KQZ: Ok, referendumi mbi plehrat do bëhet; por do ta shtyjmë në kalendat greke

Postuar në 28 Qershor, 2012 09:34

E morët vesh vendimin e KQZ-së së Ristanëve lidhur me referendumin mbi plehrat? Ja, veç për kësi gjërash u punon truri Berishës e veglave të tij: U punon truri se si të bëjnë poshtërsira dhe se si të gjejnë marifete ligjore për të justifikuar këto poshtërsira. KQZ-ja e gjeti një hile sot: “E ka pranuar kërkesën e Aleancës kundër Importit të Plehrave për të zhvilluar referendumin popullor, por – dhe këtu nis hilja - thotë se më 3 janar 2013 KQZ-ja do t'ia përcjellë kërkesën Gjykatës Kushtetuese, për të marrë në shqyrtim ligjshmërinë e saj”.

Zëdhënësi i KQZ-së shpjegoi se në bazë të Kodit Zgjedhor, në të gjitha rastet kur për një motiv apo një tjetër KQZ-ja nuk është shprehur mbi vlefshmërinë e një referendumi brenda datës 15 mars, kërkesa e paraqitur i kalon për aprovim Gjykatës Kushtetuese në muajin e parë të vitit pasardhës. Pra, në rastin konkret, meqenëse KQZ-ja humbi kohë me shqyrtimin e firmave të paraqitura, dhe nuk arriti të shprehej brenda datës 15 mars, Kodi Zgjedhor, sipas zëdhënësit, detyron KQZ-në t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese. Për të mos humbur tjetër kohë, KQZ-ja ka vendosur ta paraqesë kërkesën në fjalë në ditën e parë të vlefshme, 3 janar 2013.

Epo mirë, referendumi do mbahet, duket çdo gjë ok. Hm, duket amá, sepse në fakt ka një përcaktim ligjor, që e përjashton mbajtjen e një referendumi brenda një harku kohor prej 6 muajsh nga zhvillimi i zgjedhjeve në vend. Dhe në qershor 2013 pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ardhshëm. Dhe kështu, Gjykata Kushtetuese do ta shtyjë për në vitin 2014 referendumin kundër importit të plehrave.

Është byth e zgjut, Berisha. Apo s’jeni bindur akoma? Nëse s’jeni bindur, do keni kohë të bindeni. Gjithmonë ka kohë për t’u bindur për këtë gjë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

kushdo qe te kishte nje interes ekonomik tek plehrat do kishte vepruar njesoj. Kuptohet, ne rastin tone mini-me eshte implantuar kudo ne te gjtiha instancat e vendimmarrjes. Por dyshoj se PS apo kushdo parti tjeter qe do kishte miratuar nje ligj te tille, me prapaskena te llogaritura ne euro dhe dollare ekzaktesisht, do kishte lejuar mbajtjen e nje referendumi. Mbase referendumi fiton ne 2014, por nderkohe jane bere nje dore e mire parash. dhe, pastaj, kush na garanton qe rezultatet e referendumit nuk manipulohen. Te gjitha partite jane mjeshtre manipulimesh votash. Nuk ka asnje shprese.

Submitted by Bard (not verified) on

Jane bythe te zgjuara ata qe fitojne nga shtyrja e referendumit, plehraxhinjte qe duan ta bejne Shqiperine kosh mbeturinash, te cilet germojne nate e dite neper manuale ligjore si te fusin ndonje trailer me toksina ne dogane pa hyre ne burg. Keta plehraxhinj ka konsulente Sala, keshtu qe s'ka pse e merr meriten kryeministri jone, kur dihet kush i leviz fijet nga mbrapa tij..

Submitted by Anonim (not verified) on

Keto jane veprime te tipit mafjoz, kjo bande nuk ishen me kete KQZ

Submitted by Levizja PPPP (P... (not verified) on

Te filloje nje levizje e organizur si ajo qe propozon Erion Brace.   Cdo dite ne mengjes grupi organizator jep adresen se ku do derdhen plehrat e dites, dhe ne populli shkojme tua hedhim tek dera.  Une jam gati te derdh 2 thase me plehra cdo dite ne adresen qe do na japi grupi organizator.  Rrojme ne epoken e Facebook dhe Twitter, koordinimi te jete i tipit te Pranveres Arabe.

Submitted by arvanites (not verified) on

Ktu qekan akoma ne fazen e bindjes se Berisha eshte bythe e zgjut. Kur te kaloni ne fazen se eshte nje diktator qe vjedh vota dhe vret njerez per te mbajtur pushtetin na coni i zile.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.