Ç’po ndodh me karburantet?

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, u importuan rreth 171 mijë ton karburante ose rreth 50 mijë ton (23%) më pak se në 6-mujorin e vitit të kaluar. Shumë studime ekonomike tregojnë se ka një korelacion të fortë pozitiv mes rritjes ekonomike dhe konsumit të karburanteve kudo në botë. Një korelacion i tillë konstatohet edhe për Shqipërinë në periudhën 2006-2010. Sipas FMN-së, rritja mesatare vjetore e Produktit të Brendshëm Bruto në Shqipëri ka qenë 5.7% gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, rritja mesatare vjetore e importit të karburanteve në të njëjtën periudhë ka qenë 7.7%.
Po çfarë ka ndodhur në 6-mujorin e parë të këtij viti, kur importi i karburanteve u ul 23%, krahasuar me një vit më parë? Mos është tkurrur në mënyrë korrelative edhe ekonomia, përkundër rrahjes së vazhdueshme të gjoksit nga Berisha? Mos është përzjerë nafta virgjine e brendshme me karburantet e importuara, duke ulur kështu nevojën për t'i importuar ato 50 mijë tonët që i dalin doganave deficit? Apo mos vidat e traut të doganave u liruan këtë vit? Ndoshta është një kombinim i të trijave. E.Z.
Comments
Ne nje ekonomi informale si
<p>Ne nje ekonomi informale si kjo e jona mund te luhet lehtesisht me statistikat. Kur keto fakte duhet t'i komentoje nje sharlatan si kryeministri jone duhen shtrenguar dhembet per te degjuar broçkullen e radhes. Pak kohe me pare na tha se kishim rritur eksportet. Nuk genjeu por mashtroi me nje fakt te thjeshte pasi behej fjale per rritjen eskluzive te eksportit te naftes brut(Bankers petrolium) e cila nuk ka nje lidhje organike me pjesen tjeter te ekonomise. </p><p>Nese dikush do te tregonte se eshte ulur importi i drithrave ose me fjale te tjera konsumi i bukes ne vend me siguri qe do ta shpjegonte pozitivisht me politiken e qeverise per arroret dhe frutoret. Pra kemi filluar te hame me pak buke dhe me shume arra,bajame,lajthi dhe natyrisht - do te shtonte duke u zgerdhire - kastraveca (ne ate vend)....</p>
Hipoteze : Renia reale e
<p>Hipoteze : Renia reale e konsumit te karburanteve 6%, 17% tjeter evazion fiskal nafte e padeklaruar nga importi(duke pare qe edhe tregtia e naftes eshte nje derr monopoli, kontoloohet pjesa me e madhe nga 1 person, pjesa tjeter nga 2 max 3 persona)</p>
Add new comment