Bamir Topi terrorizon maxhorancën

Postuar në 14 Tetor, 2011 06:54

Maxhoranca duket se terrorizuar prej Presidentit Topi. Dhe kuptohet, jo prej Presidentit, por prej Bamirit. Madje, jo prej Bamirit sot, por prej Bamirit mot (‘mot’ në kuptimin literal të termit). Nuk lënë rast pa e përmendur e pa e sulmuar. E filloi Berisha në momentet, kur Aleanca Kuq e Zi u ngrit për të denoncuar ligjin mbi Censusin, duke përcjellë idenë se ai është i bindur, që kjo Aleancë frymëzohet e drejtohet nga Topi. Sulmi i tij ishte me breshëri, për disa ditë. Pas tij dolën me radhë njerëzit e tij, mes të cilëve është shquar Topalli. Dhe dje ishte prapë Berisha që në një moment në parlament iu drejtua socialistëve me fjalët: ju po bëheni zëdhëns të Presidentit!

E fut vend e pa vend Presidentin. Ka bërë hesape, me sa duket, dhe i rezulton që Bamir Topi ia prish gjithë skemën e planet me partinë e re që hamendësohet se mund të krijojë vitin tjetër. Ndryshe, nuk ka se si shpjegohet i gjithë ky animozitet.

E.G.

Comments

Submitted by Eduard (not verified) on

<p>Ngelet per t&#39;u testuar partia e Presidentit, por une mendoj se ndikim i saj ne Peshen politike te PD-se do te jete periferik dhe nuk besoj ta kaloje kete cak. Edhe me kete ndikim Berisha do vazhdoje te jete Kryeminister pertej 2013 (pastaj mjere vendi).....Eshte PS ajo qe duhet te krijoje frymen ne menyre qe te rrezoje Berishen nga pushteti, pastaj cfare ben Topi eshte gje tjeter..........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.