Bundestagu miraton paktin fiskal europian

Postuar në 30 Qershor, 2012 06:01

 

Me shumicë të madhe dhoma e ulët dhe e lartë e parlamentit gjerman, miratuan paktin fiskal dhe ombrellën e përhershme për shpëtimin e euros (quhet ESM). Seanca e fundit para pushimit të verës ishte dramatike dhe plot emocione. Deri minutën e fundit deputetët debatuan për politikën evropiane dhe monetare. Debati mori një karakter më delikat nga vendimet e samitit të BE-së një natë më parë (28.6.) në Bruksel. Ato shkaktuan zemërim dhe pasiguri, sidomos në radhët e opozitës në Berlin. Kancelarja Angela Merkel në Bruksel u detyrua të lëshonte pe në disa pika qendrore. Kështu kryeministrat e Italisë dhe Spanjës luftuan për të marrë nga kancelarja gjermane premtimin që vendeve të tyre nuk do t'u vihen kushte të reja për ndihmat e mëtejshme nga fondi i shpëtimit. Veç kësaj bankat e tyre në situatë të keqe, mund të marrin direkt mjete financiare nga ombrella e shpëtimit ESM. Në deklaratën e saj qeveritare Merkel  dukej e lodhur dhe me pozita të dobësuara, - raporton Deutchse Welle. (A.N.)

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Gjermanet punojne gjermanisht. Un personalisht kam shkue shume here ne vendet gjermanishtfolse, Gjermani, Austri dhe Zvicer. Aty shihet rregulli dhe disiplina ne genin e ketij populli. Parlamentaret italian (sepse shoh TV Italiane e jo spanjole) bertasin JO EUROPA ME DY SHPEJTESI HAPI !!!! Atehere linde pyetja: Pse keto parlamentaret italian nuk e bajne Italine te ecin me te njajtin ritem si ate gjerman ne menyre qe Europa mos te ecin me dy shpejtesi? - Pra fajin e paskan gjermanet qe italianet etj nuk ecin me te njajten shpejtesi.</p><p>Mendoni tashti vendet ballkanike e ne vençanti Shqipnia dhe Bosnja, qe jane perjashtue nga Europa per 500 vjet, se me ç&#39;hapa ecin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.