Vetvriten dy vajza të reja; për motive nderi e dinjiteti

Lajmi i parë. Quhej Brinjola Lami. Studente. 21 vjeçare. Nga Korça. E dashuruar. Pardje u nda nga jeta. U vetvra. Me pistoletën e të atit, që punon polic. U vetvra, ngaqë nuk mundi të duronte faktin që i dashuri e kish tradhëtuar me një tjetër. E kish parë, teksa e tradhëtonte. Ish kthyer në shtëpi, në Korçë, e tronditur, dhe ia kish thënë nënës atë që kish ndodhur. Pas një jave, kish marrë celularin, dhe kish shkruar një mesazh për të dashurin. Panorama e kish publikuar këtë sms të shkruar pa asnjë gabim ortografik dhe me të gjitha gërmat ‘ë’: “Nuk mundem të jetoj pa ty. Të dua shumë. Më mirë të vdes se sa të të shoh në krahët e një tjetre”.
Lajmi i dytë. Quhej Filomena Xhelezi. Ish 24 vjeç. Juriste. Kish dy vjet që ish diplomuar. E fejuar me një 24 vjeçar nga fshati i saj, Spille, ku jetonte pas diplomimit. Ka qenë i fejuari që e ka gjetur të varur në një pishë, buzë detit. Me një kabëll elektrik. Shkak ish depresioni. Dhe shkak i depresionit, sipas të përditshmeve, ish fakti që s’po mundte të gjente punë e të ushtronte profesionin e saj.
Re.Pu.
Comments
Ngushellime familjeve.
Ngushellime familjeve. Fatkeqsisht njerezit me me shume karakter jane me te prirur te vrasin veten...
Ne ate vend gjysma e
<p>Ne ate vend gjysma e popullsise jane te semure psiqik dhe gjysma tjeter jeton e lumtur ne ate ambjent (te vetkrijuar) qe jetojne. Per te paret ka mundesi sherimi por per te dytet me vjen keq qe nuk mund ti ndihmosh dot me.</p>
Teper e dhimbeshme! Duhet te
<p><strong><strong>Teper e dhimbeshme! Duhet te bejme gjithshka,te gjithe, te mos arrijne deri ketu,pavaresisht nga arsyet e forta qe i çojne ne depresion...</strong></strong></p>
Add new comment