Ambasadori amerikan skërmit dhëmbët dhe Ristanët vihen në punë

Postuar në 27 Qershor, 2012 11:09

 

Ka muaj të tërë që pranë KQZ-së janë dorëzuar mbi 60 mijë nënshkrime qytetarësh, që kërkojnë organizimin e një referendumi mbi importin e plehrave (maxhoranca ka miratuar një ligj që e lejon këtë lloj importi; ligjin e kanë emërtuar me një eufemizëm tinzar ‘Mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve’). Kanë qenë të nevojshme 50 mijë firma, dhe Aleanca e qytetarëve kundër këtij ligji ka dorëzuar mbi 60 mijë.

Pas kësaj, KQZ-ja nuk u bë e gjallë. Po flinte mbi këtë kërkesë. Dhe s’kish për t’i dalë gjumi, nëse nuk do dëgjohej një ‘konsideratë e fortë’ e ambasadorit amerikan, teksa po përuronte aksionin ‘Vepro tani!’. Atje, ambasadori tha: “KQZ-ja po pengon realizimin e referendumit, dhe me këtë veprim ajo po minon edhe njëherë besimin e publikut për të vepruar me paanësi dhe në interes të gjithë qytetarëve”. Kaq ishte, dhe aty për aty, pa kaluar as një orë, Ristanët e KQZ-së u zgjuan befas mú sikur dikush u kish kapur bolet e po ua shtrydhte. “Jemi duke e shqyrtuar kërkesën”, thanë. “Shumë shpejt do dalim me një vendim”. Vendimin do ta japin nesër. Pasi të flasin me Berishën.

M.N.

Comments

Submitted by KRESHNIK (not verified) on

<p>Ky vemje me fytyre njeriu do ngelet sinonimi i rrenimit te sistemit te numrimit te votave ne Shqiperi.Ky rrenoj perfundimisht misionin e KQZ.Vemje te tille gjer ne vdekjen e tyre klinike ,vemje ngelen...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.