40 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin
Si sot 40 vjet më parë vdiq gjeniu i aktrimit dhe komediani i famshëm për të gjithë ne, Charlie Chaplin. Shumë nga filmat e tij përcjellin mesazhet që sot ngjajnë më aktuale se kurrë. Chaplin ndërtoi jetë në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1977 në moshën 88 vjeçare. 25 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Korsie, në afërsi të liqenit të Gjenevës në Zvicër.
Pikëpamja e Charlie Chaplin se Krishtlindjet janë komercializuar vlen edhe për kohët moderne. "Satira mbi nazizmin, "Diktatori i Madh" që satirizon megalomaninë e Hitlerit në vitin 1940 është përsëri popullore”-thotë Kate Gkagionverts, Drejtoresha e Zyrës që menaxhon trashëgiminë e madhe të aktorit komik. Sipas saj, janë dhënë 100 licenca për përdorimin e fjalimit të famshmëm të Charlie Chaplin nga ky film.
Shprehjet karakteristike nga fjalimi i Charlie janë në epilogun e filmit ku ai thotë: "urrejtja dhe përbuzja nuk na afrojnë me njëri-tjetrin," dhe se "ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë ne në këtë botë dhe toka nëna është mjaft e pasur për të ushqyer të gjithë". Po ashtu Filmi "Modern Times» që u krijua në vitin 1936 tingëllon aktual. Në këtë film punëtorët ushqyehen nga një makineri për të kursyer kohën. Kjo kryevepër mund të quhet sot një manifest kundër industrializimit.
Charlie Chaplin baba
Por Chaplin në jetën e tij private mbeti i panjohur për shumë njerëz. Ky njeri që ka shkaktuar të qeshura në mbarë botët, mund të bëhej i ashpër dhe kritik "Babai im ka punuar shumë gjatë gjithë jetës. Charlie Chaplin dëshironte qetësi kur kompozonte muzikë ose kur shkruante biografinë e tij”-thotë, djali i tij Eugene Chaplin i cili sot është një prodhues dokumentar.
Disiplina ishte gjithashtu e rëndësishme për Chaplin. Në orën gjashtë pa çerek fëmijët duhet të uleshin në tryezë për darkë. "Kur donim të çoheshim nga tavolina, duhet të kërkonim leje me edukatë", kujton Eugene. Chaplin u thoshte fëmijëve të tij "se nuk ishte e rëndësishme se çfarë do bënin në jetë, por atë që do të bënin, të përpiqeshin ta bënin sa më mirë të ishte e mundur."
Notat e këqija të fëmijëve në shkollë i prishin humorin. "Nuk e di se sa me fat je që të ketë mundësi për të shkuar në shkollë"-i thoshte Eugenit. Kjo për shkak se Charlie ishte rritur në lagjet e varfëra të Londrës. “Kujtimet më të mirë që unë kam nga fëmijëria janë kur luaja futboll me babain tim në kopsht”-thotë djali i tij.
Comments
I paarritshem! I pavdekshem!
I paarritshem! I pavdekshem!
Add new comment