Gjermanët të shqetësuar nga disa tifozë …. gjermanë

Postuar në 27 Qershor, 2012 08:08

Në Europë nuk është folur shumë, por janë vetë gjermanët që flasin. Në ndeshjen e futbollit Gjermani-Danimarkë, në Lviv të Ukrainës, janë vënë re tifozë me sjellje naziste. Disa syresh kanë thirrur në kor "Sieg, Sieg" (Fitore, Fitore); është një thirrje që evokon sloganin nazist "Sieg Heil". Një grup i vogël syresh tundnin në ajër flamujt hitlerianë me ngjyrën e zezë, të kuqe e të bardhë.  

Florian Schubert, një gazetar që shkruan për një website anti-racist (Publikative.org), kish fotografuar një tifoz me numrin 88 në shpinë, i cili bart një simbolikë qartazi naziste, dhe nënkupton shprehjen ‘Heil Hitler’ (Gërma ‘H’ është e teta e alfabetit gjerman, dhe dy tetat bashkë duan të thonë dy ‘H’ bashkë, duan të thonë pra Heil Hitler). I njëjti gazetar ka raportuar se një numër tifozësh përshëndesnin në mënyrë naziste në stadium, dhe se ka parë flamuj ku ish shkruar "Gott Mit Uns" (Zoti është me ne), gjë që ushtarët e Wehrmacht-it e mbanin të shkruar në tokëzat e rripave të mesit.

Dhe të gjitha këto ndodhin në Ukrainë e Poloni, ku miliona njerëz, jo vetëm çifutë, kanë vuajtur mizoritë hitleriane.

E.G.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Nuk ka pse te shkoni kaq larg, shikoni ca shqiptare idiote, tifoza te gjermanise, qe neper rrjetet sociale shkruajne thirrje naziste. U bene keta shqiptare, bishti i kavallit, te guzojne te shkrujane ne kete menyre. Ne fund te fundit, racizmi eshte injorance</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.