Ristani apo Arvizu & Aleanca Kundër Importit të Plehrave?

Postuar në 24 Qershor, 2012 04:22

Në takimin me moto “Vepro Tani!”, ambasadori amerikan Arvizu bëri pyetjet retorike: "Përse u pengua realizimi i referendumit për mbetjet? Pse KQZ-ja nuk lejoi referendumin për plehrat, në një kohë që firmat për të u mblodhën? Pse KQZ-ja minon EDHE NJË TJETËR HERË besimin e publikut ndaj saj për të vepruar me paanësi në interes të të gjithë qytetarëve?”

Pas të kësaj shuplake publike, KQZ-ja, nëpërmjet zëdhënësit të saj, si dhe kreut të saj Ristani, kundërsulmoi me një shuplakë po publike. Në deklaratat e tyre, praktikisht e quajtën Arvizu-në një njeri të nxituar, i cili nuk merr informacion të saktë para se të flasë. Sipas KQZ-së, afati për shqyrtimin e kërkesës për referendumin e plehrave mbaron në 30 qershor dhe 70% e firmave të paraqitura për të janë të falsifikuara.

Por një deklaratë publike e Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) tregon se ambasadori amerikan nuk paska qenë dhe aq i painformuar.

“Dorëzimi nga grupi nismëtar i kërkesës për referendum dhe i firmave është bërë në KQZ në datën 13 mars 2012, me numër protokolli 6531/3, gjë që është lehtësisht e verifikueshme për çdo qytetar apo institucion të interesuar. Rrjedhimisht, afati prej 90 ditësh që KQZ ka në dispozicion sipas nenit 128 të ligjit 9087, date 19.06.2003 ka përfunduar që në datën 11 qershor 2012. KQZ, vazhdon edhe sot të mbetet në shkelje të afatit ligjor,” deklaroi koordinatori i AKIP Lavdosh Ferruni.

“E ftojmë KQZ-në që në vend të deklaratave bombastike për falsifikime të shprehet nëse ekzistojnë apo jo 50 mijë firma të rregullta në mbi 62 mijë firma që ne kemi dorëzuar pranë saj. Me akuzat e saj qesharake se 70% e firmave janë te falsifikuara, KQZ na akuzon se kemi vjedhur rreth 43 mijë karta identiteti të qytetarëve shqiptarë, pa dijeninë e tyre.Në konkluzion i kërkojmë KQZ-së që të veprojë në përputhje me pozicionin e saj kushtetues, si një institucion zgjedhor dhe jo si një organ i akuzës,” apeloi Ferruni.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Arvizu, duke marr shkas nga nisma jote &#39;fisnike&#39;: Arvizu, Ik, ti, dhe ato qe ti mbeshtet ne dem te Shqiperise!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po anonim, po. Edhe ti mund te jesh nje nga ato lango qe hane buke nga plehrat.</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>zoteri apo zonje, ju mendoni se Arvizu, pas kaq vitesh, tani u kujtua per problemet ne Shqiperi? Sic pati mbeshtetur Ristanin &amp; Salistanin me pare, ka per te mbeshtetur te ngjashmit qe vijne pas tyre. Vec plehrave, vertet mendoni se Arvizu s&#39;e di se ne Shqiperi pas viteve &#39;90 ka pase vec 1 here zgjedhje te lira?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.