Ramiz Alia, stari i një mbrëmjeje nja 10 vjet më parë

Postuar në 07 Tetor, 2011 04:23

Ka qenë një veprimtari e organizuar në Pallatin e Kongreseve. Nuk më kujtohet saktësisht se ç’veprimtari ish, por duhej të ish me simbolikë nacionale a shtetërore, pasi ndodhej aty i gjithë establishmenti politiko-kulturor i vendit. Nuk mbaj mend as vitin, por di që në pushtet kanë qenë socialistët. Ramiz Alia, i shoqëruar nga vetëm një person, u dha në holl mes të ftuarve të fundit. Nuk iu desh të bënte shumë hapa, pasi i zuri rrugën një grup prej 3-4 deputetësh të majtë. Qëndroi me ta një copë herë, por më pas nuk mundi të lëvizte nga ai vend. Ka mbetur i fiksuar për më shumë se dy orë, deri në fund të mbrëmjes. Të gjithë shkonin ta takonin. Vetëm Fatos Nanon, Sali Berishën e Aleksander Meksin nuk i pashë që të shkonin ta takonin. Ndoshta dhe do eksponentë të Ballit Kombëtar e të Legalitetit. Të tjerët ishin në garë kush e kush ta takonte më parë. Diplomatët ndiqnin ngjarjen me kureshtje, por nuk afroheshin, a thua se për ta ish më mirë të ishin spektatorë se sa aktorë të atij “teatri”. Ishte si një star i asaj ceremonie, dhe për herë të parë, teksa shihja atë skenë, kam besuar se Ramiz Alia ka qenë de facto njeriu që ka tërhequr të gjitha fijet e politikës shqiptare pas vitit 1985, se të tjerët kanë qenë marioneta që komandoheshin prej tij. Më pas kanë ndodhur dhe gjëra të tjera që më kanë bërë ta mendoj më shpesh të njëjtën gjë, pa pasur mundësi ta provoj e dokumentoj si tezë, megjithatë.

M. Nano

Comments

Submitted by vlora (not verified) on

me ne fund dha shpirt, mbase tani nik do te kene me mentor keta maskarenjte tane

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Nuk besoj se do ishte aq Star n.q.s do linte ti dilte nga Dora Sali Berisha...........dhe ta fuste Brenda.......

Submitted by ALI KELMENDI (not verified) on

Ne fakt ne fakt Z.Nano per inerci te pesedhjete vjeteve, deri sot kur vdiç,starlleku i SHOKUT RAMIZ , ka vazhduar,bile do vazhdoje edhe pas vdekjes.Kam pare edhe sot pas 20 vjetesh kur  komunizmi ideologjik ka rene,por jo mbartesit e tij,se si nje fshatar i thjeshte i derejtohej me "SHOKU" ish sekretarit te Byrose se Kooperatives.Pa lere me Sekretarit te Pare te KQPPSH-se.Normalisht ,te ndodhesh para Sekretarit te Pare te PPSH ne nje moment te caktuar,edhe do i japesh doren.Bile edhe vellai i Avzi Neles,(i varuri i fundit me firme te r.Alise), do ja jepte doren.RAMIZ ALIA vdiç sot, i papenduar as edhe nje minute dhe te pranonte se ka qene drejtues i organizates politike,PARTISE,me kriminale qe ka njohur historia e njerezimit.Millovan Gjilasi ka qene shume me komunist se Ramiz Alia,Enver Hoxha, bile edhe se TITO,po u be pishman qe besoi ne nje ideologji mizore dhe vrastare.Ramiz Alia jo, por ne fund te fundit ai dhe jo vetem ai, por edhe Nexhmija,pershendeten futjen e Shqiperise ne NATO.Ketu kurre nuk e kam kuptuar.E bash e fundit Shoku Nano,Shoku Ramiz nuk e ka merituar nje vdekje prej ZOTIT ,ne shtrat, jo se nuk ka besuar ne ZOT,por sic thashe me lart ,nuk reflektoi kurre per ato qe ka bere.Megjithate sot vdiq nje njeri.Zoti e qofte atje ku e meritofte.

Submitted by backa (not verified) on

iku dhe nje i ikur qe u ben qejfin me ikje te ikurve nga mendja.Vetem nje star ka pasur politika shqiptare,saliun.Ishalla e ka fiksim Ramizi dhe i ben nje ftese...Do t'i vije pak gjynah per shqiptaret.Ama keshtu i pakerke yjet,ti Nano,kur perendojne fare?Iku nje njeri dhe vdekja eshte paqja finale!

Submitted by serena (not verified) on

Kam besuar gjithmone, per shkak te njohjes se nje pjese historie te pashkruar,

qe Ramiz Alia ka qene dirigjenti i heshtur i kesaj politike ne 20 vitet e fundit.

Mendjet brilante nuk eshte e thene te mendojne gjithmone pozitivisht,

megjithate e vleresoj ate njeri per menaxhimin e bute qe i beri nderrimit te dy sistemeve....

Submitted by Anonim (not verified) on

Muci te pergezoj per kete paragraf te shkurter sepse gjithe shtypi se bashku me opoziten duken te kompleksuar dhe nuk din cte thone per figuren e Ramizit. Nuk e kuptoj perse shoqeria shqipetare nuk eshte e qarte se cduhet te thote per ish presidentin e pare te pluralizmit. Natyrisht pikpamjet duhet te jene shume te ndryshme per kete teme por te pakten te pranohet qe ishte njeri qe nuk mbajti ndonje jelek antiplumb ne karieren e tij si president. Bile kerkoi qe te bisedonte edhe me studentet. Per te gjykuar figuren e tij duhet pa tjeter te merren parasysh edhe elozhet qe i kane bere te gjithe aktoret e politikes si Godo, Berisha etj.

Submitted by Anonim (not verified) on

Muci te pergezoj per kete paragraf te shkurter sepse gjithe shtypi se bashku me opoziten duken te kompleksuar dhe nuk din cte thone per figuren e Ramizit. Nuk e kuptoj perse shoqeria shqipetare nuk eshte e qarte se cduhet te thote per ish presidentin e pare te pluralizmit. Natyrisht pikpamjet duhet te jene shume te ndryshme per kete teme por te pakten te pranohet qe ishte njeri qe nuk mbajti ndonje jelek antiplumb ne karieren e tij si president. Bile kerkoi qe te bisedonte edhe me studentet. Per te gjykuar figuren e tij duhet pa tjeter te merren parasysh edhe elozhet qe i kane bere te gjithe aktoret e politikes si Godo, Berisha etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.