Star-ë që bëjnë lojën e despotëve

Postuar në 15 Tetor, 2011 09:38

Aktorët e njohur Hilary Swank dhe Jan Claude Van Damme janë vënë në fokus kritikash këto ditë për faktin që kanë shkuar, tok me të tjerë, të festojnë 35 vjetorin e lindjes së presidentit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili njihet nga të gjithë si një satrap e despot. Hilary Swank kërkoi ndjesë, dhe u përpoq ta përligjte këtë gjë me padijen e vet, por në këtë rast edhe padija është e rëndë (ka plot njerëz që thonë, se “nuk u falet të mos e dinin; në këtë botë jetojnë”). Duhet të jetë ndjerë keq kur ka marrë vesh se atje ishin ftuar dhe Kevin Costner, Eva Mandes e Shakira, por asnjëri syresh nuk e kish pranuar ftesën. Nuk dihet, sidoqoftë, që ta ketë kthyer mbrapsht “honorarin” që ka marrë për këtë prani.

Nuk është hera e parë që star-ë të botës së artit e të kinemasë flirt-ojnë me diktatorë. Në familjen Gheddafi kush nuk ka shkelur, që nga Mariah Carey e Nelly Furtado e deri tek Beyoncé e 50 Cent. Michael Jackson ishte në vitin 2006 për vizitë tek princi i Bahreinit. Bob Dylan ishte në Pekin para do kohësh, dhe dha një koncert me repertor të përcaktuar nga autoritetet (Dylan nuk ka marrë pará nga regjimi, sidoqoftë). Mobutu Sese Seko, diktatori mizor i ish-Zairesë, nuk la star pa ftuar e pa paguar në sarajet e veta. Janë emra që të impresionojnë: James Brown, Celia Cruz, Fania All-Stars, B. B. King, Miriam Makeba, gli Spinners, Bill Withers, etj.

Është mendjelehtësia dhe vaniteti (në rastin më të keq dhe tahmaja për pará të kollajtë) që i bën të mos mendohen dy herë në të tilla momente. Aktorja Eliza Dushku, me protagonizmin e vet në Tiranë, dëshmoi të njëjtën gjë, s’ka gjë se regjimi I Tiranës nuk është aq brutal sa ai çeçen.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ue sa i ngjan Sokol Ballës Van Damme-i.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.