Pritet tensionim i situatës politike, PD-LSI në protestë të hënën

Postuar në 16 Dhjetor, 2017 18:23

Vendi mund të futet sërish në një spirale tensioni politik. Zgjedhja e kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm të hënën do të gjejë jashtë parlamentit dy partitë e opozitës, PD-LSI. Drejtues të saj kanë vendosur mbajtjen e një proteste kundër përpjekjes së mazhorancës për të përmbyllur këtë proces.

Lulzim Basha thirri pasditen e së shtunës fillimisht kryetarët e degëve dhe më pas grupin parlamentar demokrat për të zyrtarizuar qëndrimet për protestën dhe seancën që shënon dhe fundin e sesionit parlamentar. Pas mbledhjes ne nje konference per mediat,  Basha deklaroi se vendimi i mazhorancë rrezikon destabilizimin e vendit.

Kapja e Prokurorit është një akt që do të shkatërrojë drejtësinë në vend, procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar. Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, dhe për të kënaqur etjen për pushtet dhe karrierë të patericave që e mbajnë Edi Ramën ende në këmbë. Shpresoj se edhe partnerët tanë të kuptojnë shpejt një të vërtetë të madhe.  Emigracioni i paligjshëm dhe krimi nuk ndalen me masa teknike, por me zgjidhje politike: pastrimi i politikës nga krimi, që shqiptarëve t’u kthehet besimi tek vendi i tyre

Ndërsa të dielën, LSI mbledh Komitetin Drejtues Kombëtar për organizimin e protestës para Parlamentit.Paraprakisht, Monika Kryemadhi e cilësoi të hënën si ditën më të errët të demokracisë shqiptare. Edhe Basha paralajmëroi se zgjedhja nga socialistët e kryeprokurorit të përkohshëm më 18 dhjetor do të ishte fundi i shtetit ligjor dhe i demokracisë dhe shtoi se opozitës i lind detyra të japë përgjigjen e merituar.

Ky vendim vjen kur mazhoranca duket se ka bër një hap prapa, pasi ngërçi që mbante peng zgjedhjen e pasuesit të Adriatik Llallës në krye të organit të akuzës duket se është zhbllokuar.Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së premtes në Avokatin e Popullit  janë shqyrtuar 5 kandidatura te shoqerise civile  si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organ i cili hap garën për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas procesverbalit të publikuar, kanë përmbushur kriteret vetëm 3, të cilët janë juristët Andi Muratej, Entela Hoxhaj dhe Alfred Balla. Avokati i Popullit pritet që këto kandidatura t’ja dërgojë Kuvendit i cili jep miratimin përfundmitar.

Comments

Submitted by Gallabi (not verified) on

Diçka si shumë po i kërcen pshtjellaku, kësaj Monikës, me siguri e ka një siklet të madh (jo nga fukaralëku)!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.