Kryeministri e pranon: 71 mandate nuk i bëjmë dot vetëm me votat e socialistëve

Postuar në 28 Maj, 2017 16:02

Partia Socialiste vazhdon fushatën e vet elektorale me kërkesën e votave djathtas për marrjen e 71 mandateve. Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në Elbasan, Peqin, Papër dhe Përrenjas ku ka përsëritur thirrjen për vota nga demokratët:

Nuk mjaftojnë vetëm votat e njërës palë. Na duhen gjithë votat e demokratëve të arsyeshëm. Të gjithë njerëzve që dinë ta bëjnë dallimin midis nevojës për një punë të ndershme dhe votës për të punësuar Lulzim Bashën”, tha Rama.

Vota nga demokratët po kërkon edhe LSI-ja, ndonëse nuk ka dalë në fushatë hapur. Duket se perspektiva e kthimit të PD-së në pushtet duket e largët, ndaj pushteti nuk nguron që të plotësojë vakuumin me lypjen e votës. Kundrejt çfarë ende nuk dihet...

Comments

Submitted by Nese beson se s... (not verified) on

vertete beson ky njeri se ne kete menyre vetevrasese
sic e mbylli katervjecarin e fituar me nje milion shuplaka,
do ta votojne tere socialistet?!

vertete beson se ben blushi e koco kokedhima
nuk do ja rrembejne o pantallonat shajake qe veshi ne NATO
o carapet bojra bojna qe veshi ne lutje per te terhequr syrin e Trump?!

Dashke edhe voten djathtas?!
Ne emer te kujt, o bir?!
Te Babit apo te Dajkos?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.