoja idete, po kur thua qe Enveri ishte vizionar sepse nuk e ka Shqiperine te behet si Greqia sot do te thote qe nuk di as ato gjera qe mesohen ne hyrje ne makroekonomi.

Submitted by hapi (not verified) on

Kjo është ideja më idiote që kam dëgjuar nga goja e një të majti. Ksaj i thonë ti lidhësh duart vetes. Grup idiotësh që nuk dinë ça thonë.

Harasani ka plotësisht të drejtë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.