Ardian Ndreca: Mark Marku ka përgatitur kryqëzimin e tij

Ardian Ndreca i bën jehonë ‘shpërthimit’ të Mark Markut në një shkrim të tijin për Mapon. Në një intervistë të publikuar dje në të përditshmen Panorama, Marku shtronte nevojën e rithemelimit të PD-së, por para se të arrinte tek ky moment, ai bënte një numër qortimesh, që kishin të bënin me zgjedhjen e Presidentit dhe me ndryshimet e fundit në qeveri. “Ndryshime pa ndonjë logjikë politike”, i quante këto të fundit Marku.
Ndreca nuk beson se ndokush do të vihet në lëvizje nga ‘sugjerimi’ i Markut për rithemelimin e PD-së. Asgjë s’ka për të ndërruar në PD, thotë ai. Ah po, një gjë ka për t’u ndërruar, dhe këtë e thotë në paragrafin e fundit të shkrimit: “I vetmi që do të ndërrohet … do të jetë vetë deputeti Mark Marku”. Në rastin më të parë (për ta lexuar të plotë shkrimin e Ndrecës ndiqni linkun: http://www.mapo.al/2012/06/26/ma-ne-fund-nji-heretik/).
E.G.
Comments
Prapa Bonopartit po nxjerr

Prapa Bonopartit po nxjerr krye Napoleoni!

Po rigrupohet "Grupi i Pader Zef Pllumit".

Me sa duket Berisha do ta kete punen keq veren tjeter.....

Zoti Kadare nuk ka per ta pertypur lehte refuzimin e kanditatures se Sander Lleshit.

Edhe Shinasi Rama e Zef Brozi do ti bashkohen levizjes "kunder plakut Mere".

Le te shohim zhvillime interesante.

Nuk jane te favorshme

Nuk jane te favorshme 'kushtet atmosferike' ne PD per Mark Markun, te cilin Ilir Skrapalliu e quajti 'adash' per ato mendime tek Peka.

Add new comment