Abetare të gjuhës shqipe, por pa simbolika shqiptare (!!!)

Sipas website-it balkanweb.com, në një letër zyrtare të shkruar në serbisht dhe që i drejtohet Ministrit serb të Arsimit, Zarko Obradoviç, ambasadori shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi shkruan mes të tjerash se “në lidhje me letrën tuaj kemi nderin t’ju njoftojmë që organet përgjegjëse shqiptare janë dakord me sugjerimet e shprehura në letrën tuaj dhe që Abetarja dhe Fletorja e Punës të riprodhuara, të mënjanojnë simbolet kombëtare dhe shtetërore”.
Është fjala për një abetare, që do duhet të përdoret nga nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës e të Medvegjës e Bujanovcit. Siç duket pra, autoritetet qeveritare serbe i janë përgjigjur pozitivisht një kërkese të bërë nga pala shqiptare lidhur me një numër abetaresh për t’u përdorur në shkollat e minoritetit shqiptar në Serbi, por kanë sugjeruar “shmangjen e simboleve kombëtare e shtetërore” (!!!), dhe autoritetet shqiptare paskan rënë dakord me sugjerimet e palës serbe.
Ish-kryeministri Pandeli Majko, i informuar mbi këtë ngjarje, ka shpërthyer në parlament dhe është lëshuar pa shumë stil, duke iu drejtuar kryeministrit të pranishëm, me fjalët: “Si ka mundësi që lejohet ky kodosh ambasador që të legalizojë një Abetare për shqiptarët në Serbi?” Nuk dihet për ç’arsye kryeministri Berisha zgjodhi t’mos i përgjigjej Majkos.
E.G.
Comments
Ky Ambasodor duhet futet ne
<p>Ky Ambasodor duhet futet ne Burg per tradheti Kombetare, bashke me eproret e vet!!! </p>
Po te ishte nji abetare e
<p>Po te ishte nji abetare e gjuhes serbe per minorancat serbe ne Shqipni, shqiptart nuk do te lejojshin simbolet kombtare serbe. Po te ishte nji abetare e gjuhes greke per minorancat greke ne Shqipni, shqiptart nuk do te lejojshin simbolet kombtare greke.</p><p>Mos kerkoni çka ju vete nuk do te lejshit. </p>
Add new comment