"Një budalla i armatosur me armë bërthamore"

Postuar në 13 Janar, 2018 12:54

Revista gjermane “Spiegel” ka dalë me një kopertinë të fortë stigmatizuese ndaj presidentit amerikan Donald Trump: “Epoka e zjarrit dhe tërbimit”, duke ironizuar reagimin e Trump ndaj librit me të njëjtin titiull të gazetarit Michael Wolff. Revista e sqaron në faqen online arsyen e kopertinës, përmes një shënim të zv.kreredaktores, Susanne Beyer, sipas së cilës kopertina dhe shkrimi ecin më tej në kontekstin e ekspozimit të presidentit pas publikimit të librit.

“Shkrimi ynë i fundit shpjegon…gërmon në pasojat e një Amerike dhe një bote që u përball me një budalla të armatosur me armë bërthamore që me gjasë do të jetë edhe ca kohë në zyrë dhe që nuk është as mendërisht dhe as psikologjikisht I përshtatshëm për detyrën – mesa duket as fizikisht duke patur parasysh sesa vonë ai e nis dhe sa shpejt e mbyll ditën e punës. Njerëzimi si i gjithë është shtyrë pas për shkak të vetëm një personi…Ku supozohet se do t’ia nisë bota sërish nëse ja del t’i mbijetojë Donald Trumpit?” shkruan Beyer.

Duket se Trump ka acaruar shumëkënd në Perëndim, jo me radikalizmin e tij verbal, më shumë sesa me budallallëkun e perceptuar gjerësisht, e më tej akoma me thjeshtësinë me të cilën di të prishë pazaret disa dekadëshe të konsoliduara nga një kod publik medatik e moralizues që në fund solli edhe humbjen e Clinton.

http://www.spiegel.de/international/world/the-age-of-fire-and-fury-lates...

Comments

Submitted by A (not verified) on

Nuk e di çfarë përfaqëson ky portal, por ka qëllime personale thjesht anti Trump. Edhe nqs Trump mund të jetë ashtu si e nxijnë kundërshtarët e tij kudo në botë, problemi me të është prapë shumë më i vogës, sepse institucionet amerikane janë institucionet më të qëndrueshme në botë dhe nuk mund t'i dëmtojë një individ, qoftë edhe president, por si u bëhet halli disa individëve me pushtet mbi 15 vjet, të armatosur dhe të pakontrolluar nga institucionet. Nuk ka nevojë të shkojmë në Kore apo Rusi, ne kemi Edvinin tonë që për nga çmenduritë ka sa 10 herë Trump.

Submitted by redaksia on

Zoteri as ti dhe askush tjeter nuk ka te drejte te diskutoje ketu qellimet e portalit qe ka disa vite. Eshte nje zakon jo i mire, madje nje zakon harbuti ky qe ndodh perhere qe nuk diskutohet cilesia apo vertetesia e shkrimeve dhe objektiviteti i argumenteve, por hamendesohet synimi i autoreve. 

Nuk do te miratohen me komente te tilla. Per sqarim, mund te shfletoni ResPublica e muajve zgjedhore ne SHBA pasi ndoshta sqaroheni me mire per "dilemat" qe leshoni ketu. 

Submitted by A (not verified) on

Jeni keqkuptuar pasi portali për të cilin thashë se nuk e njoh është "Spiegel" dhe jo Respublika. Ndërsa termi harbut i shkon më shumë atij që e përdor.

Submitted by redaksia on

Kerkojme ndjese per keqkuptimin. 

Gjithesesi "Spiegel" eshte nder mediat me te njohura ne bote. 

Edhe njehere ndjese! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.