Fitoi me votat e Hysni Milloshit, sot propozon ndalimin e fotografisë së Enverit

Postuar në 18 Shtator, 2017 13:39

Lulzim Bashën, kryetarin e Partisë Demokratike e shqetëson portreti i Enver Hoxhës. Ditët ndjekin njëra – tjetrën dhe ato tregohen bujare me një njeri që nuk ka se çfarë të thotë më veçse të vazhdojë sikur nuk kupton dhe shikon për të mbajtur gjallë pazarin me Edi Ramën. Sot Basha, një ndjekës mesa duket i rregullt i televizionit, doli dhe u mor me portretin e Enver Hoxhës përdorur në mënyrë bezdisëse nga veteranë socialistë në Pezë. Me këtë rast kreu me vulë i PD-së ka deklaruar se do të propozohet së shpejti ligji për ndalimin e simboleve të komunizmit:

“Është një sëmundje e përsëritur të cilës s’mund t’i jepet ilaçi me propozime fasadë. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, gjermanëve dhe shumë shpejt do të propozojmë në Kuvend një projektligj për ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit sipas ligjit që përdorte Gjermania lidhur me simbolet e nazizmit”, tha zotëria për gazetarët.

Nisma e tij është asgjë më shumë sesa një rendje ditore pas propozimit të socialistëve për heqjen e titujve dhe dekoratave për funksionarë të Diktaturës, diçka që Basha dhe partia e tij e djathtë, nuk janë kujtuar ndonjëherë ta bajnë. Nga ana tjetër, personi në fjalë është i pabesueshëm dhe me pozicion prej komiku dy lekësh sa kohë që ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës me votat e Hysni Milloshit, që shpallte hapur venerimin për figurën e Enver Hoxhës. Lëreni të kakarisë përditë pa ia vënë veshin! Ja një mënyrë e mirë për t’i kursyer kohë vetes dhe për të shmagur ndotjen akustike që sjellin njerëz aksidentalë dhe të përkëdhelur nga fati.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

Nuk e kuptova shkrimin, autori ka hallin e Enver Hoxhes apo të Lulzim Bashës!

Submitted by Perparim Lesi (not verified) on

Ta zëmë se një projektligj për ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit do të kalojë në Kuvend, mjaft keq! Por do të ndjeja lehtësim, po te dilje ti Lulzim aga të me hiqje nga setra Yllin Partizan...!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.