Kosovë - Shqipëri, shpërthen 'lufta e çimentos' në dogana

Postuar në 13 Qershor, 2012 06:45

Kosova hakmerret me të njëjtën monedhë ndaj qeverisë shqiptare, për bllokimin që ka bërë për hyrjen e mallrave kosovare në Shqipëri.
Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila ka vendosur të “bllokojë” hyrjen e çimentos së Shqipërisë në Kosovë. Sipas saj, kompanitë që e importojnë nga vendi ynë këtë mall, lëndë të parë të rëndësishme për sektorin e ndërtimit, duhet të paguajnë një tarifë prej 35% të vlerës së importuar dhe kjo bëhet për të mbrojtur prodhimin e vendit. Pra, është vendosur një normë tejet e lartë e çmimit të referencës, ashtu sikurse ministria shqiptare e Financave ka vendosur për pataten e prodhuar në Kosovë.
Kompania e vetme prodhuese e çimentos në Kosovë është “SharrCemi”, që është në pronësi të kompanisë greke “Titan”. Nga kjo masë më së shumti do të preket fabrika e çimentos e Fushë-Krujës, në pronësi të libanezëve, e cila ka dominuar deri tani tregun e Kosovës. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga Shqipëria gjatë vitit 2011 u importuan rreth 226.000 ton çimento, me vlerë rreth 14 milionë euro, duke bërë që ky mall të ndikojë ndjeshëm në vlerën e eksportit shqiptar në Kosovë. Ndërsa gjatë tremujorit të parë të vitit 2012 u importuan nga Shqipëria vetëm 102 ton çimento, si rezultat i kësaj mase.
Në mars të këtij viti, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar Maqedoninë e Shqipërinë se qeveria e Kosovës nuk do të rrijë duarkryq në rastet kur ato po vendosin barriera tarifore e jotarifore për prodhimet kosovare. Ajo ka paralajmëruar se do të përdorë masa të njëjta edhe për prodhuesit e vendeve që po i pengojnë eksportet e Kosovës. “Me politikën të cilën janë duke e udhëhequr po na shtyjnë që edhe ne të aplikojmë masat adekuate edhe ndaj prodhuesve të tyre”, ka thënë Kusari-Lila.
Me gjithë premtimet e shumta dhënë nga udhëheqësit e qeverive të dy vendeve, patatet e prodhuara në Kosovë po vazhdojnë të jenë jokonkurrente në Shqipëri për shkak të çmimit të referencës që po e aplikon ky shtet. Shqipëria prej shumë kohe aplikon çmim të lartë referencë për patatet e prodhuara në Kosovë. Ministrja ka thënë se kanë pasur një premtim nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, se aplikimi i çmimit referencë për patatet do të zvogëlohet në masë të madhe për Kosovën, krahasuar me shtetet e tjera, por asgjë nuk ka lëvizur realisht.
Qeveria e Kosovës mund të ankohet ndaj Shqipërisë në CEFTA (marrëveshja e tregtisë së lirë) për shkelje në aplikimin e çmimit të referencës për patatet. Por përveç paraqitjes në instancat më të larta rajonale, ministrja e Tregtisë ka përmendur edhe mundësinë që Kosova të vendosë çmime të referencës për prodhimet e Shqipërisë. Me sa duket, me rritjen e referencës për çimenton, Kosova ka vendosur ta bëjë realitet një kërcënim të tillë.
Sipas agjencisë Kosova News Network, ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, mohon që këtë veprim e ka ndërmarrë me porosi të mikut të saj, Lekë Musa, i cili punon si këshilltar në fabrikën e çimentos të “SharrCem”-it. Të dy kanë punuar shumë kohë në Odën Ekonomike Amerikane. Ajo insiston se këtë e ka bërë në mbrojtje të prodhimeve të vendit dhe vendimi është i bazuar në ligj. Vlera e sasisë së importuar nga Shqipëria vjet në Kosovë ka qenë 14.5 milionë euro, nga e cila në buxhetin e Kosovës janë derdhur 2.3 milionë euro si pagesë TVSH-je për importin.
(sg/shqiptarja.com)

Comments

Submitted by nerro (not verified) on

Eshte 100 % dora e SharrCem (Titanit). As mos ta veri njeri ne dyshim dhe as mos ta mohoje kush se e di une personalisht shume mire tregun e cimentos

Submitted by antishqiptari (not verified) on

xhamadani vija vija

sa e madhe eshte shqiperia

Ne vend te flitet per Shqiperi natyrale dhe per te tjera ide madheshtore si keto, eshte mire qe shqipot e ndjeshem per ceshtje patriotizmi te shqetesohen per ca ligje te vogla ekonomike, ca vendime akoma me te vogla dhe ca praktika te vogla fare qe jane ne zbatim ne shqiperi dhe kosove qe i bejne dy shtetet shqiptare ekonomikisht kundershtare te njeri-tjetrit. Puna eshte se trimat gjoksgrope te nacionalizmit folklorik jane armiqte me te medhenj te patriotizmit

rreh si zemer ciftelia

oh sa e madhe eshte shqiperia

Submitted by Eno (not verified) on

Nuk jam dakort me aktin e ministres. Kosovaret duhet te jene me paqesore ne vendimet e tyre. Pasi Jane me te izoluar se vendet e tjera te rajonit. Eshte vendim i gabuar te bllokoshe Shqiperine. Ajo duhet te denonconte qeverine shqipetare per kete akt, kosovaret duhet te ngrihen ne kembe per kete gjem, dhe Jo te lejojne bllokun midis kombit. Po ashtu dhe shtetasit shqipetare nuk duhet te rrime dual kryq kur qeveria jone ben lojra te tilla me vellezerit tone kosovare. Nuk po e kuptoj kete berishen?.. Eshte shqipetar apo serb mo vlllai. po hiqini mo doganat fare ore kokdrrunj.

Submitted by Anonim (not verified) on

Tirana e nisi e para me patetet dhe tash kush fiton- ne Tirane egjptasit duke shitur patate, ne Prishtine dhe Tirane libanezet dhe greket me cimento. Po popull hajvan kishim qene- nuk do ta besoja kurre qe jemi kaq shume kunder vetes. Ketu mbrohen interesat e ketyre personave- ne industrine e  pattave jane te perfshire Genc Ruli dhe Ridvan Bode qe mbrojne interesat e monopoleve te veta dhe njerezve te tyre, kurse ne cimento jane te perfshire Dino Asanaj dhe Hashim Thaci. Rrofte shqiptaria se kurre me shume nuk kemi pasur nevoje per Avni Rrustemin!

Submitted by Anna (not verified) on

Kjo kundermon pune interesash ekonomike!  Qellimet vetjake mbi te gjitha!

Eh ky vend, ky vend i shkrete!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.