Frojdi, i fiksuar pas seksit dhe i varur nga kokaina
Zberthimin e plotë të "babait" të psikoanalizës së Sigmund Frojd ka tentuar studiuesi amerikan, Frederick Krous në librin e tij, "Frojd: Krijimi i një iluzioni".
Krous, në librin e tij me 746 faqe e portretizon me detaje Frojdin si një "tregtar emocionesh". Frojdi ka pranuar se shumica e klientëve të tij kanë qenë në trajtim dhe se ai i shikonte ata si mostra laboratorike.
"Jo vetëm që ai i trajtoi pacientët e tij si kavie laboratorike, duke manipuluar ëndrrat dhe simptomat e tyre për t'iu përshtatur teorive të tij, por ai u pasurua nga ata, duke i mbajtur për seanca afatgjata"- thotë Krous.
Siç kishte thënë një koleg i tronditur "Ai kurrë nuk do të harronte fjalët e Frojdit kur e kishin pyetur si ndihej për pacientët e tij. Përgjigjia ishte: Unë mund të shtyp secilin prej tyre. Krous arriti në përfundimin se Frojdi ishte përdorues i rregullt i kokainës, madje duke krijuar edhe varësi. "Frojdi ishte i fiksuar me seks dhe besonte se të gjithë djemtë janë në dashuri me nënat e tyre dhe duan të vrasin baballarët e tyre, sipas kompleksit të Edipit"- shkruan studiuesi.
Krous pretendon se problemet e Frojdit filluan në fëmijërinë e tij kur familja e tij u zhvendos në një lagje hebreje në Vjenë, duke e mbushur atë me dëshirën për të mbajtur distancë nga rrënjët e tij dhe duke i nxitur një etje të papërmbajtshme për pasuri dhe lavdi.
Profesori amerikan arrin në përfundimin se kur prindërit e Sigmundit mungonin dhe e linin atë të mbikëqyrte vëllezërit e motrat më të reja, ai sulmoi seksualisht motrën e tij të vogël. Përveç kësaj, Frojdi kishte një teori të çuditshme se gratë janë "krijesa të këqija, gjiri i së cilave kërcënon çdo mashkull që hyn në mbretërinë e tyre".
Ai besonte se ambicia e fshehur e secilës femër është që të ketë zgjatimin e penisit të prerë që i mungon. Mendja e tij, thotë Krousi, zbulon "ide absurde dhe të çuditshme që lidhen me kequshqyerinë, epshin dhe mërzinë".
http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/104301/amerikanos-syggrafeas-gia-fro...
Comments
Frojdi, nje sharlatan
Frojdi, nje sharlatan autentik, i respektuar nga shoqerite sharlatane pedofiliste dhe seksualiste, me emer te madh ne keto shoqeri! Teorite e tij i pergjigjen vetem 10% realitetit! Eshte thene sa here, por shoqerite e degraduara kane nevoje per idhuj, ndaj le ta mbajne!
Kush e ka thene kete?
Kush e ka thene kete?
Add new comment