Marku: Ndryshimet në qeveri pa logjikë politike; Çili: Ndryshimet e bëra nuk janë ndryshime

Ndryshimet e bëra në qeveri nuk kanë përmbushur pritmëritë e një numri njerëzish brenda maxhorancës. Deputeti Mark Marku është bërë i gjallë menjëherë. Në një intervistë për Panoramën, ai ndalet fillimisht tek emërimi i Flamur Nokës në krye të Ministrisë së Rendit. “Noka është funksionar partiak, e nuk më duket çudi pse ai është shpërblyer për përkushtimin ndaj PD-së e ndaj kryetarit të saj, zotit Berisha”, thotë ai duke lënë të nënkuptuar edhe një si miratim, edhe një si ironi. Por kuptohet se e ka ironi, pasi pak më poshtë shprehet që “emërimi i Nokës nuk është nga ato emërime që tregojnë vullnetin politik të së ardhshmes, apo që tregojnë se maxhoranca nuk e ka humbur forcën e reagimit”.
Edhe të tjerë jashtë politikës nuk janë të kënaqur me këto ndryshime. Komentatori Henri Çili, i cili i ka pasur shpesh qëndrimet e veta të njëjta me ato të maxhorancës, këtë herë nuk duket i bindur. Merret vesh se ka pritur ndryshime domethënëse, e prandaj s’e ka të zorshme të thotë se “PD-ja thjesht ka mbushur një vend të mbetur bosh”, ndërsa “Meta ka zgjidhur problemet e ekuilibrave të brendshëm të LSi-së”.
E.G.
Comments
Problemi nuk eshte iku

Problemi nuk eshte iku Nishani apo erdhi Noka ne nje ministri. Problemi eshte qe qeverisja e PD ka humbur cdo impuls pozitiv per te shtyre perpara reformat dhe per te permiresuar gjendjen e vendit.

Une them se Flamurit i duhet
Une them se Flamurit i duhet dhene nje shans te implementoje vizionin e tij qeverises.
E forte.

E forte.

Kisha menduar se ministri me

Kisha menduar se ministri me i paafte eshte Genc Pollo.

Por isha gabuar. Kulmi i paaftesise eshte Aldo Bumçi. Eshte i vetmi minister kulture ne keto 20 vjet qe nuk e kemi pare te vizitoje nje monument kulture!

Ai me ngjane me disa personazhe te Stefan Zweig, qe bejne gjysma veprimesh, qe nisen, pastaj behen pishman dhe pendohen ( Luigi XVI etc).

Vartesit e tij thone se ne zyren e tij ka nje mal me shkresa dhe nuk u jep dot drejtim. Eshte si "Beni ecen vete". Por, problemi eshte se Beni, eci me ne fund, por ky nuk ka gjasa !.....

HA HA HA! I MADH QENKE, POR

HA HA HA!

I MADH QENKE, POR ME ALDON PO ME KUJTON LENININ: "NJE HAP PARA , DY MBRAPA"!

Çili e ka gabim jane

Çili e ka gabim jane ndryshime te qehallareve ne çiflikun e Ilir Metes.

Por neve mire na i bejne deri sa heshtim e durojme dhe presim shpetimin nga EKR-ja.

Add new comment