"Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, të tjerat plotësohen rrugës"

Postuar në 28 Qershor, 2017 20:17

Në intervistën për Abc News raporteri, Knut Fleckenstein i është përgjigjur edhe dy pyetjeve që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Eurupian. Të para si test për afrimin me BE-në, zgjedhjet plotësuan pritshmëritë dhe bashkë me Vettingun mund t'i hapin rrugën qeverisë Rama të hapë negociatat e anëtarësimit që në vitin e parë të mandatit të dytë. 

"Ne kemi thënë që ka dy pika që duhen plotësuar për hapjen e negociatave. Zgjedhjet dhe fillimi i zbatimit të proçesit të Vettingut. Ne duhet t’i përmbahemi kësaj dhe të hapim negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Kriteret e tjera sigurisht që duhen diskutuar, por kjo mund të bëhet gjatë negociatave. Unë i kërkoj Komisionit Europian dhe Këshillit të ministrave që të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Kemi shumë për të bërë, por mendoj se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit"- theksoi Fleckenstein.

I pyetur nëse hapja e negociatave  është e realizueshme këtë vit, apo në fillim të vitit të ardhshëm, Fleckenstein flet për një normë besimi që duhet vendosur mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit, në rastin konkret Shqipëria. 

"Nëse komisioneri do të shihte se çfarë mendojnë qytetarët e Ballkanit për qëndrimin tonë, ai nuk do t’a thoshte këtë. Ne kemi qenë të qartë për kushtëzimin para hapjes së negociatave. Tani duhet të mbajmë fjalën e dhënë. Nuk bëhet fjalë për mbylljen e negociatave, por për hapjen e tyre. Komisioni dhe shtete anëtare duhet të tregohen të besueshme dhe të hapin negociatat tani". 

Qeveria e re e ka rrugën të shtruar për të fituar edhe hapjen e negociatave me BE-në dhe kësisoj të kurorëzohet ende pa nisur punën si lokomotiva që po udhëheq vendin drejt BE-së. Mirëpo gjërat nuk do të jenë kaq të thjeshta për një kryeministër si Edi Rama që ndonëse ka mbështetjen e një pjese të eurodeputetëve apo vetë kancelares Merkel, nuk gëzon aprovimin e të gjitha vendeve të BE-së duke nisur nga Greqia, e cila ka vendosur një kurs tjetër me Shqipërinë, pikërisht për shkak të marrëdhënieve me Edi Ramën. 
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias e bëri të qartë pak muaj më parë se Greqia nuk do të bëjë me dhurata si ajo e votës pro për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Kërkesat janë që Shqipëria të plotësojë disa kushte që lidhen me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe fqinjësinë e mirë. 

Comments

Submitted by genti (not verified) on

faktikisht greqia per standartet e plotesuara mendon dhe per interesat e be..fqinjesia e mire eshte dy aneshe..problemi eshte ka gje ne dore greqia ,ve dot veto..po ka edhe mendohemi po ska kritika juaj ska vler nga ky kendveshtrim..qe ne te hapim negociatat vetem perfitojm,flas si shqiptar jo per politiken..edhe po na e ben dhoro prap faleminderit..greqia para se te bej veto do ca kredi ...jo nga ne po nga ata qe bejne politikate medha..

Submitted by Andreas (not verified) on

E kam thene edhe here te tjera qe Fleckenstein eshte per Ramen siç ishte Daul per Berishen. Zerat e ketyre degjohen vetem ne mediat pro-pushtetit ne shqiperi. Mjafton te mendosh qe asnje media shqiptare nuk i publikoi asnjehere ose i publikuan "gjenetikisht te modifikuara" kushtet shtese qe vuri Greqia. Po ato kushte jane aty, te shkruara!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.