Qëndrimi zyrtar i LSI-së: Rilindja, projekt antikombëtar
Lëvizja Socialiste për Integrim ka miratuar sot përmes Konventës të saj një dokument politik që i atribuon Partisë Socialiste të Edi Ramës lidhje me krimin, drogën dhe kanabizmin e vendit. Duke refuzuar të njohë përgjegjësitë e veta për katër vite bashkqeverisje, LSI e Ilir Metës deklaron pamundësi bashkëpunimi politik me Rilindjen, por jo me socialistët e thjeshtë.
Kanabizimi i vendit dhe vendosja e Shqipërisë në hartën e trafiqeve më të rrezikshme ndërkombëtare të drogës është projekti më kriminal me të cilin Rilindja nxiu e damkosi vendin.
Konventa e denoncon një zëri këtë projekt si anti kombëtar, rrënues dhe të pa pranueshëm. LSI e ka propozuar dhe mbështet fort dhe pa asnjë hezitim heqjen e plotë të imunitetit për çdo zyrtar të shtetit!
Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit! LSI e konsideron bashkëpunimin me Rilindjen si të pa mundur. Ai është një grup në funksion të interesave të krimit e drogës, të provuara këto gjerësisht. Bashkëpunim me socialistët e thjeshtë, por jo me rilindjen
thuhet ndër të tjera në dokumentin e miratuar në Konventë.
Comments
Na falni o zgjedhes, qe e
Na falni o zgjedhes, qe e kuptuam tani vone me kw kemi patur tw bwjmw! Na kishte hedhur hi syve ai i gjati dhe ishim verberuar nga tepsia. Mirpo sapo na larguan pak nga tepsia, (pak fare, se keshtu eshte filmi), ne zbuluam se kush fshihet pas PS-s! Fshihen armiqte e kombit! U bu-bu, me cilet kemi bashkpunuar deri tani! Na falni o zgjedhes, na falni, qe kemi qene te verber!
Ke duhet te votojme? keta
Ke duhet te votojme? keta sharlatane qe ishin pjese e qeverise kanabiste dhe ne vend te benin politike te paster dhe te qarte luanin nen rrogoz kukamsheftasi me terhiqe mos e keput? Do vuaje Shqiperia,DO vuaje edhe pak nga Rilindasit,Mjaftistat,G99-shat,LSI-stat dhe PD-istat.Te gjithe kane nje prerje.
Add new comment