Sa do ta ngrejë tavanin e votave Edi Rama?

Kryesocialisti Edi Rama, i ftuar në emisionin “Prizëm” të Aleksandër Furxhit në AS i përgjigj kështu pyetjes “Keni shkuar derë më derë, keni qenë të vendosur si opozitë, keni qenë të frymëzuar, keni frymëzuar pasuesit tuaj, si do ta kapërceni atë që e shihni si rrezik?”:
“Në qoftë se në Tiranë, me një vjedhje industriale të gjithë koalicionit [qeveritar] kundër nesh dhe kundër meje personalisht, [rezultati] ngeci tek 10 votat e fundit, në zgjedhjet e vitit 2013, do të jenë mijëra e dhjetëra-mijëra më shumë se 10 vota.”
Në vijim të intervistës së mbrëmshme, Rama bëri sot thirje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së për një lëvizje të re, në funksion të arritjes së objektivit të mësipërm. “Është koha për t’i dhënë jetë një lëvizjeje të re në të gjithë territorin për të folur sy më sy me njerëzit. Kjo lëvizje duhet të nisë menjëherë, tanimë që në krye të axhendës sonë politike pragu i vitit të fundit të këtij mandati ka vendosur për ne zgjedhjet e ardhme dhe fitoren e tyre për të jetësuar programin tonë ‘Për një Rilindje Shqiptare’,” tha Rama.
Me fjalë të tjera, Rama ka kuptuar se duhet ngritur edhe më tej tavani votave opozitare, për të dalë mbi KQZ-në e Berishës. Në vitin 2009, koalicioni i udhëhequr prej tij mori rreth 120 mijë vota më shumë se sa pothuaj i njëjti koalicion kishte marrë në vitin 2005, atëherë i udhëhequr nga Nano. Por kjo rritje e tavanit të votave nuk i siguroi fitoren në KQZ. Ndërsa në vitin 2011, Rama mori në Tiranë rreth 27 mijë vota më shumë se ai vetë kishte marrë në vitin 2007, kur kishte patur dhe ndihmën e votave të LSI-së, të cilën vjet e pati kundër. Por përsëri, kjo rritje e tavanit të votave nuk i siguroi fitoren në KQZ.
E.Zaloshnja
Comments
kete here do te shkoni sy me

kete here do te shkoni sy me sy qe te rrisni tavanin e votave

O zaloshnja (se ti je specialisti qe paguan edi per sondazhet),heren e kaluar shkuan mullar me mullar qe nuk fituan.

Zaloshnje, ti e di mire qe

Zaloshnje,

ti e di mire qe zgjedhjet e 2005 nuk jane te mira per tu marre per baze. Sistemi elektoral ka qene komplet ndryshe. Edhe nqs merr votat per deputet, mos harro qe partite aleate kishin kandidatet e tyre ne ato zgjedhje. E ne fund, nuk mund te marresh numer votash po perqindjet.

Mbi te gjitha, duhet ta kuptosh si ekonomist mbi te gjitha qe ne Shqiperi pak vota ndryshojne krah sepse pak veta kane interes ta bejne nje gje te tille. Shumica e popullsise votuese eshte e lidhur me interesat e tyre me njeren nga dy partite kryesore. E kjo shpjegon edhe ate pak rritje qe PS vertet arriti ne 2009. Ajo vjen kryesisht nga marrja e 2-3% te votave ndaj LSI. Kjo ndodhi sepse nje pjese e elektoratit te saj filloi te besonte se LSI nuk kishte asnje shans per te ardhur ne pushtet. Sot kush eshte i zgjuar e kupton qe LSI eshte kingmaker.

Nuk je ne USA ketu ku egziston nje mase e madhe e te pavendosurish qe ne baze te pragmatizmit ideologjik shkojne e votojne.

Rama mund te fitonte fare mire nqs rihap partine, u rijep pushtet te vertete politik shume njerezve qe sot i ka kundra e kesisoj afron njerez te tjere prane kauzes se tij. Ai kete nuk e pranon dot. Prandaj e vetmja mundesi qe ai te vi ne pushtet ne 2013 eshte qe AKZ dhe FRD ti marrin shume vota PD-se. Kjo eshte e gjitha.

Albi, Ti ke te drejte kur

Albi,

Ti ke te drejte kur thua qe AKZ dhe FRD jane mundesia me e madhe per te bere diferencen ne vota mes Rames dhe Berishes ne 2013-en.

Ne fakt Zaloshnja e ka bere me pare analizen ne perqindje, por s'po e gjej ketu te respiblica. Sa mbaj mend une, ai ka shkruajtur se vota PROPORCIONALE e koalicionit Nano ne 2005 ishte ne nivelin 41.5% dhe vota PROPORCIONALE e koalicionit Rama ne 2009 ishte 45.5%. Pra i bie qe rritja te kete ardhur nga shtimi i popullsise votuese, tkurrja e LSI-se, dhe marrja e disa votave te tjera. Ndersa krahasimi 2007es me 2011en s'behet dot ne perqindje, sepse u rrit shume pjesmarrja ne 2011, nga 40% ne 52%. Keshtu qe i bie qe per Ramen ne 2011en te kene votuar shume njerez qe nuk dolen per te votuar per te ne 2007-en.

Sidoqofte, sic thote edhe Zaloshnja, Rama duket se e ka kap tavanin e votave te tij, s'ka ku shkon me lart. Te shohim sa vota do t'i heqi Berishes AKZ dhe FRD...

I mjeri Zalosnjaqe

I mjeri Zalosnjaqe mbeti duke bere llogarite e rames, por a nuk e kupton ky deshtak i perjetshem, qe ky sherbim i perunjur nuk e çon dot ne fitore PS. berisha s'ben fare llogari per 4 vjet, ne fund e nxjerr sa i duhet...Çlodhu nje dite , o Zaloshnja, se mbete te kembet e Rames.

Rama mbetet i pandreqshem. Ne

Rama mbetet i pandreqshem. Ne retorikat e tij te diteve te fundit flet per fitore te sigurte (madje edhe pse thote se do ia vjedhin votat), ashtu sic vazhdon te mbetet i bindur se ka fituar ne 2009. Per kete ai me mire duhet te pyese socialistet e thjeshte, votuesit dhe kontributoret kryesore te PS te cilet jane tash se paku 7 vite pa pune (ndonese Rama paska fituar ne 2009). Fatkeqesisht, te vetmit qe do te fitojen me Ramen ne 2013, jane po ata qe kane fituar ne 2009, tufa e deputeteve miliardere socialiste qe e mbajne peng kryetarin Rama, ndersa socialistet....do te vazhdojne te humbin me "fitoret" e Rames.

Nuk di ndonje diktator qe

Nuk di ndonje diktator qe eshte rrezuar me vota.

Ramiz Alia

Ramiz Alia

Me kte llogjike i bie qe edhe
Me kte llogjike i bie qe edhe Sala ne 97 u rrezua me vota.
Add new comment