Shënime për Ramiz Alinë e këtyre 20 vjetëve
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/8032_images_7.jpg?itok=tU5Qkz8R)
Kam shkruar shpesh për Ramiz Alinë. Në këto ditë që ai na la, u jam kthyer shënimeve për të e desha t’i rifreskoja pak disa prej tyre…
Aty nga fundi i vitit 1990, lexoja ato që shkruheshin gjatë natës nëpër muret e Kavajës e Tiranës dhe drithëroja nga brohorimat e turmave, që më në fund dukej se do kalonin pa u ndëshkuar edhe pse shfaqnin urrejtje për Hoxhën, duke e krahasuar atë me Hitlerin. E më pat shkuar disa here në mend gjyqi për krimet naziste që u zhvillua pas luftës, në Nyrenberg të Gjermanisë.
Isha i bindur se për diktaturën enveriane, për rrënimin shpirtëror të një populli të tërë, për prapambetjen e llahtarshme ekonomike, do të kishim edhe ne një Nyrenberg tonin. Dikush do të dilte para këtij gjyqi, të jepte llogari e të merrte ndëshkim.
Tani shoh ideologët dhe zbatuesit e zellshëm të nazizmit tonë tek dalin në Nyrenbergun mediatik. Jo në kinema “17 Nëntori”, as në atë të “Brigadave”, ku bëheshin më parë gjyqet me peshë politike, por në ca studio televizive dhe gjyqin ua bëjnë zakonisht ca gazetarë që të japin përshtypjen se kanë lindur të tërë më 21 shkurt 1991, një ditë pasi u zvarrit Shtatorja e Madhe.
Dalin shend e verë para kamerave, Ramiz Alia, byroistë të tjerë, ministra, gjykatës, hetues dhe deri gardianë burgjesh. Gazetarët fytyrë ëmbël, që i presin në rolin e përzjerë të avokatit, gjykatësit dhe prokurorit, duket që kanë vrapuar deri poshtë për t’u hapur dyert e veturave. Në vend të prangave ata kanë nxituar t’i çlirojnë të akuzuarit nga palltot e rënda dhe pasi i udhëheqin përballë kamerave, në vend të aktakuzave, u shtyjnë përpara mbi tavolinë, filxhanët avullues të ekspresëve.
Pastaj Ramizi me të tijtë, rrëmbejnë penelët dhe bëjnë portretet e veta, në qetësi të plotë, pa bezditë e të vuajturve, pa dëshmitarë të përzishëm a të gjymtuar. Në stilin e tij paskomunist, delfini i Enver Hoxhës sqaron se shumë gënjeshtra të thëna në kohë, ka qenë i detyruar t’i jepte ashtu, pasiqë e tillë ishte koha dhe ai ish i merakosur se popullit do t’i bënte dëm e vërteta lakuriq. Dhe nuk na tregon, a ka ardhur koha tani, a jemi pjekur ne, që e vërteta e tij të mos na dëmtojë më.

Ca kohë më parë, lexova një intervistë të Hekuran Isait, përfaqësuesit më domethënës të acarit komunist, Ministrit të burgjeve, të kampeve të internimit dhe shfarosjes, kryekreut të Sigurimit të Shtetit. Duke folur për internimet dhe zhvendosjet masive të qindramijë shqiptarëve të pafajshëm, gazetari e pyeste: “a mund të na thoni mendimin tuaj në lidhje me atë fenomen të çuditshëm… nëse kanë qenë internimet ashtu siç pretendohet nga mbarë opinioni”?
Nga një shtrim i tillë i pyetjes u binda që për Nyrenbergun e Isait paskesh qenë zgjedhur tamam njeriu i përshtatshëm! Aty Hekurani, në pikturim e sipër të Hekuranit, për versionin historik që parapëlqen të ketë, ka kënaqësinë të bëjë edhe shaka!
-Për cilat familje po flet, për ato që i kemi marrë… dhe i kemi sjellë në Myzeqe? Ata … tani janë bërë pronarë tokash dhe unë, në të vërtetë, kam pritur të më falenderojnë.
Qerrata Ministër! Mjaft i prirur drejt humorit!
Ish pikërisht ky Hekuran, që Gani Kodra, oficer i lartë i Ministrisë së Brendëshme ka shkruar se ndodhej gjithmonë i pranishëm në torturimin e Kadri Azbiut me shokë!
-Ju thoni se ka qenë e ndaluar tortura? – e pyet gazetari ish-Ministrin e Brendshëm.
-Po të të them që ishte e ndaluar me ligj, nuk do të më besosh, por kjo është një e vërtetë që duhet të pranohet. Ka pasur raste që lejohej, për ekzemplarë të veçantë të ndaluarish, për ata që përbënin rrezik shoqëror. Në këto raste miratohej veprimi i torturës mbi ta.
-Ju, zoti Hekuran, …nuk keni asnjë faj? – pyet me frikën se mos e lëndojë gazetari.
-Fajet e mia i gjejnë të tjerët…. duke filluar që nga Ramiz Alia që pranoi të
futesha në burg për shtatë palë qejfe, (Hekurani qesh me lot). (Pyetjet dhe përgjigjet, duke perfshirë edhe ”qeshjen me lot” i kam shkëputur nga gazeta Panorama e datës 13 nëntor 2005).

Në një kanal televiziv qe ftuar për Nyrenbergun e tij mediatik, ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. Në atë bisedë televizive, që e udhëhiqte dhe aty një gazetar riosh, e pyesnin Aranitin famëmadh për mëkatet që i kanë varur në qafë. Çela i flaku tej një e nga një të gjitha torbat e përgjegjësive. Për fatin e mirë të të ftuarit, drejtuesi i emisionit, për dëshmitarë, nuk thërriste dot aty asnjë nga priftërinjtë katolikë të varrosur në ato gropat e përbashkëta, pas proceseve gjykatore të Çelës. Gazetari nuk merrte dot në studjo asnjë nga ministrat e brendshëm të Hoxhës të dërguar rregullisht në botën tjetër me verdiktet e Aranitit. Djaloshi nuk sillte dot aty Feçor Shehun e torturuar, (kam parasysh filmimin bardhezi të gjyqit që kryesonte Aranit Çela me theksin e tij lab). Që të na fliste për Aranitin, gazetari pat ftuar vetë Aranitin! Në një çast djaloshi i Pasnëntëdhjetës e pyet: “Zoti Çela, po ju nuk keni asnjë brrejtje ndërgjegjeje?” Ish kryetari i Gjykates së Lartë i përgjigjet: “Aspak. Unë zbatoja ligjet e asaj kohe”
Ligjet e asaj kohe!.. Mbështetur mbi cilët ligje, mbi cilat prova i shpuri Aranit Çela para skuadrës së pushkatimit Beqir Ballukun, Feçor Shehun dhe të tjerët? Mbi cilat dëshmi? Mbi dëshmitë e Paranoiakut të Madh? Krimi i Çelës bëhet më i rëndë kur të gjithë e kuptojnë, se edhe ai kish të njëjtin opinion me ne, atë që akuzat ndaj shokëve të tij të maleve partizane nuk kishin si të qëndronin në këmbë! Pale ato të katolikëve të shquar që nuk kishin këmbë fare!
Ligjet e asj kohe!.. Është një nga shfajësimet më tipike të dëgjuara në gjyqin e Nyrenbergut nga goja e kriminelve nazistë gjermanë: “Zbatoja ligjet! Zbatoja urdhërat!” Alia, Çela dhe Isai fshihen pas ligjeve dhe askush nuk u kërkon llogari për pjesën e parë të tragjedisë, atë të bërjes së ligjeve! Ata ishin deputetë të Kuvendit Popullor, (asaj kovaçhanës që farkëtonte ligjet), që nga dita e parë e Kuvendit në dhjetor 1945 e deri ditët e fundit - në dhjetor 1990. Ata ishin anëtarë të Komitetit Qendror që kur u shpik e deri kur u fik ai komitet! E këta kryekrerë të regjimit i trajtojnë tani ligjet sikur ato t’i paskesh sjellë nga qielli një mesagjer i Zotit!
Le të buzëqeshim duke sjellë ndërmend frikën e tyre të ndëshkimit, e cila pati kulme dhe rënie, por ama vazhdoi mbi 40 vjet dhe u davarit vetëm kur hyri shekulli i ri.
Ramiz Alia është mburur me dhjetëra herë duke kërkuar Çmimin e Madh për ndërrimin e sistemeve dhe vendosjen e pluralizmit pa gjak. Por çdo me thënë “pa gjak”? Përse duhej që ndërrimi i sistemeve të kryhej me gjak?! Çudi, ëh?! Nuk e pat thënë njeri që duhej derdhur gjak për këtë. Aaaaaaa! Mos vallë shoku Ramiz ka në këtë frazë një vlerësim të sinqertë për dënimin që meritonte ai dhe shokët e tij? Se nuk ka shpjegim tjetër. Vetverdikti i Aranitit ishte gjaku. Pra kishin plotësisht të drejtë të trembeshin dhe ne duhet t’i urojmë ata për shpëtimin e gjakut të tyre, pavarësisht se gjaku i shqiptarëve vazhdon e po shkon, ende, rrëke!...
Comments
Nuk edi ne do e lexosh kete

Nuk edi ne do e lexosh kete Koment P.Kulla.

Eshte vertete qe ne ate kohe shume njerez humben jeten dhe shume familje u shkaterruan.Kjo ishte nje pjese e erret (Njolle e Zeze ) e atij sistemi por edhe njerezve qe ishin ne ate makineri.

Por nuk mund te mohohet fakti qe u La nje Pasuri ne Burime njerezore (Nje nga keto ishe edhe Zotrote ) Nje Pasuri ne Infrastrukturen e Ekonomise qe kishte nevoje per nje Rinovim.

Njerezit ishin te varfer nga ana Konsumatore......Por jo Shteti ne Vetvete . Nuk kishte Plage te Tipit (Trafik Droge, Qeniesh Njerzore, apo Vrasje dhe Mashtrime.....)

Asnjehere mos e ngaterro Kapitalizmin e Evropes (Sidomos asaj Italiane dhe Greke ) me ate te Amerikes.

Kur shkruan mundohu te jesh objektiv dhe jo me ngjyrim....dhe mllef .

Duke lexuar keto shenime te

Duke lexuar keto shenime te Pellumb Kulles, mendja me shkon tek Pellumbi, the i them vehtes perse shkruan ne kete menyre?! Eshte e qarte qe te gjithe keta, ish anetare te pushtetit te ashtuquajtur komunist, te shprehen ne ate menyre, thjesht zbatova ligjet dhe ashtu ishte, thjesht zbatonin ligjin. Por me poshte vete Pellumbi thote, per cfare ligjesh, ato qe i benin vete? Nuk eshte faji i tyre me i madh, ata ishin thjesht servilet e Zotit, dhe Zot i atij vendi ishte vetem Nje, dhe Pellumbi e di mire qe ishte vetem Ai nga Argjirokastra. Ai ishte dirigjenti, kur ngrinte shkopin dhe kur e ulte, te gjithe te tjeret ishin puthadoresh dhe servila te cilet edhe ata rronin me frike prej tij. Ai pasi konsolidoi kolltukun e Zotit, ishte i plotfuqishmi. E cfare mund te bente Ramizi, Hekurani apo Araniti dhe kompania bela e te tjereve? Asgje. Te njejten gje mund te bejne edhe sot e kesaj dite vete ju Pellumb e kompania bela e anetareve servila te PD ndaj nje Z. Sali Berisha. Apo edhe ne PS , PSD dhe keshtu me rradhe kur 1-shi nuk e leshon ate, Kolltukun. Vete Pellumb dhe per te miren e familjes zgjodhe pas 1997, te qendroje ne ShBA, dhe mire bere pasi ajo eshte ne te miren e perspektiven e femijve, te cilet jane e ardhmja, por po te ishe ne Shqiperi, duhet te pakten te jesh real, ose do te kishe perfunduar ne ndonje parti tjeter, ose jashte partise se ashtuquajtur demokratike shqiptare, pasi sot shihet qe Kolltuku, i ka eleminuar kuadrot e vjetra dhe shoket qe ishin me te ne te njejten llogore kunder diktatures, duke ngritur perseri nje gjysme diktature. Eshte mire qe me shkrimet e tua qofte ato ese, apo humoristike ke goditur ne menyre te shkelqyer te gjitha temat qe njeriu i mbart ne vetvete nepermjet formimit te tij, te cilat brezat e tjere te bejne vleresimin, qe jane te keqija dhe mbartin diktatin ose jane te mira dhe mbartin humanizmin. Kohen e ke vleresuar ne menyre te sakte si dhe shume te tjere qe ishte diktature, por duhet te vleresojme edhe kohen e sotme dhe te behemi me humane. Dhe une besoj se mosderdhja e gjakut ka nje ane te mire, pavaresisht qe edhe mund te kemi vuajtur, por kemi mbijetuar dhe kjo eshte nje shenje llogjike e nje njeriu te cilin ne e nderojme, dhe pas nes edhe brezat e tjere. Me nje fjale ata vertet nuk pendohen pasi ashtu jane te brumosur, por edhe brezi i ri nuk eshte treguar mizor. Le te prehet edhe shpirti i tij atje lart. E cfare rendesie ka, qofte ne xhenet apo ne parajse. Kudo qofte nuk i prish pune njeriu, qofte ai qe permendet, dhe kjo ndodh per njerzit qe bejne emer, si puna juaj, qofte edhe pa te si puna ime. Te gjithe jemi ardhes ne kete bote dhe do te ikim nga erdhem. Cfituam. Paqja eshte nje fjale e bukur por ne pergjithesi e parealizuar. Te perpiqemi. Me nderime Gjeeane.

nuk le rregjim pa i sherbyer

nuk le rregjim pa i sherbyer o kulla pellumb

dhe pa iu hequr patkonjte kur kthenin kembet nga dielli ,

tani po na shfaqesh edhe filozof po je shume plak per keto pune

rri se e dijme si i je lepire edhe hekuranit edhe ramizit,

edhe te birit te aranitit...

rri a derebardhe se nuk e ben dot vete permendoren tende...

Z.Kulla,titullin

Z.Kulla,titullin e keni vene vet apo ekipi i ResPublica.al?!...E bej kete pyetje thjeshte ,pasi ne "Shenime per Ramiz Aline e ketyre 20 vjeteve" me shume apo plotesisht flitet per Hekuran Isain e Aranit Celen sesa per Ramiz Aline...Megjithate nje perpjekje e keni bere,pavaresisht sec panorame na keni sjelle...Mua,nga te gjitha sa jane rradhitur me lart

me shqeteson:"...pavaresisht se gjaku i shqiptareve vazhdon e po shkon, ende , rreke !..." Kesaj, po (!),nuk po i jap dot nje spjegim...Mbase dhe paaftesia ime...Por a mund te me sqaroni,ju lutem sinqerisht,pse po vazhdone shkon rreke ky gjaku yne ende!?...Flm!!!

Te gjithe te permendurit nga

Te gjithe te permendurit nga Kulla duhej te vareshin ne litar deri sa tu dilte shpirti dhe te liheshin ashtu te varur ne mes te Tiranes per dy dite rresht.

Zoti Kulla eshte nje humorist

Zoti Kulla eshte nje humorist i talentuar qe i ka bere shqiptaret te qeshin ne kohen qe ai e paska urryer aq shume sa nuk mund ta krahasosh as me te denuarit e atij sistemi. Bente per te qeshur sidomos me ballistet e varur per kembesh, pasi ishin nginjur me byrek e pula.

Te vjen keq qe nje shkrimtar spekulon kur shkruan se jane me "qindra mije shqiptare te pafajshem" qe jane denuar e zhvendosur nga rregjimi. Ku e ka marre kete shifer zoteria? Te pushkatuarit, te denuarit me burg dhe me internim nga regjimi 45 vjecar ishin pak me shume se 10 mije, por asesi 11 mije. Per kete shifer u akuzuan edhe byroistet ne gjyq.

Shume jane edhe 10 mije dhe keq e shume keq per regjimin, por te besh fjale per qindra mijera eshte genjeshter qe shkakton efekt te kundert nga ai qe deshiron zoti Kulla.

Ne qe jetojme, bashke me zotin shkrimtar shohim e degjojme se te vraret e te mbyturit nga 1992 deri ne vitin 2000 jane me shume se 15 mije. E zotit shkrimtar duhet t'i jene dhimbsur keta dhe ata qe kumunisti i thekur Sali Berisha i vrete ne mes te bulevardit. Nuk e kemi degjuar te vikase per keto gjema z. Kulla, madje as te flas a shkruaj ndonje fjale. Nuk e kemi degjuar te shpreh dhimbje a influencoje te behej ndonje note proteste (si diplomat qe ishte) kur nje shtet i zgjebosur si Maqedonia vetem ne zonen e kufirit shteteror te Rajces ka vrare gati 20 shqiptare prej vitit 1992 deri sa shpertheu konflikti etnik brenda Maqedonise, ne vitin 2000.

Dobare flet pasi Saliu te kete nderruar jete.

Zoti Kulla ishte nje humorist

Zoti Kulla ishte nje humorist Medioker qe bente nje humor "kines" ,

nje diplomat Deficent, me aktivitet diplomatik zero me xhufke , te denje per njerez me IQ lower than IQ of my A**

dhe nje historian qesharak ne shpirtin e te cilit mbizoterojne instiktet e Akrepit ------

Megjtihate me keto cilesi qe ka Kulla nuk eshte i vetem , sepse ne kete tranzicion qe po kalojme tipat e Kulles po na drejtojne sot, duke u mburrur pikerisht per keto cilesi tipike reptilesh

Rajmond, o te keqen nena! Ku

Rajmond, o te keqen nena! Ku ne fe te tyt et i ke gjetur keto vleresime per kete fakir Kullen? Apo ato qe ti ke qejf te jene te duket se jane?

Thashe njehere te te hidhja ferrave, po pastaj te lashe te besh hije mbi dhe. Dhe ja po e ben!

Degjo ore garbage -- Ato qe

Degjo ore garbage -- Ato qe them une nuk jane per trurin tend se ti hyn ne ato lloj Krijesash qe jane te Kalbura ne Mendje ,ne Shpirt dhe ne Karakter

--___ Ti je nena e "Pellumbit me shoke " qe, per te shpetuar pasurite e tyre , dhe jeten e tyre prej reptliesh te perjeteshem i perdornin nenat ,motrat dhe grate e tyre si kliente tek " Gentelman's Clubs " ne garnizonet e Turkut, Italianit, Gjermanit dhe gjithe ndryesirave te huaaj qe versuleshin per te pushtuar Shqiperine .

------- Dhe pastaj ju , nenat e atyre lloj "Tullumave" pasi mbaronit punen tuaj " F'ck-fisnike" duke shkundur "xhevahiret " tuaja ne preherin e Armiqve ,sillnit ne jete ........"Pellumba" te tille te mbushur me skrupuj urrejtje ndaj atyre qe per te cliruar Shqiperine nga "Babaqaforet tuaj" , falnin jeten dhe rininee tyre duke luftuar

.............Dhe ja sot, kemi 20 vjet qe degjojme pislleqet qe perhapin ngado keta "Pellumbat e Kazermave" tuaj , __ te cilet i jane hedhur persiper Shqiperise si nje gelbaze turkoshake dhe po i marrin frymen ,

.... me mentalitetin e tyre te neveritshem ku mundohen qe__ Turpin tuaj Historik__ te na i shesin per ........Virtyt ---

Te gjithe shqiptaret me mend,

Te gjithe shqiptaret me mend, ish-te persekutuar, ish-komuniste apo ish-asnjanes, duhet te denojne moralisht te gjitha aktet e padrejta te regjimit komunist. Sigurisht qe ato akte kane edhe autore, edhe fajtore. Keta fajtore eshte dashur te denohen me kohe. Thirrjet per Nuremberg jane thirrje njerezish, ose mendjelehte, ose te ligj. Zoti Kulla nuk mund dhe as duhet te konsiderohet pjese e nomenklatures. Ka qene thjeshte nje artist, madje me vlera te pamohueshme. Por, te thuash sot se diktatura e "rrenoi shpirterisht nje popull te tere" eshte e turpshme. Se pari, duhet te percaktojme qarte se cfare eshte shpirterisht e larte (e moralshme) dhe cfare jo dhe pastaj te gjykojme rreth "rrenimit shpirteror". Nese vertete zoti Kulla dhe te tjere si ai besojne se njeriu i kapitalizmit ( ku jeton zoteria dhe nga eshte nisur Shqiperia) eshte njeriu i duhur dhe me moral te shendoshe, eshte pune e tyre. Perendimi mund te glorifikohet per anen materiale (madje edhe ajo eshte relative) por, sa i perket anes morale, nuk ka pikete ku te marresh si shembull. Vete Papa aktual tha me 13 Gusht 2006 se "Ne Perendim eshte veshtire ta gjesh ndokund Zotin. Njerezit e kane ndertuar jeten e tyre jo me Zotin por sipa deshirave te tyre.".

Sa i perket te kerkuarit falje, une jam dakord qe kjo gje duhej bere me kohe. Por, duhet shume fisnikeri ta besh kete. Dhe,c'eshte me e rendesishmja, duhet bere ndaj njerezve fisnike. A beson zoti Kulla se kundershtaret e komunizmit nuk kane aresye perse te kerkojne falje? Cili nga bashkepunetoret e pushtuesve (tradhetaret) ka kerkuar falje deri tani? Cili nga spiunet e te huajve ka kerkuar falje deri tani? Cili nga vrasesit e komunisteve dhe jo komunisteve (gjoja duke luftuar sistemin) ka kerkuar falje deri tani? A e shihni pra se eshte me e komplikuar kjo ceshtje?

Duhet te jemi me te ftohte dhe te aresyeshem.

Niko

Rrenimin shpirteror nuk e

Rrenimin shpirteror nuk e thote Kulla.Per rrenimin shpirteror per 50 vjet mburrej me te madhe vete PARTIA DHE SHOKU RAMIZ. "NJERIU I RI,VEPRA ME E MADHE E PARTISE".A nuk te kujtohet ky sllogan i kudogjendur.Ne fakt kjo ka qene vepra me mizore dhe e percudnuar qe beri Partia.Edhe sot pas 20 vjetesh qe komunizmi ideologjik,por jo faktik , ka rene shohim se njeriu i ri vazhdon perseri tek ti ,tek une, tek tjetri dhe pothuajse tek te gjithe nga pak.Po cili ishte njeriu i ri.Ishte njeriu fallc dhe i shtirun.A nuk i sheh keto cilesi nga pak tek te gjithe nga ata ne maje e tek ata ne fund.

Zoteri Kelmendi! Nuk e di a

Zoteri Kelmendi! Nuk e di a flet nga Shqiperia, nga Kosova apo nga Perendimi, por ne e kemi jetuar ate kohe dhe e dime shume mire se njeriun e ka krijuar Zoti (per besimtaret) ose natyra (per jobesimtaret). I ashtequajturi "njeri i ri" qe permend ti, dhe qe kerkohej te krijohej atehere ishte njeriu qe punon per Atdheun ( deri ne sakrifice) dhe jo njeriu qe e zhvat Atdheun, sic bejne sot shumica; ishte njeriu qe duhej te ishte gati ne cdo kohe te mbronte Atdheun, deri me jeten e tij dhe jo njeriu qe i shmanget sherbimit ushtarak ne vendin e tij (sic kane bere keto 20 vjet) dhe qe , nga ana tjeter, mezi pret te shkoje si mercenar per te ruajtur qetesine e "Zoterinjve" te kesaj bote ne Lindjen e Mesme e gjetiu; duhej te ishte njeriu qe meson e studion per t'i sherbyer popullit ( dhe sigurisht, per te mbajtur veten e familjen) dhe jo njeriu qe merr nga shtate diploma universitetesh, pa ditur te shkruje mire as shqip; duhej te ishte njeriu qe krijimin e familjes e shihte si nje gje shume te rendesishme dhe jo njeriu i sotem qe i pelqen te zderhallet e te " bashkejetoje" (d.m.th. te kurveroje); duhej te ishte njeriu qe gjendej gjithnje ne kerkim te punes dhe jo njeriu qe kerkon te gjendet perhere ne klube nate, qendra bixhozi dhe bordello; duhej te ishte njeriu qe eshte ne kerkim te dijes dhe jo njeriu ne kerkim te droges; duhej te ishte njeriu qe respekton prinderit dhe me te vjetrit dhe jo njeriu qe s'do t'ia dije per tjeterkend, vec vehtes; duhej te ishte njeriu i pajtimit dhe jo njeriu i gjakmarrjes, sic jane shume sot; duhej te ishte njeriu qe e ngre zerin per padrejtesite ( nuk i lejohej te shante udheheqjen e larte-mjerisht- megjithese sot e shan gjithe diten dhe kjo nuk i sjelle asnje dobi)-"Secili, pa frike dhe me shkronja te medha te thote se cfare mendon ai per punen dhe per njerezit",- dhe jo njeriu qe i duhet te jape 5000 Euro per nje vend pune; duhej te ishte njeriu ( mjeku, mesuesi etj.) qe i sherben popullit ne cdo cep te Shqiperise, falas, dhe jo mjeku qe s'te fut ne sallen e operacionit pa te marre parate apo mesuesi qe te jep diplome kundrejt parave, sic ndodh sot; duhej te ishte njeriu qe eshte gati te mbroje kufijte e Shqiperise, edhe me jeten e tij, e jo njeriu qe i fal 250 mije km2 territor te huajve etj.etj.

Keshtu, zoti Kelmendi, nese njeh njerez pa moral, ky nuk eshte faji i te kaluares. Te tille ka patur qe kur eshte krijuar njerezimi, por modeli i njeriut te kapitalizmit eshte ( ne gjithe boten) modeli i individualistit qe njeh vetem veten dhe nuk do t'ia dije per te tjeret. Nuk e di a jeni dakord me citimin e Papes Benedikt i XVI apo jo, qe ua kam vene me siper. Mund ta gjeni ne Google po te doni.

Niko

O Pellumb do kishin kuptim

O Pellumb do kishin kuptim keto qe shkruan nese Shqiperia nuk do ishte akoma nen sundimin ekomunisteve. Por nuk na le ndergjegja te shfajesojme Ramizin kur kemi ne kurriz nje palaco qe ja merr dhe |Ramizit or ti shok..

Ju andej nga jetoni mendoni eshte me e lehte jeta nen Saliun?

Jo mor jo.. Njerezit njesoj ngelen pa buke dhe dinjitet nese "kritikojne" rregjimin..

E sa per mua, me mire nje komunizem i shpallur se nje komunizem i fshehur.

ka nje te vertete ne kete

ka nje te vertete ne kete perqasje te Pellumb Kulles,dhe une e gjej shpjegimin tek Proçesi Eichmann(nazist i akuzuar per genocid),kur ky perpara gjyqit deklaronte se kishte zbatuar ligjin dhe,edhe sikur ti jepej prape rasti,perseri do zbatonte ligjin.Pra,ne raportin Humanizem/legjislacion,Eichmann nuk hezitonte te vendoste te dytin mbi kurriz te jeteve te humbura te mijera/miliona njerezve.Ketu duhet reflektuar gjate,se keshtu do na dale qe diktatura paska prodhuar vetem heronjte e saj.Sepse u dashkesh derdhur gjak,kjo eshte interesante,sepse z.Kulla e di qe kur dy pale perplasen derdhet gjak,dhe mjaft nga ne populli i thjeshte nuk kishim pare mire hijeshine e bllokut,e jo me sheshet e Parisit dhe te Vjenes.Pastaj,i ndjeri Hajdari kishte ca gjera manget ne prirjet politike;i ndjeri Hajdari do varte komunistet ne litar(dhe s'linte rast pa evokuar kete); s'besoj te ishte e embel per veshet e te rinjve(apo vete studenteve) qe kishin prinder komuniste apo te aferm;keto gjera deri diku i kam degjuar dhe perjetuar vete dhe s'ka historian rishtaz te mi mesoje se dyti.Ketu Ramiz Alia ka pasur nje rol te rendesishem,se mundej te bente harakirin e akrepit;te digjej vete me gjithe Tiranen brenda.Natyrisht,nuk me duket inteligjente qe gazetare te rinj(apo skile te vjetra)te ftojne vete pergjegjesit e dhunes diktatoriale,se edhe ujkun kur e fton,te thote se hengri nga uria,dhe uria nuk denohet dot se eshte nje ves shume i respektueshem ne kulturen kristiane.

Add new comment