Si dështoi mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

Postuar në 26 Qershor, 2012 05:07

Të premten e kaluar dështoi sërish mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Palët nuk gjetën konsensusin për çështjet kyçe që kanë të bëjnë me riformatimin e KQZ, procesin e ankimimit si dhe rekomandimet e ODIHR për teknologjinë e zgjedhjeve.  Bashkëkryetari socialist Daminan Gjiknuri braktisi mbledhjen pas rezervave që kishte për cështjet që po diskutoheshin. Maxhoranca akuzoi opozitën për bllokim me qëllim, ndërkohë PS deklaroi se të mërkurën do të paraqesë një projekt draft për pikat kyce.

Gazeta Shqip ka botuar sot pjesën “e nxehtë” të debatit të zhvilluar në komision, të cilën po e riprodhojmë të plotë më poshtë.

Ilir Rusmali – Komenti i ODIHR-it është ai që përcakton jetën ose vdekjen e ëndrrës damianiane. Nuk ka mundësi tjetër interpretimi. Për këtë kemi qenë të qartë që në sekondën e parë. Është e kotë të diskutojmë.

Damian Gjiknuri – Ke kohë që ke rrjedhur… o ëndrra rusmaliane! Ti jeton në atë botën tënde rusmaliane. Je shkëputur nga realiteti. Je tek ai mjedisi yt, që nuk është mjedisi yt njerëzor, se flet kot. Bën edhe ofeza me procesverbal.

Ilir Rusmali – Dakord, ta mbaroj, se unë të lashë ty të flisje.

Damian Gjiknuri – Po deshe të bësh ofeza… se ti je njeri me plot gropa dhe… mund të të bëjnë ofeza… Se nuk je ndonjë personalitet që shkëlqen në të gjitha drejtimet. Mëshoji mirë asaj karriges!

Ilir Rusmali – Damian, unë nuk mërzitem kurrë me ty. Ti nuk më mërzit mua.

Damian Gjiknuri – E di unë, je mësuar me të shara ti… Je rrahur nga…

Ilir Rusmali – Ti nuk më mërzit dot mua. Ti, dëgjo këto që po të them, se është politikisht e rëndësishme.

Damian Gjiknuri – … Mbaje, mëshoji asaj karrigeje.

Ilir Rusmali – Jo, do të flas unë një herë: është politikisht e rëndësishme. Ne dalim sot nga kjo mbledhje përpara shqiptarëve, sepse nuk e bëjmë dot në kurriz të shqiptarëve gjënë: ose duke thënë që PS po kërkon të bllokojë procesin me akuzën (pretekstin) që duhet t’i vijë një dokument nga ODIHR-i, për të cilin…

Damian Gjiknuri – Jo, mor jo, partia e ka miratuar atë… Ti e ke miratuar atë gjë, qëndroi asaj që ke miratuar.

Ilir Rusmali – Jo, jo, prit. …të cilin ne nuk e dimë kur mund të vijë, ose teza jote që e hodhe në mënyrë të paturpshme sot mbyllet këtu dhe nuk përmendet më dhe ngarkojmë ekspertët që deri ditën e hënë ta sjellin materialin e ripunuar. Nuk ka opsion tjetër, i dashur. Për këtë duhet të përgjigjesh ti. Pa në je qen apo je zagar, është histori që ta gjykojnë të tjerët ty. Nuk ta gjykoj unë dot dhe nuk dua as ta gjykoj. Ky është problemi që kemi dhe për këtë dua të më japësh përgjigje, i dashur Damian, sepse jam i detyruar që për 5 minuta të dal përpara shqiptarëve dhe t’i informoj. Dakord? Ma thuaj pak, që ta kemi të fiksuar!

Damian Gjiknuri – Ti bëj atë informimin tënd, sepse atë ke bërë gjithë këto kohë. Nuk më tremb fare mua me atë pjesë. Ata morën përsipër të bëjnë një gjë. Vetë i hodhe ato dozat e tua politike, se do vetë t’i frustosh situatat ti, sepse nuk do të krijosh një klimë bashkëpunimi. Është fatkeqësia më e madhe që e drejton ti këtë gjë, por nejse, atë pjesë nuk e zgjedhim dot.

Ilir Rusmali – Të nderuar kolegë, unë kërkoj votën tuaj! Unë kërkoj votë! Më jepni mundësinë që ta…

Damian Gjiknuri – Ore zotëri, do të na lësh të merremi vesh këtu, apo jo? Mos bërtit!

Ilir Rusmali – Unë kërkoj votën e komisionit!

Damian Gjiknuri – Zotërinjtë morën përsipër të bëjnë një punë që u është caktuar.

Ilir Rusmali – Ata kërkojnë vullnetin e shprehur!

Damian Gjiknuri – Po çfarë vullneti kërkojnë ata tani?!

Ilir Rusmali – Të nderuar kolegë, kush është dakord që ta autorizojmë Bledin që të punojë për teknologjitë, mbi bazën e materialit që disponon?

Damian Gjiknuri – Votim irelevant.

Ilir Rusmali – Kërkohet vullneti i komisionit, se nuk kemi konsensus. Zoti Dule, cili është qëndrimi juaj?

Vangjel Dule – Së pari, nuk mund të kemi një votim pa pasur një vendim. Ju nuk mund të hidhni në votim çfarë të doni dhe si të doni ju. Kemi një mandat të rifreskuar dje nga mandatdhënësi, që është komisioni…

Ilir Rusmali – Seanca plenare.

Vangjel Dule – Zoti Rusmali, unë po flas tani, ndërsa ju jepni direktiva. Më vjen keq, por ky është ofendim!

Ilir Rusmali – Kjo është që ne sot “të ndajmë shapin nga sheqeri”.

Vangjel Dule – Po mirë, ju ndajeni edhe shapin, edhe sheqerin; ne do të hedhim edhe thekrën, por unë po flas, ju po jepni udhëzime si do të shkruani…

(Diskutime pa mikrofon.)

lihen pa zgjidhur edhe ato për të cilat ekziston vullneti.

Ilir Rusmali – Unë nuk ia lë dot ODIHR-it në kurriz votimin. ODIHR-i me ne ka qenë ekstremist i qartë; vërejtjet e tij janë aty të shkruara dhe përfundimtare. ODIHR-i thotë se nuk i ndryshon vërejtjet e tij…

Damian Gjiknuri – Mos gënjeni kështu!

Ilir Rusmali – …prandaj, të nderuar kolegë, ne këtu autorizojmë ekspertët, në të kundërt dalim përpara shqiptarëve dhe u themi që kjo është taktika e re e bllokimit.

Damian Gjiknuri – ODIHR-i ju ka dhënë vërejtje vetëm për procedurën e votimit.

Ilir Rusmali – I keni zoti Gjiknuri, sepse keni negociuar ju me ODIHR-in dhe juve jua ka dhënë. Unë hedh në votim projektvendimin. (Ndërhyrje pa mikrofon.)Unë atë dua. Mos e miratoni, por jini i qartë në qëndrimin tuaj! Nuk e miratoni, por jini i qartë në mendimin tuaj, lojëra me komisionin dhe me shqiptarët mos bëni!

Damian Gjiknuri – Ky komision funksionon sipas rregullave që i kemi vendosur bashkë. U dhatë detyrë ekspertëve. Vetë e hodhe politikën brenda dhe vetë kërkove që…

Ilir Rusmali – Kjo që thoni ju është broçkull dhe nuk ka lidhje!

Damian Gjiknuri – U dhatë detyrë atyre për të hënën dhe për të mërkurën.

Ilir Rusmali – Po, por njeriu kërkon autorizimin e qartë nga komisioni. Po kërkon autorizimin e qartë nga komisioni dhe do të të japë qartësisht autorizimin.

Damian Gjiknuri – Le të fillojmë me identifikimin…

Ilir Rusmali – Jo, autorizimin e qartë nga komisioni. Unë dua autorizimin e qartë nga komisioni, sepse eksperti nuk mund të pengohet në punën e tij. Autorizimin e qartë nga komisioni, këtë duhet të bëjmë.

Damian Gjiknuri – Gjërat kanë qenë paketë dhe nuk mund të kalojnë kështu. Ti do të marrësh çfarë ke interes dhe të lësh të tjerat që nuk të interesojnë. Nuk mund të shkojnë kështu, por paketë. Ato kompromise që do të bëhen, do të bëhen në kompleks dhe nuk mund të ndahen.

Ilir Rusmali – Damian, po braktis mbledhjen, ti bashkë me kolegët e tu. Kthehu në mbledhje, sepse nuk është mirë kjo që po bën!  Damian, e mban mend? Po braktis mbledhjen Damian? E mban mend këtë histori? Damian, ti po braktis mbledhjen! Kthehu në tavolinë, Damian dhe mos e zgjat!

Damian Gjiknuri – Detyrat ekspertët i morën dhe le të vazhdojnë punën.

Ilir Rusmali – Mbledhja nuk mbaron pa rënë dakord për ta mbyllur. Ulu dhe mos e braktis mbledhjen Damian, sepse braktisja e mbledhjes është një gjë e rëndë! Damian, mos e braktis mbledhjen! Eksperti yt ka kërkuar autorizimin e qartë nga komisioni. Eksperti yt meriton që të autorizohet nga komisioni. Mos e braktisni mbledhjen, Damian! Mos e braktisni mbledhjen, Damian, sepse do të rrahë kryetari! Mos e braktis mbledhjen!

Damian Gjiknuri – O njeri, që je mësuar të të rrahin gjithë kohës!

Ilir Rusmali – Damian, mos ik nga mbledhja, sepse do të rrahë kryetari! Do të rrahë kryetari, Damian! Damian, mos ik nga mbledhja! Unë jam i detyruar të depozitoj në komision projektvendimin, sepse ekspertët nuk mund të punojnë pa pasur vullnetin e shprehur të komisionit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p><strong>RUSmali shifi mbiemrin, te tjerat kuptohen vete.................</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.