Kur “plehrat” shiten për firmato

Pasi Moody's Investors Service publikoi raportin vjetor për bonot e thesarit të shtetit shqiptar, të gjithë mediat proqeveritare e dhanë lajmin me tituj që përcillnin kumtin se ekonomisë shqiptare i është bërë një vlersim pozitiv nga kompania prestigjoze e vlersimit të kredive. Në fakt, Moody’s bën vlerësimin e rrezikut të mospagimit nga huamarrësit të borxheve të tyre dhe jo të ekonomisë në vetvete. Dhe ku i kategorizon Moody’s bonot e thesarit shqiptar? Në kategorinë B1 të bonove, të cilat në zhargonin e financierëve quhen “junk bonds” (bono plehra), sepse kanë rrezik të lartë mospagimi nga huamarrësi. Arsyeja pse Moody’s i rendit bonot e thesarit shqiptar në kategorinë e “plehrave”? Sipas raportit të Moody's, për shkak të “nivelit goxha të lartë të borxhit publik dhe fuqisë së dobët ekonomike dhe institucionale” të Shqipërisë.
E.Zaloshnja
Comments
Edhe pse me dhimbje, kesaj

Edhe pse me dhimbje, kesaj radhe jam i detyruar ta pranoj se Zaloshnja ka te drejte. Bonot tona jane vertet plehra, pak a shume si ato te Sudes. Por nuk ekziston rreziku i mospagimit te tyre sepse qeveria s'e ka per gje te hedhe leke ne qarkullim sa te doje. Vertet do te rritet inflacioni, por pune e madhe, se mos paguan Berisha nga xhepi.

Ka nje klecke te vogel ketu.
Ka nje klecke te vogel ketu. Borxhi i jashtem i Shqiperise eshte i emetuar ne Euro, gje qe e ben me te veshtire financimin e tij permes hedhjes se parase se re ne qarkullim, pasi monedha zhvleresohet, dhe behet edhe me i veshtire konvertimi ne Euro per permbushjen e detyrimit. Dhe disa vende te tjera (madje me te fuqishme se ne) si Argjentina apo Rusia kane vertetuar pikerisht kete gje, pra borxhi i jashtem ne monedhe te ndryshme nga ajo vendase mund te shkaktoje falimentim pavarsisht fuqise se shtetit per te prere para.
shume i mencur ky zaloshnja.i

shume i mencur ky zaloshnja.i di te gjitha.duket qe ke pesuar rrjedhje truri nga qe e ke me teprice.

o zaloshnje.pa na trego pak se kur do te fillojne te pjellin homot se nuk ka mundesi te mos e dish ti.

u bere ti te diskutosh Moody's Investors Service,ate e besojne shtete dhe tregjet e botes e nuk kane ngelur per analizen tende.

Add new comment