Gazetari kroat shkruan libër: Gjingjiç u vra nga mafia shqiptare

Postuar në 07 Tetor, 2011 12:44

Mafia shqiptare, përkatësisht familja Osmani, në bashkëpunim edhe me Kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, janë përgjegjës për vrasjen e Presidentit serb, Zoran Gjingjiç. Kjo, ndër të tjera, është teza e gazetarit kroat Domagoj Margetiç i cili do të botojë gjatë këtij muaji librin “Rasti Pukaniç: Vrasja me nënshkrimin e shtetit”. Pukaniç ishte botuesi i së përjavëshmes kroate ‘Nacional’ vrarë në Zagreb, rastin e të cilit Margetiç e lidh me atë të ish-Presidentit serb të vrarë në Beograd. Sipas gazetarit kroat, shkruan e përditëshmja kosovare ‘Express’, mbas vrasjes së Pukaniç e Gjingjiç qëndron “karteli më i madh mafioz në Ballkan, nën kontrollin e familjes shqiptare Osmani”. Sa i takon vrasjes së Gjingjiçit, teza e Margetiçit e sheh krimin të lidhur me planet e mafias dhe politikanëve shqiptarë për të bërë Kosovën e pavarur. “Politikanët shqiptarë me në krye Hashim Thaçin dhe përfaqësuesit e familjes Osmani, kanë mbajtur një takim sekret në të cilin janë pajtuar për operacionin ‘Duresh’, që është strategjia e ardhshme që mafia shqiptare ta arrijë pavarësinë e Kosovës dhe ta marrë kontrollin e plotë në Ballkan”, shkruan Margetiç. Domagoj Margetiç shprehet se teza e tij bazohet në dokumente të shërbimeve sekrete të Kroacisë, shkruan ‘Express’ që i referohet kroates ‘Vesti’. “Dokumentet që m’i kanë dhënë zyrtarët e lartë të shërbimeve sekrete kroate, tregojnë se vrasjet e Gjingjiç dhe Pukaniç janë dy raste të lidhura. Që të dy këto janë viktima të biznesit kriminal që peshon me miliarda euro”, pretendon Margetiç.

H.B.

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

Sa fantazi te shfrenuar paska ky gazetari !!!  Nese ka vertet prova ok,por jam i bindur qe eshte thjesht provokim,aludim,teori komplotistike qe s'te cojne gjekundi !! Pastaj,do rrinin dot serbet nacionaliste pa u hakmarre apo pa e permendur nje gje te tille ?? Pastaj ata te klanit Zemun do rrinin urte e bute e do pranonin pa asnje problem fajin e do paguanin per krimet e "fshinjeve te dashur" shqiptaro-kosovare qe per me shume te gjithe kete e benin per te perfituar pavaresine nga Serbia ???

Kete s'e ha as gomari !! Thjesht duke analizuar keshtu,ne vija te pergjithshme e siperfaqesore e pa u thelluar shume e nuk mund te qendrojne ne kembe hipoteza te tilla groteske !!

Do ishte mire qe ky gazetari mos te lexonte shume libra te Dan Brown-it e filma me James Bond-in  !!

Submitted by Astrit (not verified) on

Marrezira. Perse u duhej atyre te vrisnin Gjingjic? Cfare te keqe i paska pare mafia shqiptare atij qe paska ndryshuar ne presidentit Tadic? Apo do te dalin me hanxhar ne dore shqiptaret dhe te shkurtojne cdo njeri qe zgjedhin serbet ne krye te shtetit deri sa ta lene Serbine pergjithmone pa president.

Keto libra jane ngushellim i madh per ne shqiptaret. Te flasim dokrra diten me diell nuk eshte vetem sporti yne kombetar por eshte hobby e shume e shumbe kombeve te vogla si puna jone...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.