Dyshime për korrupsion
Ngritja në sondazhe për Martin Schulz, i cili pretendon të vihet përballë Angela Merkel në zgjedhjet e ardhshme, u prit mirë edhe në disa qarqe në Shqipëri. Njësoj si italiani Pitella, ai shitet në mediat pranë qeverisë si mik i Edi Ramës. Por kjo miqësi mund të mos marrë publicitetin që normalisht do të kishte në një vend si Shqipëria, pasi Schulz është nën dyshime serioze për korrupsion. Ngjan thuajse e jashtëzakonshme, por ja që edhe miqtë e Edi Ramës dyshohen për korrupsion.
Zyra Evropiane për Luftimin e Korrupsionit do të shqyrtojë sinjalizime, në bazë të të cilave në Parlamentin Evropian janë bërë gradime të diskutueshme dhe janë paguar shpërblime, kur atje ishte President kandidati aktual për kancelar i SPD. Në fushatën elektorale kundër Kancelares Angela Merkel (CDU), Schulzi do të mbledhë pikë me temën e drejtësisë. Kurse tani, 61 vjeçari duhet t'i përgjigjet pyetjes se a është e drejtë që të paktën një bashkëpunëtor i tij merrte çdo muaj shtesa të patatueshme mbi rrogën në shumën 2200 euro, kurse të tjerët merrnin mesatarisht 500 euro.
Këtë e raporton agjencia Deutsche Welle. Ndoshta kemi të bëjmë me “goditje poshtë rripit” në fushatë elektorale, por dyshimet janë serioz sa kohë në lojë ka hyrë një institucion. Nga ana tjetër ky rast zbulon qëndrime të ndryshme brenda administratës së BE-së duke konfirmuar se leximi i deklaratave që vijnë nga zëdhënësa e të tjerë edhe në Shqipëri duhet lexuar me sy kritik.
Zyra e BE për Luftimin e Korrupsionit do ta analizojë këtë situatë për të konstatuar "nëse ekziston një dyshim i mjaftueshëm për mashtrim, korrupsion ose ndonjë aktivitet ilegal", i cili prek interesat financiare të BE, tha një zëdhënëse. Vetëm pas kësaj do të vendoset a do të hapet një proces hetimor zyrtar. Administrata aktuale e Parlamentit, sipas të dhënave të saj nuk sheh shkelje juridike të ish-Presidentit të saj. Por Zyra e pavarur e BE nuk është e lidhur me këtë gjykim
vijon raaportimin DW.
Po flasim për një person që ka qenë prej vitit 2012 deri në fillim të vitit 2017 President i Parlamentit Evropian. Dhe që synon të bëhet kancelar I Gjermanisë. Kjo nuk është shenjë e mirë edhe pse na thotë se nga Brukseli vijnë shumë sëmundje krahas apelit dhe moralit për standarde.
Comments
E megjithate, pavaresisht
E megjithate, pavaresisht maktheve te ndonjerit, e deshirave te ndonje tjetri qe ne Shqiperi apo evrope te bjere kometa, Reforma ne Drejtesi do behet dhe pik..... O Kryeredaktor...te fala Putinit....
Add new comment