Kullat në Tiranë – miratohen 2 të reja. Ndërtim/zhvillimi duket se ka fituar debatin e madh për kryeqytetin
Televizioni Publik Shqiptar ka shtruar sot për diskutim një temë që mbetet e nxehtë në Shqipëri: ndërtimi i kullave në Tiranë. Me ardhjen në krye të Bashkisë të Erjon Veliajt, u sanksionua parimi se kullat racionalizojnë më mirë territorin duke kërkuar shtrirje në hapësirë. TVSh-ja sjell në vëmendje një deklaratë të tetorit 201 të kreut të Bashkisë Erjon Veliaj, që cilëson të drejtën kushtetuese për zhvillimin e pronës, ndërkohë që nga kjo e thënë në praktikë është ecur shpejt. Kështu në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit zhvilluar më 15 prill, krahas Planit të ri Urbanistik u miratuan edhe 2 leje ndërtimi për kulla: njëra pas hotel “Tirana”, tjetra në bulevardin “Bajram Curri”.
Pas këtyre lejeve është i kotë mesa duket kundërshtimi, pasi qeveria dhe Bashkia po ecin të vendosur në dhënie lejesh, në zhvillim projektesh në lartësi në qendër të Tiranës, duke i dhënë fund një konservimi si ai që parashikohet në ligjin për monumentet apo qendrat historike, të cilin nuk e ka respektuar dhe besuar kush. Sot pushteti ka në dorë levat të çojë përpara projektimin e pykëzimit me kylla, duke hedhur bazën e një modernizimi përmes ndërtimit, ndonëse mbetet e paqartë nëse ky është vizion i tij, apo kërkesë e tregut.
Comments
Zalooooo, ku je o Zalo?
Zalooooo, ku je o Zalo? Nxirre koken o Zalo e bej shpejt nje sondazh.
Hani mut, qeras qeveria!
Hani mutin e atij te fiqve, nderrojeni pak se ngelet vetem me ate te Rames!
Add new comment