PD: Votojmë Nishanin, Rama: Jo. Nano s'është konsensual

Postuar në 11 Qershor, 2012 09:09

Artan Hoxha tërhiqet nga gara presidenciale. "Politika nuk do shoqerine civile". PD i rikthehet listes se mbremshme. Patozi para mediave: Do votojme Bujar Nishani. Dule e Idrizi: Mazhoranca deshtoi, Rama të kandidojë Nanon. Kreu i PS: Votojmë Nanon nëse do ishte kandidat konsensual. Qeveria po tallet e ben diversion me emrin e Nanos. Kadare propozoi gjeneral Lleshin.

VASILI: MBËSHTESIM BUJAR NISHANIN
Ora 13:44 - Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se kjo parti do të mbështesë emrin e Bujar Nishani si kandidat për president, për të shpëtuar vendin nga zgjedhjet e parakohshme dhe për të respektuar marrëveshjen e vitit 2009 me PD.
“Për muaj të tërë LSI ka kontribuar në mënyrë active për ndërtimin e një procesi transparent, por edhe për t’I dhënë frymëmarrje të gjithë aktorëve. LSI duke vlerësuar procesin do të mbajë pozicion në respect të Kushtetutës. Por, ne kemi një marrëveshje politike me PD që nga shtatori 2009”, tha Vasili.

RAMA : DO VOTONIM NANON NESE DO ISHTE KONSENSUAL
Ora 13: 40 Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se PS do të votojë Fatos Nanon nëse do të ishte kandidat konsensual. Duke folur për tryezën e mbrëmshme Rama tha se qeveria po tallet e po bën diversion me Fatos Nanon. “Me Fatos Nanon qeveria po bën diversion e po tallet. Me Fatos Nanon po bëhet diversion i pashembullt ndaj PS. Nuk dua të komentoj se me sa seriozitet është hedhur emri i tij në tavolinë. Ju siguroj se seriozitet la shumë për të dëshiruar. Ia kemi thënë në sy e publikisht mund ta konsideronim nëse do të ishte një emër konsensual, që është qartësisht e pamundur. Nano nuk mund të jetë kandidat sepse PS ka një parim …Fatos Nano ka ikur nga PS kohë më parë. Kemi respektuar zgjedhjen e tij dhe në funksion të vetëofrimit kemi mbajtur një qëndrim coherent, nëse do të lexohej si consensus nuk do të ishim pala që do thyenim konsensusin."- tha Rama në një prononcim për top channel. Rama pranoi se është e vërtetë që është bërë propozim nga shkrimtari Ismail Kadare, se propozimi mjaft i arsyeshëm që i jep zgjidhje konsensusit” ndërkohë që në media u përfol se emri i hedhur nga PS ishte gjenerali Sandër Lleshi.
Rama tha për top channel se "zgjedhjet e parakoshme të ardhura nga kriza e presidentit nuk janë gjërat që do të uronim para kërcënimit me humbjen e statusit të vendit kandidat dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm".

Shqiptarja.com

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Jam per Z. DAUT GUMENI, e kam shkruar edhe tek pershtypjet e mia per nje artikull te Edi Rames.Do te ishte nje test i mire per "demokratet" qe pretendojne se jane perfaqsues te te perndjekurve politike

Submitted by Leonardo (not verified) on

E pra Nishani president çdiotësi o popull duhet ti zhdukësh këto plera para se të përhapet murtaja me politikan të tipit Vasili çfar mund të presim

Submitted by koz (not verified) on

Une parashikoj qe Meta me hajdutet e tij ne parlament do e lene ne balte Bishen dhe Nishanine tij me Mustak. Vota e fshehte mund te sjelle shume te panjohura dhe Meta me maskarenjte e tij do te luajne me sy nga e ardhmja (pamvaresisht se cfare thone neper media).

Nese socialistet nuk marrin pjese ne votim 4 LSi-stet e ndyre ka rrezik qe te detyrohen te votojne nga frika e Bishes qe mund ti fuse te gjithe birucave para se te ktheje kembet. Por nese socialistet votojne kundra pa firo (sic e kane zakon) ka rrezik qe Nishani dhe Bisha te rrezohen dhe te mos merret vesh se kush ka votuar kundra nga maxhoranca. Ne te kundert lufta e neserme duhet te jete paekuivoke, totale dhe e gjithanshme ndaj vemjes se qelbur Meta me co dhe Bishes me nishan e sorrollopit te tij duke perfashire gjithe bashibozuket si Frangaj e Fevziu me klanin tribal.

Keta zuzare duket qarte qe duan prokurorin e tyre qe te mos i ndjek penalisht neser dhe Nishani skenderbegas eshte padyshim sherbetor me i mire (edhe pse jo aq i zgjuar) sesa edhe vete Hoxha e Zaganjori.

Socialistet pas kesaj duhet te heqin cdo iluzion se mund te kete marreveshje me Bishen, Meten apo nanon per ndryshime zgjedhore e parlamentare dhe duhet te fillojne perpjekjet e gjithanshme brenda dhe jashte paralamentit me cdo forme e mjet perfshire protestat massive per rrezimin sa me pare te ketij regjimi shkaterrues dhe per vendosjen e nje qeveri teknike qe te siguroj zgjedhje e parakohshme dhe pa Ristanet e gjykatat e Bishe. Kjo eshte e veshtire por aspak e pamundur..

Presidenti i Malokut, kur te mos jete Bisha ne pushtet, ose do te detyrohet te hedhe vallen per nje prokuror "normal" dhe jo nje maskara nga qenefi i Berishajve apo Metes ose te detyrohet te jape doreheqje dhe te ndiqet penalisht e rrezohet per ato qe ka bere (mos te harrojme sesa lehte i ngriti akuzat per grusht shteti maloku nga vicidoli). Bisha i ka dhene rames modelin sesi ta deligjitimoje Nishanin apo presidentin e Bishes. Ky eshte je skenar i keq por zhdukja e kesaj mafie mejsetare eshte tashme prioriteti i shqiperise qe te mos ngelet perjetesisht nje Albanistan.

Kjo duhet te ishte politika e opozites per tu dhene shqiptareve shprese se fatet e vendit nuk jane te lidhura me pazaret e ndyra te Bishe/Metes e Nanos.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ilir Meta do te jete neser Ministri i Brendshem dhe Zv. Kryeminister.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.