Haxhi Qamili dhe Toptanët nuk janë Tirana

Postuar në 17 Tetor, 2011 02:12
Arben Demo

Përmendja për keq e familjes feudale Toptanase nga ana e kudofolësit Sali Berisha u mor nga shumë lexues, dhe jo  pa të drejtë, si një lapsus, dukuri e zakonshme kohët e fundit nga i stresuari Berisha, i cili në vend të Esat Pashës, që tradicionalisht quhet tradhtar por, që për të nuk ka ende një studim shterues, përmendi një familje të tërë, Toptanasit, me shumë përfaqësues të nderuar e njerëz të ndershëm e qytetarë të Tiranës. Sepse, që një feudal të mjaftohet me sundimin e trojeve të tij, i çinteresuar për tokat e tjera të banuara nga bashkëkombas, nuk paraqet ndonjë çudi për bartësit e mentalitetit feudal e mesjetar. Sot po, që është turp. Sigurisht, Esati gabohej (në se nuk gaboj unë), kur këtë e kërkonte, pasi ishte shpallur pavarësia, por kjo ishte mendësia e tij dhe interesat e tij.

Nuk kaluan veçse pak ditë dhe të njëjtin vlerësim për një tiranas tjetër, i cili me ligj duhet respektuar, e dëgjuam nga goja e shthurur e Jozit, që nuk e lidh asgjë me qytetarinë shkodrane. Krahasimi i Presidentit me Haxhi Qamilin, një katundar prapanik nga fshati Sharrë ishte i turpshëm, por jo për ata që nuk kanë turp të turpërohen. Kjo nuk mund të jetë rastësi, veçse rezultat i bisedave të tyre kundër tiranasve si banorë të trevës dhe qytetarëve në përgjithësi e demokrat. Ky gjykim i rrezikshëm për të ardhmen dhe njësinë e kombit, si përçarës që i kundërvënë veriun pjesës tjetër, duhet dënuar dhe bartësit e tij, që krahinarizmin e kanë ngritur në politikë kuadri dhe shpërblimesh me mall të vjedhur nga shteti (privatizime e tenderë) dhe pronarët (legalizimi), duhen larguar (po flas me gjykimet e tyre) nga skena politike për të shpëtuar të ardhmen e vendit dhe  të fëmijëve tanë.

Në mungesë të një opozite reale që t’i dalë për zot popullit, duhet ne populli të zgjohemi e t’i thërrasim mendjes. Këtë duhet ta bëjnë jo vetëm qytetarët e vjetër e ata të ardhurit e vjetër të qytetit, por dhe ata të kohëve të fundit, që nesër në mos ata, fëmijët e tyre, do jenë krenarë të thonë se jemi tiranas. Turpin le ta mbajnë primitivët që vetëquhen nacionalistë lokalistë. Atyre nuk duhet t’iu nënshtrohemi.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ky shkrim pasional dhe jo objektiv, ku nuk paraqiten argumenta, veçse bahen komentesubjektive  personale, nuk meritonte te publikohej ne kete gazeten prestigjoze te z. Mustafa Nanos.

Submitted by keno kotori (not verified) on

Me gjithe respektin per Ju zoti Tedeschini duhet te na tregosh se çfare eshte subjektive. Ne shkrim flitet per fyerjen e Jozit që Bamiri eshte Haxhi Qamil dhe Saliut qe shan gjithe toptanasit qe lidhje me Bamirin kane vetem si Tiranas. Kemi te bejme me krahinalizem puro te njejte me te Esatit.

Une ju ndjek gjithnje  e di krahinalizmin tuaj, por ai nuk fyen kur te tjeret edhe pse duhet ta leme menjane ne se e duam Shqiperine dhe jo vetem krahinen tone. Nuk shahet nje nje krahinalizem per tu zanendesue me nje tjeter.ntaikov

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Pal o Pal, prit pak sa te hapet nje vend redaktori dhe ki besim se kane me te marre ty ne pune qe te gjykosh se cilet artikuj meritojne te botohen.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Tjeter here mos i botoni artikujt pa i marre leje Pal Gjermanit, sepse kete kerkonte edhe tek nje gazete tjeter.

Niko

Submitted by arnaut (not verified) on

do kisha deshire qe me ne fund historianet shqiptare te benin nje studim serioz te figures se Esat Toptanit, dhe pse jo, dhe Haxhi Qamilit e levizjes se tij...

Submitted by keno kotori (not verified) on

KenoKkotorri

Ke te drejt or arnaut, por fatkeqësisht shkenca shqiptare sundohet e drejtohet nga mentaliteti komunist dhe askush nuk programon studime per ata apo per periudhen e tyre. Rezultati eshte qe vazhdojne te jene  ne perdorim ato te kohes se Enverit te Pare.

Submitted by Drini (not verified) on

O  Pal Gjermani, ne te lexojme gjithmone pa te bere vrejtje me ate gjuhen tende qe ska lidhje me shqipen  zyrtare. Kujton se na kenaq veshin? Jo o Pal jo, po per respekt nuk flasim, eshte e drejta jote te shprehesh ashtu sic di.

Por ama edhe ti na ler rehat te merremi vesh ne gjuhen e vendosur zyrtare, e mos thuaj shkrim subjektiv. Eshte shkrimi me objektiv i shkruar ndonjhere, pavarsisht i pelqen apo jo Pal-Gjerman-malokut.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.