Ndryshimi/Nuk rishikohen vendimet e pafajësisë. Meta dhe Basha amnistohen përjetësisht
Kodi i Procedurës Penale ka ndryshuar në nenin 449, pika 2, duke hapur praktikisht rrugën e një amnistie për çdo gjë. Ndryshimi i iniciuar nga disa deputetë të shumicës, parashikon pamundësinë e rishikimit të vendimeve të pafajësisë.
Ndryshimi:
Neni 256
Neni 449 ndryshon si më poshtë:
Nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit.
(Vini re kontradiktën në fjali: Vendim pafajësie dhe i dënuar!)
Varianti që ishte në fuqi
Neni 449
Vendimet që mund të rishikohen
...Vendimet e pafajësisë për krime mund të rishikohen me kërkesën e prokurorit, por me kusht që të mos kenë kaluar 5 vjet nga dhënia e vendimit.
Deputetët që ndryshuan nenin në Komisionin e Ligjeve
Vasilika Hysi
Dashamir Peza
Pandeli Majko
Ulsi Manja
Vexhi Muçmataj
Luan Rama
Silva Çaka
Anila Agalliu
Edmond Leka
Tahir Muhedini
Adelina Rista
Ky ndryshim në fakt sanksionon pafajësinë për Lulëzim Bashën, apo Ilir Metën, të dy të gjykuar për çështje të ndryshme. Nga kjo pikëpamje, amendimi në këtë sens është hapu pazari politik dhe garancia reciproke për të mbyllur atë që ka ndodhur. “Shqiptarja.com” që raporton lajmin shkruan se ky variant bie ndesh me atë të ndërkombëtarëve çka do të thotë se akordi mes palëve është shumë i mundshëm pavarësisht teatrit me çadra.
Comments
Lu komunisti
Ku eshte Lu Komunisti se spo e shoh qe te bej ndonje deklarate si ajo "mendohuni mire", ku i ka mesazhet qe u bente deputeteve? Lu dhe ju qe e mbeshtet, i hani mutin Rames tani!!!
Add new comment