Ka një zgjidhje për Vetting-un

Postuar në 11 Mars, 2017 21:03

Vettingu është i barazvlefshëm me një Shqipëri të re, pa gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, pa zyrtarë dhe funksionarë të pandëshkueshëm, me drejtësi të painkriminuar, me shtet të drejtë dhe garant të investimeve të huaja. Me pak fjalë një Republikë e re siç pëlqen ta quajë opozita dhe siç na thotë përditë qeveria.
Kjo e fundit na çon edhe më lart, duke na kujtuar se në BE na fut Vettingu, por fatkeqësisht kemi një pengesë, opozita që ka bojkotuar Kuvendin dhe nuk jep miratimin për ngritjen e Komisioneve të Vetingut. Me pak fjalë jemi një hap larg mrekullisë, të cilën qeveria duket se e sheh përmes një xhami transparent, përtej të cilit projekton Shqipërinë e pas Vettingut.
Por bllokimi që qeveria me të drejtë ndoshta thotë se e bën opozita nuk ka pse të shihet me fatalizëm nga kjo mazhorancë që thotë se është me një këmbë në Bruksel. Nëse Vettingu do na çelte negociatat dhe do themelonte një Republikë të re, mazhoranca në pushtet duhet ta kryente me çdo kosto, edhe sikur t'i nënshtrohej opozitës për një qeveri teknike. 
Në fund të fundit, përfitimi do ishte i dyfishtë, Shqipëria dhe shqiptarët në paradhomën e BE dhe e majta ballëhapur për të kërkuar një mandat të dytë. 
Nuk përdhoset kushtetuta dhe as rregullat e demokracisë nëse Ilir Beqja apo Bledar çuçi nuk do marrë edhe dy muaj rrogën si ministër, madje si garanci hipotekore për Vettingun është asgjë në krahasim me investimin që mazhoranca do të bëjë për veten dhe për të ardhmen e shqiptarëve. Nëse Vettingu është halli më i madh që ka qeveria sot, ajo e ka një zgjidhje, vetëm nëse nuk dëshiron ta shohë. 

Comments

Submitted by Nacionalisti (not verified) on

Hani mutin e Bibes se KQZ-se ju qe thoni qe vetingun e bllokon opozita!Ky eshte rasti me flagrant qe tregon se kush eshte pro vetingut!
Vetem kallashi ben pune ketu,
Nuk shoh ndonje zgjidhje tjeter! Ne liste te paret keta kamikazet e KQZ, dhe pastaj te tjeret!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.