Kisha e Shna Ndout, aty ku përzjehen paganizmi, misticizmi, bestytnitë e besimi i njimendtë fetar

Gazetarët raportojnë nga Kisha e Shna Ndout (kisha e Shna Nout, thuhet në dialekt, duke e ngrënë ‘d’-në) në Laç, ku janë dyndur pelegrinë nga gjithë Shqipëria. Atje shkojnë çdo ditë vizitorë, të cilët, përveç besimit fetar (kristianët), i çon dhe një besim mistik, që ka lidhje me mite e legjenda afetare rreth kësaj kishe e rreth këtij vendi. Me këtë shpjegohet dhe prania e shumë njerëzve, të cilët pretendojnë të jenë myslimanë, por të cilët, sipas shumë gjasash, ngatërrojnë identitetin fetar me traditën fetare, nga ata vetë vijnë.
Sidoqftë, e vërteta është se në Shna Ndou shkojnë shumë jo të krishterë. Ja, edhe sot, si në çdo 13 qershor, kanë qenë me mijra. “Kanë qenë gati një milion”, jepet një shifër e rrumbullakosur, që mban erë teprim.
Kisha e Shna Ndout nuk është i vetmi vend, ku identitetet fetare marrin një formë të çuditshme sinkretike. Në majën e Tomorrit, ku gjendet një vend i shenjtë bektashinjsh, shkojnë gjatë muajit gusht shumë të krishterë, gjithashtu. Nuk është çudi që për shumëkënd vizita të tilla të jenë të natyrës kureshtare e turistike.
Re.Pu.
Comments
Njerzit nuk besojne tek e

Njerzit nuk besojne tek e verteta, por tek ajo qe ata e quajne te vertete.

turustike?? Korrigjojeni te

turustike?? Korrigjojeni te pakten!

Shna Ndou nuk ka thane prenja

Shna Ndou nuk ka thane prenja koken kujt te mos besoje ne mue.

Perkundrazi ka thane: Falja o Zot se s'dijne çka bajne.

RP thote: "“Kanë qenë gati

RP thote: "“Kanë qenë gati një milion”, jepet një shifër e rrumbullakosur, që mban erë teprim" - nqs. e vini ne dyshim mund ta verifikoni e jo ta hidhni poshte pa fakte nga ana juaj.

Do ish mire qe shtypi, pamvaresisht se a beson diku vete a jo , te mos fyej besimtaret. Aq me teper qe RP shume shqetsohet per demokracine, voten e lire, dhe te gjitha lirite e tjera :)

Add new comment