A. Kurti: Ishim krahinë, e thoshim ‘jemi republikë’; jemi me fusnotë, e themi ‘jemi shtet’

Postuar në 27 Qershor, 2012 12:31

Albin Kurti ka shkruar në Zëri një artikull mbi diplomacinë kosovare me titull ‘Brenda, pra jashtë”. Fillimisht, ai e ngarkon disi narracionin e tij dhe bën një lojë të gjatë stilistike me përcaktorët ‘brenda’ e ‘jashtë’: “Politika e jashtme dhe politika e brendshme janë të ndërvarura; ajo që jemi jashtë varet nga ajo që kemi brenda; kur politika e jashtme është e lidhur për politikën e brendshme, njëmend i ke të dyja: edhe politikën e jashtme, edhe politikën e brendshme. Nëse politika e jashtme nuk varet nga brenda, atëherë ajo varet nga jashtë. Në rastin e Kosovës, kjo jashtë nuk është vetëm jashtë, por tashmë është, dhe madje gjithnjë ishte, edhe brenda.”

Por merret vesh shpejt për çfarë e ka fjalën. Kërkon një politikë të jashtme të frutshme. Dhe për t’u bërë e tillë, duhet të synojmë – thotë Kurti me fjalët e veta – marrëdhëniet bilaterale e jo ato multilaterale, në kurthin e të cilave na ka futur një protektorat ndërkombëtar multilateral. “Aspirata për rritjen e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës ka zënë t´i lëshojë vend tendencës për pjesëmarrje e përfaqësim në nismat, konferencat e forumet rajonale e ndërkombëtare; emri i shtetit pa fjalën Republikë dhe me fusnotën që na e konteston shtetësinë u pranua pikërisht që Kosova të mund të marrë pjesë në forume rajonale; ashtu qysh dikur s´ishim bash republikë, sepse ishim krahinë në federatë, edhe tash s´jemi bash shtet, sepse kemi fusnotë kur shfaqemi në rajon”, thotë ai.

Kurti është i shqetësuar që Kosovën nuk e kanë njohur vendet e BRIC-ut (Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë) dhe pesë vende të BE-së; është i shqetësuar, pasi “sa më gjatë që nuk na njohin, zvogëlohen gjasat që do të na njohin në një të ardhme të afërt: koha është faktor legjitimues”. Por është i idesë, megjithatë, që “Kosova duhet të përqendrohet në mishërimin e njohjeve të deritanishme më parë se në rritjen e këtyre njohjeve edhe me ndonjë ishull të mbetur në Oqeani. Kosova duhet të lidhë marrëdhënie e të bëjë marrëveshje me shtetet që na kanë njohur”. Për ta lexuar të plotë shkrimin e Kurtit, ndiqni linkun: http://ëëë.zeri.info/artikulli/3/20/52083/brenda-pra-jashte/

E.G.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk jeni shtet, por jeni ibadet me Haxhi Hashimin.

Submitted by nik (not verified) on

O Albin.

Merr njerzit e tu dhe shko ne Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë e pastaj filloni ti thyni xhamat e qeverive te ketyre vendeve duke i share se pse nuk na njohin.

Pasi te besh kete te jesh i sigurte se nga frika qe kane prej teje,do te na njohin brenda sekondes duke tu lutur ty qe te pranosh njohjet.

Ik se nuk je per kete pune ti me ato metodat komuniste dhe propogandistike qe perdor per te mashtruar njerzit e thjeshte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.