Gazetarë, na ndihmoni!

Postuar në 25 Shtator, 2011 06:15
Pajtim Lutaj

Para disa ditësh ne i dhamë hapësirë një polemike mes dy mjekëve të njohur, Pajtim Lutajt e Mentor Petrelës. Lajmiet që dhamë ishin neutrale. E nuk kish se si të ish ndryshe, pasi nuk kishim mundësi të zhbirilonim në arsyet e njërit apo tjetrit. Ne folëm fillimisht për një intervistë të doktor Petrelës, të publikuar në një nga të përditshmet shqiptare, e më pas i bëmë jehonë reagimit të doktor Lutajt. Ky i fundit, i nxitur nga lajmi që dhamë lidhur me këtë polemikë, na ka shkruar përsëri. Shumë shkurt. Do donim që këtë debat ta mbanim të ndezur, pasi sektori i shëndetësisë është në pikë të hallit (të paktën, sipas një vështrimi të shkujdesur nga jashtë). Më poshtë është një letër që na e dërgon doktor Lutaj. M. Nano.

Përshëndetje Respublica,

Ju bëj me dije se artikulli që unë kam shkruar nuk është politik. Nuk është as  personal; në fakt nuk kam asgjë personale me Mentorin, pasi operojmë në fusha të ndryshme; as edhe professional, pasi nuk flitet për shkencën e mjekësisë.

Në artikull shkruhet qartë  se është një denoncim i personave që deformojnë realitetin, rregullore dhe ligje, prandaj është dhe titulli Deformatorët. Të gjitha faktet që shkruhen janë të dokumentuara dhe lehtësisht të provueshme nga cilido. Eshtë shumë lehtë të provosh katrahurën që u bë vitin e kaluar me konkursin e specializantëve. Dihet se kush e ka uzurpuar postin e kryetarit të Këshillit te Profesorëve. Mund të verifikohen shumë lehtë procedurat e përzgjedhjes së shefave në korrikun që kaloi.

Jam prekur shumë këto ditë nga qindra telefonata nga QSUT-ja. Edhe pse shpreheshin se e gjenin veten në artikull dhe aprovonin çdo gjë, më shumë vlerësonin kurajon, e për këtë nuk më erdhi mirë. Këto janë problemet reale që ka QSUT-ja sot, dhe ja kush janë ata që i shkaktojnë. Jeni ju gazetarët apo analistët që mund të bëni më shumë. Ne kërkojme ndihmën tuaj. Të thuhen gjërat ashtu si janë, në realitet.

Me respekt, Pajtim Lutaj.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

Fillimi do të ishte të evitoheshin denoncimet si bllokqen e sigurims, se e para nuk kemi nga ti dijmë dhe e dyta na prishin stomakun në mëngjes damkat me njolla në biografi.

Pastaj me të thënë të drejtën nuk marrim vesh shumë nga sistemi i sotëm i shëndetësisë. Mirë do të ishte të njohim rregullat se di duhet të funksionojë dhe pastaj të kuptojmë se çfarë nuk ka funksionuar mundësisht me fakte, kush janë lojtarët dhe influencat në terren?

Por kjo bëhet me reporterë investigativë, nuk e di sa të tillë mund të mobilizojë "Respublica".

Submitted by specializanti (not verified) on

sa per specializimet eshte bere vertet nje lemsh. Gjithçka vetem e vetem qe te fitojne pa merite perveç femijeve te doktoreve, (sivjet ishin shume dhe me mesatare mbi 9 te gjithe sepse dihet qe shoket e prindereve i merrnin ne provim per 6 vite te shkolles), por edhe nipa, mbesa dhe miq te doktoreve. Duke mos e zgjidhur dot me manipulim rezultati ne provimin me shkrim, sepse kjo gje u denoncua edhe nga Fiks Fare, e zgjidhen duke bere shtesa, ku numri i fituesve shkoi ne mbi 100 shtesa. Megjithate nje gje po qarkullon sot ne ambjentet spitalore qe Mentor Petrela do te behet Rektor i Universitetit Mjekesor pasi eshte nje projekt per ta kthyer Fakultetin e Mjeksise ne Universitet dhe dihen interesat e medha qe ka. Pasinuk u ngopen njehere keta njerez.

Submitted by Anonim (not verified) on

Dua te tregoj vetem nje gje: pajtim lutaj eshte okulist i cili ka edhe nje klinike private, ne te njejten kohe eshte antar ne KMCAP prane ISSH. Me falni por profesori duhet ta dije shume mire kuptimin e fjalise "Ndalohet per ushtrim detyre ose profesioni sepse ka konflikt interesash", apo ky njeri le ti shkele ligjet, rregullat, kodet etj. Ehhh, beni si them une dhe mos beni si bej une. I do te gjitha si duket ky zoteri, te pije gjakun e njerezve ku te mundet dhe sa te mundet, kjo eshte mjekesia jone.

Submitted by Anonim (not verified) on

Dua te tregoj vetem nje gje: pajtim lutaj eshte okulist i cili ka edhe nje klinike private, ne te njejten kohe eshte antar ne KMCAP prane ISSH. Me falni por profesori duhet ta dije shume mire kuptimin e fjalise "Ndalohet per ushtrim detyre ose profesioni sepse ka konflikt interesash", apo ky njeri le ti shkele ligjet, rregullat, kodet etj. Ehhh, beni si them une dhe mos beni si bej une. I do te gjitha si duket ky zoteri, te pije gjakun e njerezve ku te mundet dhe sa te mundet, kjo eshte mjekesia jone.

Submitted by studenti i mjekesise (not verified) on

I nderuar profesor Lutaj!

Ju jeni nje nga profesoret e Fakultetit te Mjekesise, nje nga mjeket e QSUT por dhe vellai i deputitetit socialist te fIerit , Pirro Lutaj. Une ju perkrah ju ne keto qe shkruani por me dhimbje deklaroj qe ju duhet te shkruani keshtu edhe per rastin e specializimeve ne okulistike.....apo nuk ju vjen mire sepse ju e dini me mire qe te fitosh nje vend si specialzant shkon deri ne 100 milion leke . Cmund te thoni ju per te afermen tuaj qe fitoi specializimin ne okulistike vitin e shkuar akademi? mos ishte rastesi? pse nuk reagoni ju sic po reagoni tani ndaj profesor Petreles per padrejtesite e Dekanit te FM apo interesant tuaja personale jua ndalojne kete. Ju i nderuar profesor (nuk flas vec per ju persoanlisht por edhe shume kolege mjeke dhe profesor te QSUT) keni uzurpuar sisemin shendetesor (Fakultetin e Mjekesise dhe QSUT) , ja veshtiresoni jeten ne cdo sens studenteve, specializanteve dhe pacienteve dhe kujdeseni per interesat tuaja meskine .

Submitted by ALMEDICUS (not verified) on

*Nga përfaqësija e Lëvizjes Studentore për Reformimin e Sistemit Arsimor Shëndetësor Fakulteti I Mjekësisë,  Dhjetor 2010

Ky artikull botohet me qëllimin për të shpalosur publikisht të gjithë rrugëtimin e së vërtetës së protestave të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Dhjetor të vitit 2010 si dhe për t’i dhënë fund disa thashethemnajave mbi objektivat e saj të cilat shumëherë janë lakuar si të induktuara apo të politizuara nga struktura jashtë-studentore (nisur edhe nga shkrimi i Prof. Pajtim Lutaj disa ditë më parë në  një nga të përditshmet shqiptare)

Rikujtesë:

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Dhjetor të 2010 ndërmorrën një varg protestash që kishin të bënin me reformimin e sistemit arsimor shëndetësor. Ndër kërkesat kryesore ishin: ndryshimi i metodologjisë së mësimdhënies interaktive dhe nxitëse e mendimit kritik, ndryshime në infrastrukturën akademike, ngritjen e sallave të studimit dhe bibliotekave etj. Kërkesat e tyre tërhoqën vëmendjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Si përfundim, u mbajt një mbledhje e veçantë në Rektorat me të gjithë këshillin e profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë ,nga ku u premtua për tu realizuar shumë prej tyre si kundërpërgjigje e presionit të studentëve për të hyrë në grevë urie.

Protesta, studentët dhe profesorët

Në Fakultetin e Mjekësisë kishte prej mëse dy vitesh që organizoheshin forma të ndryshme peticionesh. Protesta në vetvete ishte një finalizim i aktivizmave të vazhdueshme për të sjellë ndryshimin. Në Shqipëri është shumë e vështirë të bindësh njerëzit dhe t’i ndërgjegjësosh ata që të jesh aktiv në jetën politike dhe civile për të kërkuar atë që të takon,të drejtën tënde, është një nga elementët bazë të demokracisë. Duket që e kaluara jonë historike ka ngulur thellë në identitetin tonë  sjellje pjesërisht të pandërgjegjshme si frika, nënshtrimi ndaj sistemit, të mos kuptuarit të forcës tënde si celulë unike e ndryshimit të madh dhe çka është më e keqe, apatia. Të parat mund t’i luftosh,me kalimin e kohës shpërbëhen  nëse kemi katalizatorët e duhur të politikbërjes demokratike, ama apatia, ajo është vrastare. Si mund të luftosh Hiçin!

Si sa më sipër,pjesa më e madhe e studentëve e shihnin me skepticizëm të madh arritjen e ndonjë ndryshimi me shpresa të humbura ndaj sistemit dhe pesimistë ndaj të ardhmes, vazhdonin bisedat kafeneve a thua se prej andej do të vinte zgjidhja. Të tjerë nuk kishin forcën e duhur për të kaluar vetveten dhe për të mposhtur frikërat e tyre të brumosura në familje,dhuratë nga sistemi i mëparshëm. Disa, thjesht nuk njihnin alternativa të tjera duke u atashuar inercisht nëpër hallkat e sistemit; kategoria tjetër  e studentëve, bijë e bija të këtij të fundit, në pritje të së ardhmes së tyre të sigurtë, ndiheshin mirë në të gjithë këtë paçavure bile kundërshtonin me forcë çdo lloj ndryshimi.

I njëjti kategorizim reagimesh mund të vihej re edhe nga ana e trupës pedagogjike. Gjatë ftesave tona të vazhdueshme për të na mbështetur publikisht apo për të qënë aktivë në  vendimmarrjet e strukturave dhe për të përcjellë zërin tonë, shumë pak profesorë u përgjigjen. Të vetmit që na kanë mbështetur vazhdimisht , edhe publikisht, kanë qënë tre nga Profesorët tanë si Maksim Çela, Bashkim Resuli dhe disi Mentor Petrela. Në gazeta u botuan edhe pse shume kohë pas përfundimit të protestave, refleksione të ish profesorëve të tjerë të Fakultetit të Mjekësisë si Pajtim Lutaj, Isuf Kalo etj. Të tjerët limitoheshin në dhënien e këshillave,sugjerimeve apo pajtoheshin me kërkesat tona duke ndarë të njëjtin mendim në lidhje me gjendjen e mjerueshme të sistemit arsimor shëndetësor .Rreth 300 profesorët e tjerë pranuan në heshtje të gjitha ngjarjet e protestave te studentëve pa marrë asnjë përgjegjësi mbi vete dhe pa dalë asnjëherë në mbrojtje të tyre.

Ama e gjithë protesta u mbajt gjallë dhe u ushqye vazhdimisht me studentë të rinj që i bashkoheshin kauzës së përbashkët. Bëhet fjalë për të rinj energjikë, të talentuar dhe mbi të gjitha me aftësinë për të parë në perspektivë të ardhmen e tyre dhe të të gjithë vendit. Kur bëhet fjalë për profesionin e mjekut, shërbëtorit të jetës, obligimi është i dyfishtë,ndaj vetes dhe ndaj gjithë shoqërisë. Ishin pikërisht këta të rinj që me vizionin e përbashkët çuan përpara me guxim dhe durim të pashtershëm  të gjitha ngjarjet e protestave duke qëndruar fort sulmeve të herëpashershme mediatike,politike, atyre shoqërore apo presionit te pedagogëve në format nga më të ndryshmet.

Polemikat ndaj protestës

Shumë polemika janë ngritur për qëllimshmërinë e të gjitha ngjarjeve të Dhjetorit 2010. U lakua që mbi protestën e studentëve qëndronin eksponentë të tjerë jashtë-studentorë të cilët kërkonin medoemos shkarkimin e dekanit të Fakultetit të Mjekësisë për përfitimin e tyre. Ata projektonin dhe nxitnin studentët në vazhdimin e protestave. Të tjerë i ngjyrosën politikisht  të gjitha ngjarjet duke i dhënë konotacione të ndryshme objektivave të protestës.

Është me të vërtetë për të ardhur keq që mentaliteti  ynë është kaq i cekët kur bëhet fjalë për gjëra kaq të rëndësishme. Nëse merr guximin dhe proteston, etiketohesh patjetër si mbrojtës interesash ndaj dikujt apo në rastin më të keq opozitar. Akoma kultura e të protestuarit,si një akt civiliteti, shihet si një akt personal ndaj një individi apo klani që ai përfaqëson. Kërkesa jonë për të shkarkuar dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, ka ardhur vetëm si rrjedhojë e pashmangshme e peticioneve të vazhdueshme që kishim zhvilluar në 2 vjet. Ajo ishte kërkesë ndaj një drejtuesi i cili nuk kishte plotësuar detyrat e tij si autoritet ne drejtimin e një institucioni dhe kishte dështuar në këtë qëllim. Kjo kërkesë, ndryshe nga  se është keqkuptuar nga disa, nuk ka patur as një lloj ngjyrimi politik dhe në asnjë rast nuk ka qënë e pamotivuar  dhe rrjedhimisht e nxitur nga persona që ndanin të njëjtat interesa.

Nuk mohojmë faktin që për shkak të mungesës së eksperiencës dhe dlirësisë së veprimeve tona të drejtuara dhe të ushqyera nga  të drejtat legjitime, kërkesat tona u instrumentalizuan nga persona që kishin interesa të tjera përfitimi apo personale e politike. Me përgjegjësinë më të plotë konfirmojmë faktin që në asnjë moment nuk jemi bërë pre e makinacioneve apo interesave të askujt, aq më tepër të ndryshonim rrjedhën e kërkesave tona nga faktorë të jashtëm.  Sa mund të jetë politike apo qoftë e induktuar nga dikush fakti që kërkon një mundësi formimi akademik më të mirë, që kërkon të bësh mësim në kushte të denja, që kërkon nxitjen e kërkimit shkencor siç i ka hije një institucioni shkencor në mbarë botën. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë tepër largë atyre të vendeve të huaja dhe kjo është mëse e dukshme në vlerën e tregut që ka diploma jonë në tregun e punës. Ato që trumbetonim nuk ishin mashtrime apo gënjeshtra; ishin e vërteta  e trishtë që nuhatej ngado në Fakultetin e Mjekësisë.

Protesta dhe presionet ndaj studentëve dhe familjarëve të tyre

Gjatë periudhës së protestave drejtuesve të saj iu bë presion nga burime të ndryshme në nivel institucionesh dhe partiake. Për shkakt të lidhjeve familjare të dekanit aktual me eksponentë partiakë dhe qeveritarë, lajmi për protestat studentore u etiketua si një përpjekje e opozitës për të nxitur një revoltë studentore kombëtare kundër qeverisë. Ky etiketim vuri në lëvizje personalitete të rëndësishme të qeverisë por edhe te sektorit të shëndetësisë. Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë morën takime të veçanta me drejtues të protestës së studentëve duke i bërë presion dhe ofruar para me forma të tërthorta. Nga ana tjetër, persona të tjerë në pozicione drejtuese në fushën e mjekësisë, por njëkohësisht edhe brenda fakultetit  këshilluan të ndërprisnim protestat në këmbim të bursave jashtë shtetit. Disa studentëve iu premtua marrja e provimeve në shkëmbim sabotimin e prezencës së tyre në protesta

Megjithë këto, në mëngjesin e hyrjes për në grevën e urisë nga 12 studentë, të gatshëm ishin vetëm 6. Në mbrëmje familjarëve të studentëve u ishin bërë telefonata ku i kërcënonim për pushim nga puna. Në mbledhjen e këshillit të profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në Rektorat në po atë mesditë, kërkesa e shkarkimit të dekanit aktual nuk u diskutua në asnjë moment edhe pse ajo qe lakuar shumë gjatë kohëve të fundit. Kjo nënkuptoi që atij po i jepej një mundësi e dytë për të plotësuar të gjitha premtimet që nuk u mbajtën kurrë.

Ky është evolucioni natyral i protestave  në vendin tonë. Ata që ngrenë zërin përkundrejt padrejtësive apo një të drejte të mohuar, në rastin më të mirë, meqë çdo kush e ka një çmim,ia gjejnë menjëherë; në rastin më të keq, i kërcënojnë me metodat nga më të ultat. Kështu që bashkë me ta, varroset përkohësisht realiteti i hidhur, për të rilindur përsëri kur të mbushet kupa dhe dëshpërimi të ketë guximin të ngrejë krye. E mira personale është e lidhur pashmangshmërisht me të mirën kolektive, por mesa duket shqiptarët duan ende shumë kohë ta kuptojnë.

Më mirë lakuriq se me përparëse!

Sot, rreth 9 muaj me vonë, asgjë nuk është bërë nga ato që u arritën nëpërmjet protestës. Asgjë nuk ka ndryshuar ne Fakultetin e Mjekësisë, thua se koha ka ngelur në vend për këtë fakultet elitar. Profesorët janë disi më të ndërgjegjësuar nga fakti që mësuan se studentët dijnë edhe të reagojnë.

Gjithsesi është mjaft e qartë që për asnjërin prej tyre,pedagogjia nuk përbën një prioritet. Kjo shihet qartë në mungesën e dëshirës për të zhvilluar orë mësimi interesante interaktive ku nxitet mendimi kritik, në mungesën e pasionit  me te cilin përcjellin dijen tek brezat e rinj në transmetimin e artit të mjekësisë; përkundrazi  jo rrallë kanë një vrull egoizmi profesional për  të ruajtur monopolizimin e saj. Një profesor duhet ta quajë të përmbushur detyrën e tij sublime kur arrin të lërë pas vetes nxënës më të mirë se vetja. Është një hierarki sistemi e kalbur që nga themelet që kërkon një reformë të fuqishme në Arsimin e Lartë. Ajo që kuptuam nga eksperienca jonë është që asnjë nga hallkat institucionale  të Arsimit të Lartë nuk kishte si qëllimshmëri kryesore studentët dhe mirëqënien e tyre. Kjo vërtetohet me premtimet e paplotësuara apo me skandalet e njëpasnjëshme të konkursit të specializimeve në mjekësi, gjë që e kishim parashikuar edhe gjatë protestave tona.

Edhe këtë vit akademik, studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të vuajnë të njëjtat problematika: infrastrukturë jo e përshtashme  akademike, biblioteka dhe salla studimi të munguara, libra prehistorikë, staf pedagogjik i pamotivuar, tarifa të shpallura në lek dhe euro për blerjen e notës apo katrahura e marrjes së këtyre të fundit me mjete teknologjike të cilat edhe pse u  deklaruan hapur nga lëvizja jonë, u përdorën edhe në sezonet e këtij viti bile me një frekuencë akoma më të madhe duke i dhënë shuplakën e fundit sistemit të meritokracisë. Turp që mbajmë këtë përparëse veshur!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.