Loja e Metës në zgjedhjen e Presidentit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/default_images/no-photo_0.jpg?itok=QGFmpan5)
Nëse i referohem një pamjeje televizive nga takimi i fundit të krerëve të partive parlamentare, për ditë të diel, më duhet të them që sjellja e z. Meta ishte një sjellje prej gaztori. Besoj se ju kujtohet se si zgërdhihej përpara kamerave, si për të treguar se ai është aq i madh, aq i rëndë, saqë përpara madhështisë së tij edhe ky akt solemn i zgjedhjes së kreut të shtetit shqiptar nuk meriton të trajtohet veçse si një komedi groteske. Sigurisht, z. Meta nuk është i vetmi ndër politikanët tanë që tallen me figurën e Presidentit të Republikës. Por ai është më konsistenti. Me të njëjtin cinizëm ai i ka përdhosur zgjedhjet presidenciale edhe në 2002, edhe në 2007, kur ndjehej gjigant duke “prodhuar” presidentë pambarim, nga një në çdo orë. Kjo sjellje prej gaztori me postin e Presidentit ka rrëzuar në mënyrë të parikuperueshme mitin e z. Meta si një burrë shteti i përgjegjshëm, mbi të cilin mit u mbështet edhe karriera e shpejtë e tij politike. Dhe me këtë, ka mbaruar edhe politikani Meta, i cili nuk kishte ç’ti ofronte tjetër politikës shqiptare. “Loja” me president i ka interesuar Metës si një rast për të bërë diversion tek kundërshtarët e për t’i hutuar ata me breshërinë e kandidaturave të tij. Pamja e politikanëve dhe e gazetarëve të hutuar, që rendin pas emrave të breshëruar nga ai vetë, shkakton një kënaqësi të çuditshme, patologjike tek ai. Por kjo është vetëm njëra anë, më e dukshmja dhe më e shëmtuara e “qasjes presidenciale” të z. Meta. Në një tjetër vështrim, Z. Meta ka dashur ta kthejë çdo rast të zgjedhjes së presidentit në një moment për faktorizimin e vet, gjithnjë në funksion të realizimit të ëndrrës së vet kryeministrore. Nëse do t’i ofrohej të zgjidhte midis një mandati një vjeçar kryeministror dhe një mandati të përjetshëm presidencial, ai pa dyshim do zgjidhte të parin. Çështje “pragmatizmi”. Gjithsesi, kësaj radhe, qasja e tij ndaj procesit të zgjedhjes së presidentit të ardhshëm ka qenë më përfshirëse e më komplekse.
U mundua, sigurisht, të ndërtojë profilin e një “integruesi”, të një ndërtuesi të konsensusit për një president, që do të favorizonte marrjen e statusit kandidat, pra të zgjedhur bashkarisht nga qeveria dhe opozita. Por kjo qe një lojë, sa për të tërhequr opozitën në një proces fiktiv. Pas dështimit të tentativës së parë, z. Meta u tërhoq menjëherë në folenë e tij, dmth. të Berishës, i cili gjithsesi, i la mundësinë që të vazhdonte të ushtronte sportin e preferuar të propozimit të kandidaturave presidenciale. Këtu vlen të bëhet një konstatim tjetër. Kandidaturat e sjellura prej tij nuk duken të jenë pa lidhje me problematikat e tij personale. Z. Meta është përfolur fort për rolin e tij në gatimin e marrëveshjes së ndarjes së detit me Greqinë, për afera të rënda korruptive, për lidhje afariste, e jo vetëm, me mjedise të dyshimta sllavoserbe. Në këtë vështrim, kandidaturat e prodhuara apo të mbështetura prej tij, janë persona që për profilin që kanë dhe aktivitetin profesional të tyre, me siguri “kanë dijeni” për çështjet në fjalë.
Ashtu siç duhet të ketë, në cilësinë e Ministrit të Brendshëm e të ish-Ministrit të Drejtësisë, edhe presidenti i ri, z. Nishani, të cilin gjithashtu z. Meta e mbështeti fort, pa çka se shkelte mbi deklaratat solemne të tij, se nuk do të votonte një president politik e shprehje ekskluzive të shumicës. Pra, z. Meta u gajas së rishmi. Pas këtij “kopilllëku” të ri të tij, midis shumë rebuseve të tjerë të politikës shqiptare, mbetet për t’u parë edhe cili do të jetë në të ardhmen raporti i z. Meta me shqiptarët, me opozitën dhe me partnerët ndërkombëtarë. Do të ishte një tregues shumë i vlefshëm edhe për të matur nivelin e budallallëkut të të mashtruarve të radhës.
Shekulli
Comments
Ilir Meta ka sjelle fare afer

Ilir Meta ka sjelle fare afer postit te presidentit dy spiune te sigurimit (Artan Hoxhen kete vit dhe Artur Kukon ne 2002). Kur kandidateve te propozura prej tij u kane dale te palarat, Meta ka reaguar duke thene qe jane shantazhe.

Cfare transformimi ka pesuar

Cfare transformimi ka pesuar Ilir Meta! Cfare zhgenjimi per tere ata shqiptare qe e perkrahen kur largoi F Nanon nga politika dhe qe shpresuan se megjithe mekatet e se kaluares Ilir Meta do te mund te fuste nje fryme me te emancipuar.

Cfare profanimi prej xhahili te vete atyre parimeve qe dikur ne kohet e para ai mbase i besonte dhe vete.

Vota per nje te pashkolle e te pagdhendur si Nishani eshte guri i proves per tere ata qe duan te merren me politke. Ilir Meta nuk mund te thote me se nuk dinte se c'bente apo se ishte i detyruar. Cfare degjenerimi.

Ilir Meta, zevendeskryetari i

Ilir Meta, zevendeskryetari i partise demokratike, po punon dite e nate per integrimin...personal ne qeverisje dhe garantimin qe te nesermen nuk do t'i sulen grereza te drejtesise me procedura te rregullta.

Astrit, Nuk jam dakord kur

Astrit,

Nuk jam dakord kur thua qe Ilir Meta eshte transformuar. Ai i atille ka qene. Une sapo bera nje koment ne "Tema" dhe po e bashkangjis ketu. Ju lutem lexojeni dhe nese deshiron mund te besh nje koment.

CFARE MUND TE BEHEJ ILIR META PO TE MOS MERREJ ME POLITIKE. KUSH DESHIRON LE TE PERGJIGJET.

Gjithe veprimtaria politike, por kryesisht kjo e fundit e Metes me duket kurveri e paster politike.

ATEHERE.....2005.

*Ne kohen e zgjedhjeve thoshte qe ne jemi te majte, do te bejme koalicion me PS.

* Sali Berisha te mos masturbohet.... A ju kujtohet.

*Me pas si nje prostitute politike per hir te favoreve materiale u bashkua pikerisht me Berishen

TANI

*Nuk votojme per president pa konsensus te gjere

*Nuk votojme per president te zgjedhur me 71 vota

*Nuk votojme president nga organet e larta te PD....

Perseri si nje prostitute politike ja drodhi te gjithe elektoratit te vet dhe lepiu tere ate gelbaze qe kishte peshtyre.

Une kam dyshim qe Sali Berisha ka te drejte per kete individ kur ka thene se Ilir Meta eshet Hajdut i Thesarit. Ndoshta eshte e vetmja gje qe i besoj asaj specie. Ja dine njeri tjetrit....

Mendoj se Ilir Meta jeten e tij duhet t’ja dije per nder Fatos Nanos qe i ka hyre politikes dhe jo rrugacerise. Me karakterin e tij dhe poshtersine e fundit qe i doli ne videopergjimin “Prifti-Metra” mendoj se nese ky individ nuk do te ishte ne politike, do te ishte ne radhen e atyre personave te rrezikshem qe per para bejne gjithcka. Me ngjan me ata qe merren me shitje droge, por kryesisht me trafik femrash per qellim prostitucioni.

Eshte i afte qe per te fituar para dhe pushtet, qofte ne menyren me te piset te mundeshme te beje gjithcka. Per pushtet kete e ka bere me Bishen. Per para e ka bere ne videon e Prftit. Te pakten keto i dime dhe nuk kemi nevoje per prova, pavaresisht se Shpresa e Becajve te Gjykates se larte te ciles i Ilir Meta i coi vajzen ne Vjene ne ambasade i ka dhene certifikaten e virgejrise.

Me duket per te qeshur dhe veprimin e asaj gjykate e krahasoj me ate qe nje punonjese seksi me licence, merr certificate virgjerie nga mjeku i lagjes......

Edhe nje here

CFARE MUND TE BEHEJ ILIR META PO TE MOS MERREJ ME POLITIKE. KUSH DESHIRON LE TE PERGJIGJET.

pellumb xhufi.........pranoje

pellumb xhufi.........pranoje si burrat...........

Meta jo vetem i futi ngjalen edi rames ne gjirin e lalsit,por ta futi ty dhe gjithe analisteve te majte qe prisnin rrezimin e berishes si kryeminister....

mos u merzit pullumb.............

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

o nik djali, mos u gzo kaq

o nik djali, mos u gzo kaq shpejt, se njala osht njale, mund ta ktheje koken ka bishtin prape... s'e dike zotnia jote se njalat shkojn riprodhohen te veni i origjines?

o nik djali, mos u gzo kaq

o nik djali, mos u gzo kaq shpejt, se njala osht njale, mund ta ktheje koken ka bishtin prape... s'e dike zotnia jote se njalat shkojn riprodhohen te veni i origjines?

Add new comment